20 February 2024, 13:19
Nga M.B
Alsu Kurmasheva
RUSIA- Gjykata Supreme e Republikës Tatarstan të Rusisë mori vendim të martën që gazetarja e Radios Evropa e Lirë (REL), Alsu Kurmasheva, të mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit për akuza të cilat i mohon. Avokatët e Kurmashevës kishin kërkuar që ajo të zhvendosej në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, përveç telasheve të tjera. Gjykatësja Olga Migunova e hodhi poshtë kërkesën, por e shkurtoi paraburgimin e Kurmashevës për një ditë, nga së paku deri më 5 prill në deri së paku më 4 prill. Kurmasheva mori pjesë në seancë dëgjimore përmes video-lidhjes nga një qendër e paraburgimit. Kurmasheva, gazetare me bazë në Pragë e REL-it me shtetësi amerikane dhe ruse, është duke u mbajtur në paraburgimin rus prej 18 tetorit nën akuzat për shkeljen e të ashtuquajturit ligji për “agjentët e huaj”. Megjithëse ajo i ka kaluar rreth katër muaj në paraburgim, Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk e ka shpallur si të jashtëligjshme paraburgosjen e saj, siç ka bërë me qytetarët e tjerë amerikanë të mbajtur në Rusi.
Një vendim i tillë do ta kishte rritur profilin e rastit kundër Kurmashevës, duke cilësuar si të motivuar politikisht. Dy qytetarë të tjerë amerikanë të mbajtur në Rusi, reporteri i Wall Street Journal Evan Gershkovich dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan, janë shpallur si të arrestuar jashtëligjshëm. Kurmasheva, e cila ka punuar për Shërbimin Tatar-Bashkir të REL-it për rreth 25 vjet, u largua nga kryeqyteti çek në maj të vitit të kaluar për një emergjencë familjare në vendlindjen e vet Tatarstan, njërën prej republikave të shumta të Rusisë. Ajo ishte ndaluar përkohësisht më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku ishte duke pritur që të kthehej në Pragë. Aty autoritetet ia konfiskuan të dyja pasaportat dhe telefoni mobil. Pasi priti pesë muaj për vendimin e gjykatës për rastin ndaj saj, Kurmasheva u gjobit me 109 dollarë për shkak se nuk e kishte regjistruar pasaportën e vet amerikane te autoritetet ruse. Duke mos qenë në gjendje të largohet nga Rusia pa dokumentet e veta të udhëtimit, Kurmasheva u arrestua sërish në tetor dhe këtë herë nën akuzat se nuk ishte regjistruar si “agjente e huaj”. Dy muaj më vonë, ajo u akuzua për shpërndarje të dezinformatave për ushtrinë ruse.
Kurmasheva së fundmi shkroi nga qelia e burgut në qytetin rus, Kazan, se “qëndrimi në burg po bëhet dalëngadalë, por sigurt më i padurueshëm”.
Moska është akuzuar se po i ndalon gazetarët amerikanë për t’i përdorur për këmbimin e tyre me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar, 23 vende e nominuan Kurmashevën për çmimin e UNESCO-s “Guillermo Cano”, për Lirinë Botërore të Shtypit 2024. I krijuar më 1997, ky është një çmim vjetor që e nderon një person apo një grup njerëzish të cilët japin kontribut të shquar për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit nëpër glob, pavarësisht “rrezikut dhe përndjekjes” me të cilat përballen./ REL
alsu kurmasheva rusia
Bota
20 February 2024, 13:15
S.B
pamje nga ngjarja
RUSI- Pamjet e shpërndara në Telegram tregojnë homazhet me lule për liderin e opozitës ruse dhe kritikun e ...
Bota
20 February 2024, 12:59
E.d
foto ilustruese
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu sot shqetësimin për përhapjen e shpejtë ...
Bota
20 February 2024, 12:40
S.B
foto ilustruese
SHBA- Pacienti i parë njerëzor i implantuar me një çip në tru nga kompania e Elon Musk ‘Neuralink&rsq...
Bota
20 February 2024, 12:56
M.B
Alexei Navalny
RUSIA- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka promovuar zëvendësdrejtorin e Shërbimit të Burgjeve të Rusis&...
Bota
20 February 2024, 12:17
E.d
Kulla Eifel
PARIS- Për shkak të një greve nga ana e stafit, Kulla Eifel është e mbyllur, tashmë për të dy...
Bota
20 February 2024, 12:20
S.B
aligatori Thibodaux
SHBA- Një aligatori në një kopshët zoologjik në SHBA i janë hequr 70 monedha nga stomaku. Zbulimi u ...
Bota
20 February 2024, 12:17
E.d
vladimir putin dhe julia navalny
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka parë videon e Julias, bashkëshortes së disidentit ru...
Bota
20 February 2024, 11:40
S.B
foto ilustruese
SHBA- Ozempic është bërë një temë e nxehtë vitet e fundit, si midis profesionistëve të kujdesi...
Bota
20 February 2024, 11:57
M.B
Viktor Orban
HUNGARIA- Partia në pushtet e Hungarisë, Fidesz, ka propozuar të martën që Parlamenti hungarez duhet të votoj&eu...
Bota
20 February 2024, 11:20
S.B
ALEX DAWSON/UPY2024
BRITANI- Alex Dawson është emëruar ‘Fotografi nënujor’ i vitit 2024, për imazhin e tij të...