LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Si mund të tërhiqen punëtorët e huaj në fshatra?

Por Kunjan Patel, një inxhinier indian 30-vjeçar, thotë se është gama e gjerë e mundësive të karrierës për inxhinierët që i duket më tërheqëse në Württemberg-un Lindor, një rajon një orë me makinë në lindje të Stutgart-it, në landin e Baden-Württemberg-ut, të Gjermanisë jugperëndimore.

18 September 2023, 08:41 Nga a.l
Gjermani: Si mund të tërhiqen punëtorët e huaj në
Foto ilustruese

GJERMANI- Kur vizitori zbulon rrënojat e kështjellës Rosenstein, të vendosur në një shkëmb të madh mbi qytetin e Heubach, atij nuk i shkon mendja se rajoni para syve të tij është një vend i preferuar inxhinierie. Fusha dhe pyje mbizotërojnë peizazhin, me disa qytete të vogla të shpërndara kudo. Por Kunjan Patel, një inxhinier indian 30-vjeçar, thotë se është gama e gjerë e mundësive të karrierës për inxhinierët që i duket më tërheqëse në Württemberg-un Lindor, një rajon një orë me makinë në lindje të Stutgart-it, në landin e Baden-Württemberg-ut, të Gjermanisë jugperëndimore.

“Është një rajon interesant për inxhinierët,” shpjegon ai. “Ka shumë kompani interesante këtu dhe secila prej tyre ka stilin e vet”.

Rreth 450.000 vetë jetojnë në Württemberg-un lindor, një rajon më shumë se dy herë më i madh se Berlini. Ky rajoni është strehë e shumë bizneseve të suksesshme, duke përfshirë më shumë se 300 kompani të specializuara në prodhimin e instrumentave, në inxhinierinë mekanike dhe ndërtimin e impianteve.


Kjo e bën atë një nga shumë rajone gjermane rurale, por ekonomikisht të rëndësishme. Sipas qeverisë gjermane, rajonet rurale përbëjnë rreth gjysmën e produktit të brendshëm bruto (PBB) të vendit, i cili ishte rreth 3.9 miliardë euro në vitin 2022.

Ndërsa të rinjtë largohen nga fshati për në qytet, popullsia e shumë zonave rurale po plaket edhe më shpejt se ajo e zonave urbane. Kjo do të thotë se fushatat duhet të tërheqin punëtorë jo vetëm nga zonat urbane, por edhe nga jashtë.

Migrantëve u mungojnë lidhjet familjare

Megjithatë, punëtorëve migrantë u mungojnë lidhjet familjare që tërheqin shumë gjermanë etnikë të kthehen në zonat rurale. Ata gjithashtu mund të hezitojnë të lëvizin në zona ku perspektivat e karrierës janë të pasigurta dhe shqetësohen për një jetë sociale më pak të kënaqshme në një popullsi më pak të larmishme etnike dhe më konservatore.

Universitetet vendase luajnë një rol kyç në rekrutimin e të diplomuarve të huaj. Patel-i punon në Richter Teknologjia e Ndriçimit, një prodhues i sistemeve të ndriçimit të nivelit të lartë me bazë në Heubach, një qytet me 10.000 banorë. Kompania ka 110 punonjës nga 34 vende.

Patel-i iu bashkua Richter në vitin 2019. Ai u punësua pasi vizitoi kompaninë me një grup studentësh ndërkombëtarë nga Universiteti Aalen aty pranë, ku Pateli po ndiqte një diplomë master.

T’i bindësh studentët e huaj të qëndrojnë pas diplomimit është një nga mënyrat më efektive për të tërhequr të diplomuar të huaj në rajon, beson Markus Schmid i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Württemberg Lindor. Ndryshe, thotë ai për DW, bizneset e vogla dhe të mesme në rajon kanë pak mënyra për të tërhequr vëmendjen e kandidatëve potencialë nga jashtë.

Kjo është më pak problem për kompanitë e mëdha ndërkombëtare me bazë në rajon, pasi ato mund të përballojnë fushata luksoze rekrutimi dhe kanë një emër të fortë si punëdhënës. “Aktualisht mund të plotësojmë nevojën tonë për punëtorë të kualifikuar edhe përmes aktiviteteve tona në tregun ndërkombëtar të punës,” i tha DW-së Georg von Erffa, kreu i burimeve njerëzore në Zeiss, kompani e madhe prodhuese, me seli në Württemberg-un Lindor.

Bizneset e vogla duhet të zhvillojnë qasjen e tyre

Me shumë më pak burime në dispozicion të tij, Bernd Richter, pronarit të Richter Teknologjia e Ndriçimit, i është dashur të gjejë mënyrat e tij për të ndërtuar dhe mbajtur fuqinë punëtore të larmishme të kompanisë së tij – ndonjëherë me koston e përpjekjeve të konsiderueshme personale: i ndodh që edhe të mirëpresë punonjës të rinj në shtëpinë e familjes së tij.

Qasja e Richter-it ndaj punësimit, thotë ai, është të “mos përjashtojë kurrë asgjë”. Të folurit gjermanisht, për shembull, nuk është një kriter vendimtar për të. Gjuha zyrtare e punës në Richter është anglishtja, për kënaqësinë e madhe të Kunjan Patel-it, i cili thotë se mësimi i gjermanishtes ka qenë sfida më e madhe e jetës së tij në Gjermani. Te Richter, punonjësit përfitojnë edhe mësime falas të gjermanishtes.

Kryebashkiaku i Heubach-ut, Joy Alemazung dëshiron që emigrantët të ndihen jo vetëm të toleruar, por edhe të pranuar në qytet.

“Kur nuk ndihem ndryshe kur dikush flet me mua, ndihem si në shtëpinë time”, tha zoti Alemazung për DW. Ai mund të bazohet në përvojën e tij, pasi la Kamerunin e tij për t’u vendosur në Gjermani kur ishte student.

Sipas Alemazung-ut, jeta e gjallë e komunitetit në zonat rurale mund të ndihmojë në nxitjen e pranimit të emigrantëve, sepse u ofron të ardhurve dhe banorëve vendas mundësinë për t’u përzier. Në këtë drejtim, zonat rurale kanë një avantazh ndaj qyteteve, thotë ai.

Kunjan Pateli thotë se është i kënaqur me mënyrën e jetesës që ofron Württemberg-u Lindor.

“Jeta sociale është e mirë”, thotë ai për DW dhe organizohen shumë evente, si në punë ashtu edhe jashtë saj. Pateli gjithashtu shijon ecjen në Alb, një pllajë malore në rajon. “Më pëlqen ta kaloj verën në Alb”, thotë ai. Këto duhet të jenë lajme të mira për shefin e tij. Siç thotë Bernd Richter, tërheqja e punëtorëve në Württemberg-un Lindor në fund të fundit është çështja e konstatimit se “kush do të ndihej vërtet mirë këtu”./DW

gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin