"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Gjermania i bashkohet misionit europian në Detin e Kuq
Anija në fjalë ka kapacitete të mbrojtjes ajrore, gjurmim deri në 400 km dhe raketa me rreze 160km. pjesëmarrja e anijes në mision është miratuar nga qeveria e Scholz, krahas Greqisë, Italisë dhe Francës që veprojnë në Detin e Kuq jashtë misioni anglo-amerikan.
16 February 2024, 22:22Nga h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Fregata gjermane “Hessen” ka lënë së fudmi portin e Wilhelmshavenit në Detin e Veriut për t’u drejtuar në Detin e Kuq, ku do të marrë pjesë në misionin europian të sigurisë së kalimit të anijeve tregtare në një zonë të kërcënuar nga sulmet e militantëve jemenitë “Houthi”.
Anija në fjalë ka kapacitete të mbrojtjes ajrore, gjurmim deri në 400 km dhe raketa me rreze 160km. pjesëmarrja e anijes në mision është miratuar nga qeveria e Scholz, krahas Greqisë, Italisë dhe Francës që veprojnë në Detin e Kuq jashtë misioni anglo-amerikan.
Pjesëmarrja gjermane pret ende aprovimin parlamentar, por megjithatë është domethënës se Berlini po del nga inaktiviteti dhe në kuadër të misionit actual pritet që ajo të dislokojë 700 trupa.