LIVE UPDATES
Bota

Gjermanisë po i shterojnë edhe mësuesit, a do hapen thirrjet për të huajt? Ja çfarë parashikohet

Në shkollat gjermane mungojnë gjithnjë e më shumë mësues. Receta për të ndalur këtë trend ka, si për shembull angazhimi i më shumë mësuesve të huaj, por burokracia pengon.

30 January 2023, 08:30 Nga DOSJA
Gjermanisë po i shterojnë edhe mësuesit, a do hapen thirrjet
Mësues

GJERMANI- Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman, nuk do të kalonte klasën. Në shkolla bien suvatimet nga muret, WC-të janë në gjendje të mjerueshme, sallat e sportit për shkak të punimeve që duhen bërë janë shpesh të mbyllura. nnuk ndodh rrallë që nuk zhvillohen orë mësimi për shkak të mungesës së mësuesve. Edhe digjitalizimi ecën ngadalë. Gjithnjë e më shumë nxënës rrezikojnë të humbasin nivelin e të mos kenë sukses në karrierën e mëvonshme arsimore. Ishte pandemia ajo që i zbuloi qartë problemet e sistemit arsimor gjerman.

Pjesë e krizës infrastrukturore gjermane

Prindërit e dinë këtë problematikë - pikërisht në Gjermaninë e pasur. Por problemet në arsim lidhen me krizën e përgjithshme të  infrastrukturës në Gjermani dhe planifikimet e gabuara në vite. Në një kohë që kërkesat për politikën arsimore janë rritur - arsimi duhet të ndihmojë të zgjidhë problemet shoqërore si integrimin dhe edukimin demokratik shoqëror. Sfida kryesore e shkollave gjermane sot - mungesa e mësuesve. "Aktualisht ne bëjmë fjalë për një mungesë 30.000 deri në 40.000 vende pune për mësues që janë të pazëna. Kurse Konferenca e Ministrave të Kulturës bën fjalë për 12.000 vende. Ka një diferencë të madhe në këtë vlerësim", thotë drejtuesja e sektorit të arsimit të Fondacionit Robert-Bosch Dagmar Wolf për Deutschen Wellen.

Sipas Shoqatës së Mësuesve, ky dallim lidhet me atë që shifrat e Konferencës së Ministrave të Kulturës janë të zbukuruara. Në shumë vende janë hequr orë që në fillim të vitit shkollor sipas mungesës së mësuesve, kështu që nevoja është plotësuar vetëm në letër, është shprehur kjo shoqatë për Rrjetin Redaksional Gjerman, "Deutschland" RND. Shpesh angazhohen prindërit ose jo-pedagogë në shkolla si ndihmës dhe llogariten në statistika si mësues. Sipas të dhënave të Konferencës së Ministrave të Kulturës këtë janar, në Gjermani në vitin 2021 ka qenë të punësuar 833.000 mësues.

Mungesa më e madhe e mësuesve prej 50 vjetësh

"Zilet e alarmit bien prej kohësh. Ne kemi një mungesë mësuesish prej dhjetë vjetësh. Megjithatë nuk më kujtohet një dramatikë e situatë e tillë e ashpër, si e përjetojmë tani. Dhe unë kam shumë kohë në këtë fushë", thotë presidenti i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë", Heinz-Peter Meidinger, në bisedë me Deutsche Wellen. Sipas vlerësimit tim kjo "është "mungesa më e madhe e mësuesve prej 50-vjetësh".

Një numër i madh shkollash gjermane (67%) e shohin sfidën më të madhe për arsimin tek mungesa e personelit pedagogjik. Kjo është bërë e ditur pas publikimit të barometrit të shkollës nga Fondacioni Robert-Bosch, në të cilët pyeten drejtuesit e shkollave (1055 drejtues të pyetur) për sfidat, me të cilat përballet arsimi. Kurse në zonat me probleme sociale 80% e drejtuesve të shkollave e shohin mungesën e mësuesve si krizën më të madhe. Krahasuar me këtë problemet e tjera duken gati anësore. Si për shembull ngadalësimi i digjitalizimit, 22% e shkollave e shohin këtë si problem. 21% e venë gishtin tek burokracia si problem për shkollat, kurse 20% shohin si problem të madh mbingarkesën e madhe.

Heinz-Peter Meidinger shikon tre arsye kryesore për këtë gjendje të vështirë: Së pari politika gjermane reagoi shumë vonë pas një rritje të vazhdueshme të lindjeve që prej 12 vjetësh. Së dyti është lejuar që në 20-30 vitet e fundit të shkurtohen masivisht vendet e punës së mësuesve. Dhe e treta: Ka pasur lëvizje refugjatësh. Si tani me Ukrainën dhe ardhjen e 200.000 fëmijëve brenda një viti. Për këtë shkollat nuk ishin të përgatitura."

80.000 vende të pazëna në të ardhmen

Ndërkohë që situata pritet të ashpërsohet. "Ne ecim drejt një periudhë ku gjenerata e "baby-boomer" (të lindur në fund të viteve 50- e fillim të viteve 60-të, shën.red.)ndodhet para pensionit. Kjo do të keqësojë më tej situatën", thotë Dagmar Wolf. Sipas të dhënave të studiuesve do të mungojnë rreth 80.000 vende në profesionin e mësuesit deri në vitin 2030. Përtej kësaj mungojnë punonjës socialë, psikologë shkollash dhe shoqërues shkollash për të përparuar me procesin e inkluzionit. Qëllimi i inkluzionit është që çdo person në Gjermani të jetë i pranuar, i barabartë si edhe vendosë vetë për pjesëmarrjen në shoqëri -pavarësisht gjinisë, moshës, prejardhjes apo gjendjes shëndetësore.

Wolf sheh "nevojë akute për veprim". Kjo si për bashkëpunimin mes 16 landeve gjermane që janë përgjegjës për arsimin. Politika arsimore koordinohet në Konferencën e Ministrave të Kulturës, por në fund landet ndjekin qëllimet e tyre egoiste, kur bëhet fjalë se kush duhet të tërheqë mësuesit më të mirë. "Nëse shikon Bavarinë, atëherë është strategji e kryeministrit të landit, Markus Söder që të përpiqet vitin e ardrdhshëm të tërheqë sa më shumë forca pedagogjike nga landet e tjera", thotë ekspertja. Landet i bëjnë konkurrencë njëri-tjetrit.

Si mund të bëhet atraktiv një profesion mësuesi? Një mënyrë është reduktimi i burokracisë së madhe. "Nëse i pyet mësuesit, se çfarë dëshirojnë më shumë, nuk është fjala për më shumë rrogë, por më shumë kohë për detyrat bazë-mësimdhënien", thotë krue i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë, Heinz-Peter Meidinger. Detyrat shtesë, statistikat shtesë, organizimi i projekteve të tjera u merr atyre shumë kohë.

Ndërkohë Sindikata për Arsimin dhe Shkenën, GEW ka kërkuar me një plan 15 pikësh përmirësimin e gjendjes. Kështu duhet që të lehtësohen mësuesit me angazhimin e punonjësve të rinj që merren me administratën dhe IT-n. Propozime të tjera janë rritja e rrogës, kualifikimi i atyre që vijnë nga profesione të tjera, përmirësimi i pajisjeve të shkollave, shtimi i vendeve të studimit në universitete për mësuesinë. Po ashtu kërkohet lehtësimi i njohjes së diplomave universitare nga jashtë.

Heqja e pengesave burokratike për mësuesit e huaj

"Problemi nuk është që aplikojnë shumë pak vetë, por shumë mësues të huaj në Gjermani nuk kanë shans për shkak të procesit të vështirë të njohjes së dokumenteve", thotë Dagmar Wolf. "Ne kemi në federatë një problem, se nuk ka njohje të njësuar të dokumenteve, por landet bëjnë rregulla individuale". Si pasojë ka një interes të madhe forcave pedagogjike nga jashtë, por në fund kemi shumë pak prej tyre në shkolla për shkak të pengesave burokratike në sistem." Sipas ekspertes.Gjermania një vend eksportues i dijes mund të thuhet se "ka ngelur në klasë" me këtë gjendje, por megjithatë ajo e mbyll me optimizëm. "Megjithatë edhe disa ngelës kanë bërë më vonë karrierë."

Marrë nga DW

gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin