LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Ku fillon korrupsioni? Pikëpyetjet në rastin e ministrit Lindner

Në listën e institucioneve më të mëdha financiare të Gjermanisë, banka BBBank zë vendin e 56-të dhe banka, emri i plotë të së cilës është Banka e zyrtarëve të Badenit, nuk ka qenë deri tani shumë e njohur.

11 January 2023, 10:29 Nga k.m.
Gjermani: Ku fillon korrupsioni? Pikëpyetjet në rastin e ministrit
Christian Lindner

A i është dhënë kredia private disa milionëshe ministrit gjerman të Financave, Christian Lindnerit, sepse duke qenë në këtë post ka bërë reklama për bankën? Nëse po, kjo do të ishte korrupsion dhe e dënueshme.

Në listën e institucioneve më të mëdha financiare të Gjermanisë, banka BBBank zë vendin e 56-të dhe banka, emri i plotë të së cilës është Banka e zyrtarëve të Badenit, nuk ka qenë deri tani shumë e njohur. E krijuar dikur nga zyrtarët e shtetit, për të cilët nuk flitej të kishin shumë para në qarkullim, kjo bankë është tani e hapur për të gjitha llojet e profesioneve. Edhe ministri gjerman i Financave Christian Lindner është klient i BBBank. Ai ka marrë atje një kredi të madhe, me të cilën ka financuar në vitin 2021 blerjen e vilës së tij të Berlinit.

Megjithëse kishte marrëdhënie private biznesi me bankën, Lindner iu përgjigj në pranverë të vitit 2022 kërkesës së bankës për të mbajtur si ministër Financash një fjalim përshëndetës në përvjetorin e njëqindë të bankës. Në videon që u tregua në një mbledhje të madhe të përfaqësuesve të bankës në Karlsruhe, ministri tha ndër të tjera: “BBBank ka qenë për mua gjithnjë simpatike”.

Për vite me radhë si “ambasador” reklamash

Në momentin kur ka mbajtur fjalimin, Christian Lindner kishte marrë ndërkohë një kredi prej 2,35 milionë eurosh. Disa javë mbas fjalës përshëndetëse, banka e rriti kredinë e Lindnerit në 2,8 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, sepse çmimi i shitjes së vilës ishte 1,65 milionë euro dhe pasuria e patundshme shërbente si sigurim. Çfarë e bëri bankën që të aprovonte kredinë me një milionë euro më shumë?

Lindner njihet prej vitesh me këtë bankë. Në vitin 2014, ai ka dalë si dëshmitar për BBBank, duke u bërë ambasador reklamash. Herë për revistën e klientëve të bankës, herë me një klip videoje, kryetari i Partisë së Liberal Demokratëve, FDP, dhe deputet i parlamentit, llomotit tri minuta me radhë për banesën e tij të parë dhe rëndësinë e pavarësisë edhe nga pikëpamja financiare.

Agjencia e reklamave, e cila vazhdon të prezantojë në faqen e saj të internetit videon e ministrit shkruan: “Në temën kryesore, BBBank i kushtohet një situate, që njihet nga shumë prej nesh: I kushtohet të rinjve që largohen nga shtëpia e prindërve gjithnjë e më vonë. Një histori personale na jep Christian Lindner.”

Rrogat më të larta në parlament

Paralelisht me këtë Lindneri ka mbajtur fjalime në “mbrëmjet me aktivitete” të bankës. Mes të tjerave në Karlsruhe, Dyseldorf, Hamburg, Hajdelberg dhe Drezden. Honoraret janë listuar në faqen e Lindnerit si deputet, në arkivin e parlamentit: Në vitin 2019, Lindneri është paguar tri herë me gradën e dytë, duke marrë maksimalisht 7 mijë euro për fjalim, kurse dy herë me gradën e tretë, me deri 15 mijë euro për fjalim.

Politikanët nuk e kanë të ndaluar të bëjnë reklama, dhe deri para ashpërsimit të ligjit të deputetit në vjeshtë të vitit 2021, parlamentarët janë lejuar pa kufizim të mbajnë fjalime me pagesë. Sipas një studimi të fondacionit Otto-Brenner, më shumë se një e treta e deputetëve kanë marrë gjatë legjislaturës së 19-të, (2017- 2021), të ardhura dytësore që kanë arritur gjithsej në 53 milionë euro.

A e dinte ministria për kredinë?

Problem mund të përbëjë për Lindnerin videoja me fjalën përshëndetëse të majit 2022. Kur ministri i Financave gjen fjalë miqësore për një institut financiar, që i jep një kredi zemërgjerë, atëherë lindin pyetje të tjera. Pyetje të paktën për afërsinë kohore midis fjalës përshëndetëse të mbajtur, që lidhet me postin, dhe kredisë së marrë privatisht.

Një zëdhënëse e ministrisë së Financave theksoi, se fjalimet përshëndetëse janë “të zakonshme”. Por pyetjet, a ka qenë Lindner që më parë transparent për marrëdhëniet e biznesit me bankën dhe a ka treguar në ministri për kredinë e tij, presin të marrin përgjigje.

Hetimet mendohet të fillojnë

Pikërisht për këto pyetje interesohet sektori special për luftimin e korrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme të Berlinit. Nëse banka i ka bërë Lindnerit favore duke i dhënë kredi më të madhe, gjë që nuk e bën zakonisht me klientët e tjerë, atëherë kjo do të ishte e dënueshme. Drejtësia është duke parë tani a do të fillojë hetimet zyrtarisht. Për ta bërë këtë duhet bërë kërkesa në presidiumin e parlamentit për t’i hequr Lindnerit imunitetin e deputetit. Opozita në parlament është duke kërkuar dorëheqjen e ministrit. Ka shenja që tregojnë, se Lindner “ka mundësi që të mos ndajë qartë” punën e tij si ministër dhe interesat e tij private, tha nënkryetari i partisë “E Majta”, Lorenz Gösta Beutin, duke folur për revistën Spiegel. “Nëse dyshimet shtohen dhe do ketë proces dënimi, atëherë dorëheqja e ministrit të Financave është e pashmangshme.”

Ku fillon korrupsioni?

Lindneri vetë i hedh poshtë akuzat dhe bën të ditur nëpërmjet avokatit të tij, se financimi privat i pasurisë së patundshme ka filluar kohë para marrjes së postit të ministrit dhe të gjitha kushtet kanë qenë “vazhdimisht sipas tregut”.

Fjala korrupsion nuk gjendet në Kodin Penal gjerman. Në vend të saj, bëhet dallimi midis pranimit të përfitimeve dhe pranimit të bakshisheve. Pranimi i përfitimeve, sipas paragrafit 331 të Kodit Penal, ndodh kur një person që mban postin kërkon përfitime për ushtrimin zyrtar të postit, jep premtime ose merr premtime. Marrje bakshishi, sipas paragrafit 332, ndodh kur një përfitim i tillë bëhet me një shërbim konkret në post, duke shkelur detyrimet e postit. E dënueshme është madje shprehja e gatishmërisë për këtë gjë.

BBBank e krijuar dikur nga zyrtarët e shtetit, për të cilët nuk flitej të kishin shumë para në qarkullim, kjo bankë është tani e hapur për të gjitha llojet e profesioneve.BBBank e krijuar dikur nga zyrtarët e shtetit, për të cilët nuk flitej të kishin shumë para në qarkullim, kjo bankë është tani e hapur për të gjitha llojet e profesioneve. Organizata anti-korrupsion, Transparency International, ka përshëndetur hetimet e drejtësisë së Berlinit. “Shteti i së drejtës duhet të shohë në mënyrë kritike edhe një ministër, për më tepër një ministër”, tha juristi i Transparency, Wolfgang Jäckle për grupin mediatik, Funke.

Në indeksin e perceptimit të korrupsionit, një vlerësim klasifikues për 180 shtetet e botës, që bëhet nga Transparency International që nga viti 1995, Gjermania ndodhet në vendin e dhjetë. Vendet me vlerësim më të mirë në listimin aktual janë Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re. Me vlerësimin më të keq janë Somalia, Siria dhe Sudani Jugor. Vendi i dhjetë nuk është vlerësim i keq, por ky vlerësim ka vite që nuk është përmirësuar.

Boshllëqe në ligjin kundër korrupsionit

Kjo ka mbase të bëjë me faktin se ligji kundër korrupsionit, ka pasur boshllëqe deri para pak kohësh. Për mbajtësit e posteve dhe zyrtarët rregullat ka kohë që kanë qenë të forta. Duke filluar që nga Presidenti federal, Kryetari i Bashkisë e deri tek polici, dhuratat ose përfitimet nuk duhet ta kapërcejnë kufirin e 10 eurove. Një copë keku gatuar vetë, ose gjysmë kilogrami kafe për rajonin e policisë të lagjes me rastin e Krishtlindjeve, nuk përbëjnë problem. Policët, që gjatë kontrollit të qarkullimit në Hamburg, morën si dhuratë një shportë me rrush nga shoferi i një kamioni, u dënuan në vitin 2006, për pranim përfitimi.

Deutschland Bundespräsident | Christian WulffIsh-presidenti Christian Wulff pranoi ftesën e një shoku producent filmash për të bërë pushimet bashkë. Procesi gjyqësor nuk e dënoi Wulffin, por karriera e tij politike mori fund
Kur në vitin 2012 doli se ish-presidenti i atëhershëm, Christian Wulff, kishte pranuar ftesën e një shoku producent filmash për të bërë pushimet bashkë, Prokuroria e vlerësoi këtë si pranim përfitimi dhe filloi hetimet që çuan në proces gjyqësor. Procesi gjyqësor nuk e dënoi Wulffin, por karriera e tij politike mori fund. Ai dha dorëheqjen për shkak të akuzave.

Rregullat që vlejnë për zyrtarët e shtetit vlejnë edhe për parlamentarët. Për ta Kodi Penal ka një paragaf më vehte, paragrafin 108e. Tek ky paragraf u bazuan hetuesit për të bërë në vitin 2020 hetimet e parlamentit, në të ashtuquajturën afera e maskave.

Një sipërmarrës kishte blerë gjatë pandemisë së Coronës, maska në Azi me synimin që t’ia shiste ato zyrtarëve duke nxjerrë përfitime. Për këtë ai kishte bërë për vete deputetin Georg Nüßlein dhe deputetin e parlamentit të landit, Alfred Sauter (të dy nga partia Kristiansociale), të cilët ndërmjetësuan për biznesin. Të dy ata kishin marrë përqindje nga sipërmarrësi nga dhjetë milionë euro. Në fund fare ata nuk u dënuan për këtë gjë.

Në korrik të 2022, Gjykata Federale vendosi në instancën e fundit, se nuk mund të dëshmohej se ata kishin marrë ose kishin dhënë bakshish, por kishin shpërdorur faktikisht postin. Kjo gjë njihet si korrupsion në dy marrëveshje të OKB-së, të nënshkruara nga Gjermania, por nuk ka kaluar deri tani në të drejtën gjermane. Komenti i dhënë nga gjykatësi ishte që: Është çështje e ligjvënësit, të njohë boshllëqet penale dhe t’i plotësojë ato. Pikërisht këtë gjë premtuan anëtarët e koalicionit mbas gjykimit të dhënë nga Gjykata Federale. Diskutimet për këtë janë duke vazhduar./DW

christian lindner

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin