19 June 2022, 14:05
Nga DOSJA
Robert Habeck
GJERMANI- Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck po përgatit masa të mëtejshme për të frenuar konsumin e gazit natyror dhe për t'u larguar nga furnizimet tashmë të reduktuara të gazit rus, raporton agjencia gjermane të lajmeve dpa. Ai tha se qeveria në Berlin po ofron miliarda euro financim për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri.
“Objektet e magazinimit gjithashtu do të mbushen më tej përpara fillimit të dimrit”,-tha ai.
Thuhet se termocentralet me qymyr do të ndihmonin në kompensimin e mungesës. Një projektligj i miratuar nga qeveria gjermane siguron që termocentralet me qymyr që ishin planifikuar të mbylleshin më parë të mbeten në gjendje funksionale.
Gjiganti i gazit rus, Gazprom, njoftoi për reduktime të përsëritura këtë javë të dërgesave të saj përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, duke përmendur probleme teknike. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e quajti këtë veprim një “vendim politik dhe jo një zgjidhje teknikisht të justifikueshme”.
Evropianët kanë vendosur sanksione financiare, udhëtimi, diplomatike dhe të tjera ndaj Rusisë që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi dhjetëra mijëra trupa ruse në Ukrainë më 24 shkurt, në pushtimin më të madh të huaj të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjermania është tradicionalisht një nga klientët më të mëdhenj të gazit në Rusi. Gazprom tashmë ka ndërprerë furnizimin me Bullgarinë, Poloninë, Finlandën, Holandën dhe Danimarkën.
Marrë nga REL.
robert habeck lufta ukraine-rusi
Bota
19 June 2022, 14:01
A.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti Biden kërceu si për të treguar se nuk është lënduar nga aksidenti me biçikletë. B...
Bota
19 June 2022, 13:17
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të vazhdojë me vite dhe kërkoi furnizi...
Bota
19 June 2022, 13:15
A.B
Olaf Scholz
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anët...
Bota
19 June 2022, 13:10
A.B
Dritan Abazovic
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar mbi ekzekutimin e mafiozit Miliç Sakoviç. Sipas...
Bota
19 June 2022, 13:02
A.B
Thike
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë, ku një shqiptar dhe një sirian janë përleshur me thik&eu...
Bota
19 June 2022, 12:55
j.c
Warren Buffett
SAN FRACISKO- Një milioner i panjohur do të paguajë më shumë se 19 milionë dollarë për të ngr&e...
Bota
19 June 2022, 12:55
A.B
Varka
GREQI- Një varkë me vela që transportonte emigrantë nga brigjet turke në Evropë është për...
Bota
19 June 2022, 12:36
j.c
SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se beson që pandemia e Covid-19 filloi nga një laborator...
Bota
19 June 2022, 12:08
A.B
Banane dhe kokaine
ÇEKI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Çeki, ku një sasi e madhe kokaine është gjetur e...
Bota
19 June 2022, 12:02
j.c
Foto ilustruese
GREQI- Një kufomë pa kokë dhe pa këmbë është gjetur në Kalochori të Selanikut. Ngjarja e r&eum...