LIVE UPDATES
Bota

"Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë!" Bundestagu njofton formimin një komision hetimor

Dy vjet pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, Bundestagu ka njoftuar se do të formojë një komision hetimor. Pritet të nxirren mësime nga kjo kohë.

11 June 2025, 08:13 Nga M.B
"Gjermania do të përballet me gabimet gjatë
Foto ilustruese

GJERMANIA- Përballimi i pandemisë së virusit koronaështë një "kantier ndërtimi i hapur", tha Bärbel Bass, pak para përfundimit të mandatit të saj si presidente eBundestagut. Politikania socialdemokrate (SPD) është emëruar ndërkohë ministre e Punës në qeverinë e re gjermane të udhëhequr nga politikani kristiandemokrat (CDU) Friedrich Merz.

Në faqen 112 të Marrëveshjes së koalicionit midis kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve, ka një fjali që Bärbel Bass mund ta pëlqejë: "Ne do ta shqyrtojmë pandeminë e koronavirusit në mënyrë gjithëpërfshirëse brenda kornizës së një komisioni hetimor, në veçanti për të nxjerrë mësime për ngjarjet e ardhshme pandemike."

Dy qëllimet e komisionit hetimor

Gjatë qeverisë së mëparshme të SPD-së, të Gjelbërve dhe liberalëve (FDP), nuk mund të arrihej asnjë marrëveshje për këtë. Partia e Majtë në opozitë paraqiti një propozim në tetor 2024 për të krijuar një komision hetimor të Bundestagut, në të cilin formuloi dy qëllime:

"Së pari, besimi i humbur duhet të rifitohet përmes një shqyrtimi serioz. Së dyti, duhet të ofrohen njohuri dhe rekomandime për veprime që do të na ndihmojnë të dalim me një përgjigje më proaktive, më të mençur dhe më efektive ndaj kësaj pandemie, por edhe në rast se një situatë e tillë pandemie ndodh përsëri.”

Një virolog në Bundestagun gjerman

Kjo përpjekje e dytë aktuale për të formuar një komision hetimor synon të kompensojë atë që u humb. Ende nuk dihet se kur mund të fillojë të funksionojë, por ekspertët janë tashmë gati. Midis tyre është Hendrik Streck, një nga virologët kryesorë të Gjermanisë që u bë i famshëm gjatë pandemisë. Në zgjedhjet e Bundestagut në shkurt të këtij viti, ai fitoi një mandat të drejtpërdrejtë në Bon në listën e CDU-së.

Streck është 47 vjeç, anëtar i Komitetit të Shëndetësisë të parlamentit gjerman. Qeveria federale e ka emëruar atë edhe si përgjegjës për çështjet e varësisë dhe drogës. Ai e sheh koronavirusin dhe pasojat e tij nga perspektiva të ndryshme: shkencore, mjekësore dhe politike.

Ai beson se një hetim mbi pandeminë është "absolutisht i nevojshëm". Ishte "kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Streck në një intervistë me Deutsche Welle.

Ai shpreson që si anëtar i Bundestagut të jetë në gjendje të gjejë përgjigje për pyetje që, sipas tij, nuk janë hetuar mjaftueshëm deri më tani. Për shembull: si funksionojnë këshillat shkencore të qeverisë në një krizë si ajo e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit?

"Është një fushë tensioni midis shkencës, politikës dhe publikut", vlerëson virologu bazuar në përvojën e tij.

"E përjetova pandeminë gjatë punës në dhomën e urgjencës"

Deputetja e majtë e opozitës, Stella Merendino, e cila është gjithashtu anëtare e Komitetit të Shëndetësisë të Bundestagut, pajtohet se nuk mund të nxirren mësime për të ardhmen pa një komision hetimor. Politikania është infermiere me profesion dhe i tha DW: "E përjetova pandeminë duke punuar në dhomën e urgjencës. Pashë njerëz të vdisnin por nuk i lejonim më të shihnin të dashurit e tyre."

Merendino kritikon faktin se shumë njerëz mbetën vetëm gjatëpandemisë: me shqetësimet e tyre ekonomike, kujdesin ndaj fëmijëve, vetminë ose punën e tepërt. "Kjo ka nxitur zemërimin dhe mosbesimin që vazhdon edhe sot", thotë ajo. Megjithatë, ajo beson se është e mundur të shërohen këto plagë të hapura: "Nuk kemi pse t'i bindim të gjithë, por duhet t'i dëgjojmë ata që janë të hapur për këtë. Dhe si politikanë, duhet të kemi guximin të pranojmë gabimet".

Mbi të gjitha, Merendino pret më shumë mbështetje nga shteti dhe shoqëria për njerëzit që ende vuajnë nga pasojat e koronës. "Unë njoh infermierë që nuk mund të punojnë më për shkak të kovidit të zgjatur. Shumë prej tyre po luftojnë për njohje, për siguri financiare. Dhe kjo në një sistem shëndetësor që është tashmë i mbingarkuar."

Zvogëlimi i përçarjeve në shoqëri

Deputeti Hendrik Streck gjithashtu beson se mungon një vështrim më i thellë i pasojave emocionale të pandemisë. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier të paktën është përpjekur ta bëjë këtë. Gjatë dhe pas pandemisë, ai u takua me të prekurit nga të gjitha sferat e jetës për të folur me ta.

Streck mendon se duhet bërë më shumë, për shembull duke formuar një këshill qytetarësh të kryesuar nga presidenti Steinmeier. "Diçka e tillë do të ishte e dobishme", thotë ai.

Shembuj nga vende të tjera gjithashtu mund të ndihmojnë në procesin e përballjes me të kaluarën pandemike, thotë Streck. "Si shkencëtar, është e rëndësishme për mua të shoh rezultate të ndryshme". Për shembull, ai i ka lexuar raportet nga Anglia me shumë kujdes. "Ndoshta ndryshonte nga vendi në vend mënyra se si funksiononin masa të caktuara", thotë me kujdes virologu nga Boni.

"Më shumë të dhëna dhe më shumë analiza do të na ndihmojnë të marrim një pamje më të saktë", përfundon Henrik Streck. Ai është i bindur se kjo do të ndihmonte gjithashtu në zbutjen e përçarjeve në shoqëri./ DW

gjermania

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin