LIVE UPDATES
Bota

Gjykatësi vendos kundër agjencisë “Associated Press” në përballjen me Shtëpinë e Bardhë

Gjykatësi i Qarkut Trevor McFadden, i emëruar nga Trump, refuzoi kërkesën e agjencisë ‘AP’ për një vendim të përkohshëm për t’i lejuar gazetarët e saj në Zyrën Ovale, në avionin presidencial ‘Air Force One’, kur udhëton presidenti, si dhe në aktivitete të tjera që mbahen në Shtëpinë e Bardhë.

25 February 2025, 17:15 Nga E. D
Gjykatësi vendos kundër agjencisë “Associated Press”
Donald Trump

SHBA- Një gjykatës federal të hënën hodhi poshtë kërkesën e agjencisë së lajmeve “Associated Press”, që gazetarëve të saj t’u lejohet menjëherë qasja e plotë, pasi Shtëpia e Bardhë i ndaloi ata për shkak të vazhdimit të përdorimit të emërtimit gjeografik ‘Gjiri i Meksikës’ në vend të ‘Gjiri i Amerikës’.

Gjykatësi i Qarkut Trevor McFadden, i emëruar nga zoti Trump, refuzoi kërkesën e agjencisë ‘AP’ për një vendim të përkohshëm për t’i lejuar gazetarët e saj në Zyrën Ovale, në avionin presidencial ‘Air Force One’, kur udhëton presidenti, si dhe në aktivitete të tjera që mbahen në Shtëpinë e Bardhë.

Gjykatësi McFadden tha se kufizimi i qasjes së gazetarëve në “mjedise të caktuara, më private” që shfrytëzohen nga president, është i ndryshëm nga rastet e tjera në të cilat gjykatat kanë kundërshtuar përpjekjet e zyrtarëve qeveritarë për t’u mohuar qasjen gazetarëve.

“Nuk mund të them që AP-ja ishte e suksesshme në argumentimin e ankesës së saj”, tha gjykatësi McFadden gjatë seancës dëgjimore.

Gjykatësi caktoi një afat të përshpejtuar për një vendim përfundimtar lidhur me këtë rast. Zoti McFadden tha se duket që Shtëpia e Bardhë e diskriminoi agjencinë ‘AP’ për shkak të politikave të saj redaktuese.

“Kjo duket si një çështje më problematike”, tha gjykatësi.

Pas vendimit, Shtëpia e Bardhë tha përmes një kumtese se “t’i bësh pyetje Presidentit të Shteteve të Bashkuara në Zyrën Ovale dhe në ‘Air Force One’ është një privilegj që u jepet gazetarëve, jo një e drejtë ligjore”.

Një zëdhënës i AP-së tha se agjencia e lajmeve “do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e shtypit dhe të publikut për t’u shprehur lirshëm pa hakmarrjen e qeverisë”.

AP-ja ngriti padi ndaj tre këshilltarëve të Presidentit Trump të premten, duke argumentuar se vendimi për të bllokuar qasjen e gazetarëve të saj nga disa vende të caktuara, shkel mbrojtjen që ofron Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ndaj kufizimit të fjalës nga qeveria përmes përpjekjeve të saj për të diktuar gjuhën që gazetarët përdorin për të raportuar rreth lajmeve.

“Kushtetuta ndalon presidentin e Shteteve të Bashkuara, apo çdo zyrtar tjetër qeveritar, që të detyrojnë gazetarët, ose këdo tjetër, për të përdorur fjalorin zyrtar qeveritar për lajmet që raportojnë”, tha avokati i AP-së, Charles Tobin, gjatë seancës dëgjimore në gjykatë.

Avokatët e administratës së Presidentit Trump argumentuan se agjencia ‘AP’ nuk ka të drejtë kushtetuese për atë që ata e cilësojnë si “qasje të posaçme të mediave tek presidenti”.

“Kushtetuta nuk u jep atyre të drejtë të kenë qasje pa kufi”, deklaroi Brian Hudak, avokat i Departamentit të Drejtësisë, që mbron zyrtarët e Presidentit Trump në këtë proces gjyqësor.

Aktpadia është bërë ndaj tre zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë: shefes së kabinetit, Susan Wiles, zëvendës shefit të kabinetit Taylor Budowich dhe zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Zëdhënësja Leavitt tha javën e kaluar se “ndihemi që kemi të drejtë”, ndërkohë që Wiles dhe Budowich nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv muajin e kaluar përmes të cilit udhëzoi Departamentin për Çështje të Brendshme ta ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

Agjencia “Associated Press” njoftoi në janar se do të vazhdojë të përdorë emrin me të cilin është njohur prej kohësh Gjiri në raportimin e vet, ndërkohë që do t’i referohet përpjekjeve të zotit Trump për ta ndryshuar atë.

Si reagim ndaj kësaj, Shtëpia e Bardhë u ndaloi qasjen gazetarëve të AP-së. Ndalesa i pengon gazetarët e saj për ta parë dhe dëgjuar Presidentin Trump dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë gjatë veprimeve që ata bëjnë dhe që meritojnë të raportohen, apo për t’u mbuluar në kohë reale zhvillimet.

Përmes një shkrese që i është bashkëngjitur dosjes ligjore, Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë përkrahu AP-në duke thënë se ndalimi “do të zbehë dhe shtrembërojë mbulimin e presidentit duke dëmtuar publikun”. Agjencia e lajmeve Reuters po ashtu lëshoi një deklaratë me të cilën mbështet ‘AP’./VOA

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin