14 September 2022, 20:52
Nga k.m.
Christine Lambrecht
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha të mërkurën (14 shtator) se është shumë herët për të thënë nëse përparimet e rëndësishme territoriale të Ukrainës në ditët e fundit shënojnë një pikë kthese në luftën e shkaktuar nga Rusia ndaj fqinjit të saj.
“Kjo është e vështirë të vlerësohet, sepse ne nuk e dimë se si do të reagojnë rusët tani (për kundërsulmin e Ukrainës),”-tha ministrja Lambrecht për agjencinë Reuters në një intervistë në ministrinë e mbrojtjes në Berlin.
“Por është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm që do të kontribuojë në destabilizimin e Rusisë,” shtoi ajo, duke folur për një dobësim të ushtrisë ruse.
Forcat ruse pësuan një disfatë të papritur këtë muaj pasi trupat ukrainase bënë një goditje të shpejtë të blinduar me forcat speciale në rajonin verilindor të Kharkiv, duke detyruar një tërheqje ruse të nxituar dhe kaotike.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy thotë se ushtria e tij ka çliruar rreth 8,000 km territor deri më tani këtë muaj.
Agjencia Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë shtrirjen e plotë të sukseseve në fushën e betejës të pretenduara nga Ukraina.
“Kjo dëshmon se forcat ukrainase janë pozicionuar shumë mirë taktikisht dhe se janë të afta të zmbrapsin sulmet (në një mënyrë) që jo shumë e kishin menduar,” tha zonja Lambrecht.
Ukraina i ka kërkuar Berlinit prej muajsh që të furnizojë Kievin me më shumë armë të rënda dhe të fillojë të dërgojë gjithashtu tanke moderne perëndimore, një kërkesë që kancelari gjerman Olaf Scholz e ka refuzuar vazhdimisht. /VOA
christine lambrecht lufta ukraine-rusi
Bota
14 September 2022, 20:44
I.A
Magdalena Andersson
SUEDI- Kryeministrja socialdemokrate e Suedisë, Magdalena Andersson, pranoi humbjen të mërkurën pas një z...
Bota
14 September 2022, 20:11
e.k
Ursula Von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian, Usula Von der Leyen ka mbajtur një fjalim të gjatë sot në Parlamentin ...
Bota
14 September 2022, 20:30
i.a.k.m.
Vladimir Putin
RUSI- Atentati i parë ndaj presidentit rus që nga nisja e luftës në Ukrainë. Sot u raportua se limuzina e Vlad...
Bota
14 September 2022, 20:02
I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Tash e dy javë, bashkëshortët Albert dhe Anita Kurtulaj kanë një shqetësim më shumë: k...
Bota
14 September 2022, 19:50
e.k
Ferrari
ITALI- Ferrari ka prezantuar për herë të parë në histori një makinë SUV. Ferrari Purosangue është...
Bota
14 September 2022, 19:55
I.A
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkurën se qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhani...
Bota
14 September 2022, 19:45
s.s
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të emërojë diplomaten e karrierës Lynne Tracy si ambasadore të SHBA ...
Bota
14 September 2022, 19:37
e.k
Mbretëresha Elisabeth II
BRITANI- Procedurat televizive të funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth pritet të thyej...
Bota
14 September 2022, 19:34
I.A
Lufta
ARMENI- Më shumë se 100 ushtarë armenë janë vrarë në përleshjet kufitare me Azerbajxhanin që nga e ...
Bota
14 September 2022, 19:26
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë amerikane vendosi t’i japë fund të drejtës kushtetuese për abort, duke ua lën&eum...