LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi penal ndaj ish-Presidentit Trump, nis përzgjedhja e anëtarëve rezervë të jurisë

Trump akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e biznesit, për të fshehur një marrëdhënie me një ish-aktore të filmave pornografikë, që nëse bëhej publike mund t’i dëmtonte atij potencialisht fushatën e zgjedhjeve të vitit 2016 sipas prokuroreve.

19 April 2024, 16:38 Nga E. D
Gjyqi penal ndaj ish-Presidentit Trump, nis përzgjedhja e
Donald Trump

SHBA- Një grup i tjetër personash do të merren në pyetje për t'u zgjedhur si anëtarë rezervë të jurisë në gjyqin penal që po mbahet në Nju Jork ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Që juria të kompletohet do të duhet të zgjidhen 12 anëtarë si dhe 6 rezervë, për çdo të papritur.

Trump akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e biznesit, për të fshehur një marrëdhënie me një ish-aktore të filmave pornografikë, që nëse bëhej publike mund t’i dëmtonte atij potencialisht fushatën e zgjedhjeve të vitit 2016 sipas prokuroreve. Ata thone se Trump i dha aktores 130 mijë dollarë me synimin për të blerë heshtjen e saj mbi këtë çështje.

Të enjten u zgjodh një juri prej 12 njujorkezësh, e tashmë vëmendja është kthyer tek anëtarët rezervë, të cilët duhet të zotohen të lënë mënjanë pikëpamjet personale të tyre dhe të gjykojnë në mënyrë të paanshme kandidatin republikan për president.

Procesi i zgjedhjes së jurisë ka treguar se mund të jetë i paparashikueshëm sikurse ishte rasti i largimit të dy anëtarëve të zgjedhur këtë të martë.

Një prej anëtareve u largua vetë duke shprehur shqetësimin se identiteti i saj ishte bërë publik si dhe hedhur dyshime mbi aftësinë e saj për të qenë e drejtë dhe e paanshme në vendim.

Anëtari tjetër u skualifikua, pasi prokurorët gjetën informacione që ngritën pikëpyetje mbi vërtetësinë e përgjigjeve që ai kishte dhënë për t’u zgjedhur.

Në aktpadinë që po gjykohet në Nju Jork përfshihen 34 akuza, shumica e të cilave për falsifikim të të dhënave të biznesit.

Prokuroret thone se para zgjedhjeve të vitit 2016, zoti Trump, në atë kohë kandidat për president, përmes kompanisë së tij, i dha avokatit të tij personal, Michal Cohen 130 mijë dollarë për të paguar ish-aktoren e njohur të filmave për të rritur, Stormy Daniels, që ajo të mos bënte publike një marrëdhënie që kishte patur me zotin Trump, vite të shkuara. Synimi, sipas prokurorisë ishte që njoftimi të mos bëhej publik, pasi mund ta dëmtonte atë gjatë fushatës elektorale. Prokurorët thonë se pagesa prej 130 mijë dollarësh që iu dha zonjës Daniels, u regjistrua si shpenzim ligjor i kompanisë së zotit Trump, por ata thotë se nuk ishte i tillë, por një shpenzim personal. Vetë zoti Trump e ka mohuar vazhdimish të ketë patur një marrëdhënie me zonjën Daniels dhe e ka quajtur gjyqin ndaj tij politik dhe një sulm ndaj vendit.

Gjykatësi i çështjes ka sugjeruar që deklaratat hapëse të palëve të fillojnë që të hënën. Ish-presidenti do të qëndrojë në sallën e gjyqit në Manhatan për javë të tëra, duke e detyruar të luajë një rol të dyfishtë, atë të të pandehurit në një proces penal dhe të kandidatit, në sfondin e garës së fortë kundër Presidentit Joe Biden.

Gjykatësi Juan M. Merchan gjithashtu pritet të zhvillojë një seancë dëgjimore të premten për të shqyrtuar një kërkesë të prokurorëve për të trajtuar të çështje ligjore të mëparshme të zotit Trump nëse ai vendos të dëshmojë në gjyqin penal mbi falsifikimin e të dhënave të biznesit. Prokurorët kanë thënë se duan ta marrin në pyetje zotin Trump në lidhje me gjyqin më të fundit civil ndaj tij, ku ai u shpallur fajtor për mashtrim me pasurinë dhe u detyrua të paguajë një shumë prej 454 milionë dollarësh. Vetë zoti Trump e ka apeluar vendimin.

Zoti Trump thotë se nuk bëri asnjë shkelje dhe se është viktimë e një sistemi drejtësie të motivuar politikisht, që po kërkon të pengojë përpjekjet e tij për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka bërë kritika në rrjetet sociale ndaj gjykatësit të çështjes, prokurorëve dhe dëshmitarëve të mundshëm, duke bërë që prokurorët të kërkojnë penalizimin e tij për shkelje të mundshme të një urdhri të mëparshëm të gjykatës që ndalon sulmet ndaj dëshmitarëve apo anëtarëve të gjykatës.

Të enjten zoti Trump tha para gazetarëve se duhej të ishte në fushatë dhe jo në gjykatë, duke shtuar se kjo gjë ka irrituar shumë vetë. Duke e cilësuar gjyqin si të padrejtë zoti Trump tha se “e gjithë bota po e sheh këtë skemë mashtrimi (ndaj tij) në Nju Jork".

Anëtarët e zgjedhur të jurisë janë të profesioneve të ndryshme dhe janë zgjedhur mes dhjetra të tjerëve që janë skualifikuar.

Gjyqi i Nju Jorkut është i pari që shkon për gjykim ndër 4 çështjet penale që rëndojnë ndaj ish-Presidentit Trump dhe ndoshta mund të jetë i vetmi për të cilin mund të ketë një vendim, para zgjedhjeve të nëntorit.

Apelimet kanë shkaktuar vonesa në tre rastet e tjera, në dy prej të cilave zoti Trump akuzohet për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe në një tjetër për mbatje të paligjshme e të qëllimtë të dokumenteve sekrete./VOA

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin