23 September 2022, 08:03
Nga A.B

Dezertorët rusë, të cilëve u kanosen represione të rënda, mund të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani, tha të enjten, 22.09,22 ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Kurse kundërshtarët e regjimit rus që janë në "rrezik të madh” mund të aplikojnë për azil politik, tha ajo. Faaser tha më tej se edhe Zyra e Migracionit në Gjermani është vënë në dijeni për këtë dhe e ka aktualizuar rregulloren përkatëse. Por vendimi për azil politik është një vendim individual, në kuadër të të cilit bëhet edhe një kontroll i sigurisë.
Dy parti të koalicionit të qendrës së majtë, liberalët (FDP) dhe Të Gjelbrit, kërkuan të parët pranimin e dezertorëve rusë. Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann, (FDP) tha se "Kushdo që urren rrugën e Putinit dhe e do demokracinë liberale është i mirëseardhur në Gjermani". Partitë reaguan kështu, pas thirrjes së Putinit për rekrutimin e 300,000 rezervistëve. Pas kësaj thirrjeje shumë të rinj ishin përpjekur të largoheshin nga Rusia të mërkurën. Biletat për fluturime jashtë vendit u shitën të gjitha brenda një kohe shumë të shkurtër.
Vendet e Evropës Lindore janë kundër
Edhe një zëdhënëse e Komisionit të BE-së tha enjten në Bruksel se personat në fjalë kanë të drejtë të kërkojnë azil në vendet e BE-së. Por parimisht duhen marrë parasysh edhe aspektet e sigurisë.
Por jo të gjitha vendet janë të gatshme t'u japin strehim shtetasve rusë. Çekia për shembull, është kundër: Qeveria në Pragë nuk u jep mbrojtje ndërkombëtare rusëve që detyrohen të largohen nga vendimet e Putinit, tha ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky. "Vetëm mosplotësimi i detyrimeve ndaj vendit nuk përbën kusht për të kërkuar vizë humanitare," argumentoi ai. As vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania nuk janë të gatshëm të strehojnë dezertorë rusë.
Organizata gjermane që mbron të drejtat e refugjatëve, Pro Asyl, i kishte bërë thirrje qeverisë gjermane që t'u japë viza humanitare rezervistëve që tani ndodhen jashtë vendit, në mënyrë që të mund të udhëtojnë për në Gjermani. Edhe Rrjeti i dezertorëve të luftës "Connection” ka tërhequr vëmendjen se jo të gjithë dezertorët mund të kenë një fletë-thirrje për rekrutim, dhe kërkoi nga qeveria që t'i strehojë ata edhe pa dokumente formale./DW
gjermania
Bota
23 September 2022, 07:59
A.B
NATO
Aleanca ushtarake e NATO-s dënoi planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume në rajonet e pushtuara t&e...
Bota
23 September 2022, 07:41
s.s
Pluhuri u mblodh nga asteroidi Ryugu nga sonda japoneze Hayabusa
JAPONI- Pikat e pluhurit që një sondë hapësinore japoneze mori nga nj&...
Bota
23 September 2022, 07:25
s.s
Aksidenti
NJU JORK- Një 22-vjeçare në Nju Jork shpëtoi me lëndime të lehta kur një vinç ra ...
Bota
23 September 2022, 07:10
s.s
Momenti kur shqiponja vret dhinë
ITALI- Momenti i frikshëm kur një shqiponjë e artë hodhi kthetrat e saj në qaf&eum...
Bota
23 September 2022, 07:14
A.B
Gazetarja
SHBA- Presidenti iranian Ebrahim Raisi u tërhoq nga një intervistë e planifikuar prej kohësh me gazetaren e CNN,&nb...
Bota
23 September 2022, 07:10
A.B
Antony Blinken
SHBA- Donald Blinken, ish-diplomati amerikan dhe babai i Sekretarit aktual të Shtetit, Antony Blinken, ka vdekur në moshë...
Bota
22 September 2022, 23:09
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Prokurori federal arrestoi një të ri në Iserlohn, Republika Nordrhein Westfallen, i cili, si mbështetës ...
Bota
22 September 2022, 22:40
s.s
Foto ilustruese
DANIMARKË- Tuneli, duke kaluar 40 metra nën Detin Baltik, do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë, duke re...
Bota
22 September 2022, 22:12
I.A
Protesta
SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të enjten sanksione të reja kundër shtatë zyrtarëve të policisë ...
Bota
22 September 2022, 22:06
s.s
James Cleverly
BRITANI- Sekretari i Jashtëm James Cleverly u bëri thirrje vendeve që të refuzojnë referendumet e rreme që...