LIVE UPDATES
Bota

Gjermania në krizë buxhetore: Çfarë është në rrezik ?

Në Gjermani pagat e nëpunësve dhe pensionet do të vazhdojnë të paguhen, ato nuk janë në rrezik. Situata e pazakontë është krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi qeveria e kancelarit Scholz e respektoi brenda javës vendimin e Gjykatës prestigjoze gjermane.

24 November 2023, 17:54 Nga h.k
Gjermania në krizë buxhetore: Çfarë është
Foto ilustruese

GJERMANI-A do të paguhen tani rrogat e nëpunësve dhe pensionet? Kjo pyetje u shfaq në medie pas vendimit të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të bllokuar gjerësisht buxhetin e vendit. Pyetja e ka burimin në paralelizmin me bllokimet e buxhetit në SHBA, ku kundërshtarët politikë bëjnë presion ndaj tjetrit duke mosfirmosur lëvrimin e fondeve.  

Në Gjermani pagat e nëpunësve dhe pensionet do të vazhdojnë të paguhen, ato nuk janë në rrezik. Situata e pazakontë është krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi qeveria e kancelarit Scholz e respektoi brenda javës vendimin e Gjykatës prestigjoze gjermane. Gjykata Kushtetuese tha se qeveria e kancelarit Scholz kishte shkelur rregullin kushtetues për borxhet. Sepse kishte transferuar kreditë e caktuara për rikuperimin nga pandemia (2021) në fondin për mbrojtjen e klimës dhe transformimin e ekonomisë, pa argumentim bindës. Bëhet fjalë për një shumë gjigande prej 60 miliardë.

Gjykatësit thanë edhe se kreditë emergjente, të pakonsumuara, nuk lejohet të ruhen si rezervë e të shfrytëzohen më vonë, siç bëri qeveria. Vendimi i gjykatësve kushtetues ka shkaktuar një krizë buxhetore, me pasoja të mundshme politike. Ai ka tronditur fort barazpeshën e brishtë në radhët e koalicionit të qendrës së majtë ndërmjet socialdemokratëve, të gjelbërve,liberalëvenë Berlin. 

Të enjten në mbrëmje ministri i Financave, Christian Lindner,  tha se do ta shpallte vitin 2023 një vit emergjence. Me këtë pezullohet rregulli i borxhit dhe shpenzimet fitojnë "bazë të fortë kushtetuese".

Zgjidhje pragmatike - por e përkohshme

Me këtë hap qeveria mund t'i plotësojë premtimet kryesore të bëra për vitin 2023-2024. Presioni i krijuar, ndër të tjera, nga industria e çelikut, nga Banka Gjermane për Rindërtimin, nga Forcat e Armatosura, të prekura nga shkurtimet e pritshme, është i madh.

Ndaj liberali Lindner vendosi të enjten goditjen e shpejtë çliruese: të mërkurën e ardhshme, qeveria do të paraqesë në Bundestag kërkesën për të pezulluar për të katërtin vit radhaz rregullin e borxheve. Ky rregull i fiksuar në kushtetutë ndalon që deficiti publik të kalojë 0,35% të Produktit të Brendshëm Bruto -  me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme. 

Qeveria pritet të argumentojë se ishte situatë e jashtëzakonshme në fillim të vitit 2023, pasi pasojat e krizës energjetike ishin të dukshme. Me një rezolutë emergjente, do të miratohet një buxhet shtesë për vitin 2023. 

Kreditë e marra nga shteti për një qëllim nuk u përdorën për qëllimin fillestar. Ndaj opozita CDU-ja e paditi këtë në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nguli tani këmbë për një interpretim të rreptë nga qeveria të rregullit kushtetues të borxheve. Në situatën aktuale, kjo ka shkaktuar krizë buxhetore.

Por për opozitën e CDU/CSU gabimi formal është dëshmi e re që koalicioni qeveritar tripartiak në pushtet, thjesht nuk di të qeverisë.

Kriza buxhetore ka pasoja të rënda ekonomike

Pasiguria për atë që mund të shpenzohet apo jo është shumë e dëmshme për ekonominë gjermane. Po të thellohet recesioni i lehtë i ekonomisë gjermane, sepse tani mungon besimi i investorëve, problemet i ndjen i gjithë Bashkimi Evropian.

Për vitin 2024, do të jetë në fuqi vetëm një buxhet provizor, nëse qeveria nuk arrin ta miratojë atë në minutën e fundit, këtë vit. Si në kohë ndërrimi të qeverive, pas zgjedhjeve parlamentare. Janë bllokuar gjerësisht shumë projekte të reja, me shpenzime, që shtrihen në disa vjet. 

Pikëpyetje e madhe për fondet speciale

Situata është e ndërlikuar. Pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese u vë pikëpyetje të gjitha fondeve të jashtëzakonshme të qeverisë, të planifikuara në krizat e fundit. Sipas disa mediave, janë 30 fonde të tilla. 

Me fondet e jashtëzakonshme qeveria ka anashkaluar rregullin e borxhit, në krizat e njëpasnjëshme, të Covid-19, në krizën energjitike, në krizën e inflacionit.

Frena e borxhit në kushtetutë shkakton probleme

Idetë fillestare për të disiplinuar shpenzimet e qeverisë u shprehën në fillim të viteve 2000. Shpenzimet e ribashkimit, papunësia e lartë i kishin rënduar financat e shtetit. Por në kushtetutë, frena e borxhit u fut në vitin 2009, në qeverinë Merkel.

Ky instrument ndihmoi në stabilitetin financiar të Gjermaninë. Deri në vitin 2019, borxhi ra nën 60% të PBB, nga 81% që ishte një dekadë më parë. Gjermania u kthye në referencë fiskale për Eurozonën, me një dekadë rritje ekonomike të pandërprerë e punësim gati të plotë.

Por situata gjeopolitike atëherë ishte e ndryshme. Gjermania blinte gaz të lirë nga Rusia. Kina nuk shihej si konkurente, por si blerëse e zellshme e Gjermanisë. 

Frena kushtetuese e borxhit solli disiplinë në shpenzimet e shtetit. Por sot shumë ekspertë e shohin atë si instrument jointeligjent, pasi ajo nuk bën dallime në llojin e shpenzimeve që frenon. Frenimi i investimit në arsim sot p.sh. sjell probleme punësimi për të nesërmen.

Problematik ky rrjet sigurie ka rezultuar edhe për landet federale. Detyrimin për t'ju përmbajtur rregullit kushtetues për borxhet e kanë edhe ato. Por edhe landet me kryeministra konservatorë (CDU/CSU) janë përpjekur ta anashkalojnë.

Thirrjet për ta reformuar këtë mekanizëm kushtetues deri tani nuk mbështeten nga CDU. Dhe kushtetuta e Gjermanisë mund të ndryshohet vetëm me një shumicë prej dy të tretash, pra edhe me opozitën.

Pasoja politike të bllokimit të buxhetit?

Probleme politike do të krijohen sapo të diskutohet konkretisht se cilave projekteve do t'u hiqet vizë, sepse tani mungojnë 60 miliardë euro.

Liberalët kërkojnë të bëhen shkurtime sociale. Por kjo do të prekte fillimisht pensionet, pastaj subvencionet për arsimin, pra do të godiste kohezionin social. Ndaj këtë e kundërshtojnë socialdemokratët e Të Gjelbrit.

Nga ana tjetër, Të Gjelbrit kërkojnë taksat më të larta për më të pasurit, por këtë e kundërshtojnë liberalët.

Ka thirrje për bashkëpunim edhe për CDU-në. Por CDU duket se do ta shtyjë Gjermaninë drejt zgjedhjeve të reja. Ajo thotë se mund ta hedhë në gjyq edhe Fondin për Stabilizimin e Ekonomisë. Prandaj ministri i Financave Lindner e akuzoi opozitën se kërkon ta hedhë në kaos Gjermaninë. Pas dyerve, njëkohësisht ekspertët po punojnë me vrull për të gjetur zgjidhje./DW

gjermani ne krize

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin