29 March 2026, 16:27
Nga D.S

Një terminal i madh rus për eksporte të naftës është goditur sërish nga dronët, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë, teksa Ukraina pretendon se sulmet e saj e kanë kufizuar rëndë kapacitetin e Rusisë për të përfituar nga rritja globale e çmimeve të energjisë.
Qendra Ust-Luga, në brigjet jugore të Gjirit të Finlandës, afër Shën Petersburgut, është dëmtuar dhe i është vënë flaka në sulmet e 29 marsit, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Aleksandr Drozdenko.
Ai nuk e ka identifikuar vendin prej nga është nisur droni dhe Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina ka nisur më shumë se 345 dronë përgjatë natës në drejtim të Rusisë.
Kjo është të paktën hera e dytë që Ust-Luga është goditur brenda ditësh. Imazhet satelitore të 27 marsit tregojnë tym dhe flakë duke dalë prej qendrës.
Primorsk, një tjetër terminal i madh për eksporte në brigjet veriore të gjirit, është goditur po ashtu një javë më parë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është në një udhëtim në Lindje të Mesme – dhe po bën përpjekje për t’i çuar përpara kapacitetet e Kievit për luftërat me dronë – ka thënë më 28 mars se rreth 40 për qind e kapaciteteve të eksportit në Ust Luga është goditur rëndë.
Ai ka thënë se Ukraina do të ndalojë së shënjestruari objektet ruse nëse Moska nuk e godet më infrastrukturën ukrainase të energjisë, e cila është dëmtuar goxha shumë në dimër.
Me qasje në Detin Baltik, Primorsk dhe Ust-Luga janë dy prej terminaleve më të mëdha për eksportim të naftës ruse në tregjet perëndimore. Javën e kaluar, Reuters ka raportuar se fushata ukrainase mund të ketë vënë jashtë funksionit 40 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të eksportit rus.
Edhe gazsjellësi i madh Druzhba, që kalon nëpër territorin ukrainas, nuk ka qenë në punë që disa muaj.
“Ky është kërcënimi më serioz për eksportet e naftës ruse dhe produkteve ruse prej nisjes së luftës”, ka thënë analisti i energjisë, Boris Aronshtein.
Rusia, në anën tjetër, ka vazhduar të sulmojë Ukrainën, duke nisur më shumë se 400 dronë dhe raketa në qendra të ndryshme të shtetit, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Dhjetëra persona janë plagosur në rajonin Harkiv, sipas autoriteteve.
Në rajonin e Odesas, dronët e kanë goditur një objekt të energjisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qyteza të afërta, sipas ekipeve të emergjencës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
rusia ukraina
Bota
29 March 2026, 15:40
D.S
IRAN- Vendet e Gjirit raportuan një seri sulmesh ndërsa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyri në javën e saj të pest&e...
Bota
29 March 2026, 14:51
E.d
Foto ilustruse
Përdoruesit e mediave sociale janë bërë më të mirë në dallimin e shenjave të dukshme të mj...
Bota
29 March 2026, 14:29
E.d
Papa Leoni XIV
ITALI- Papa Leoni XIV tha gjatë meshës së zhvilluar me rastin e të Dielës së Palmave, në Sheshin e ...
Bota
29 March 2026, 14:14
E.d
Valdimir Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Valdimir Zelensky ka pretenduar se Rusia i ka dhënë informacion Iranit për një...
Bota
29 March 2026, 13:47
E.d
Foto ilustruse
Një terminal i madh rus për eksporte të naftës është goditur sërish nga dronët, kanë konfirmuar...
Bota
29 March 2026, 12:28
E.d
Presidenti i Iranit, Massoud Pezeskian
IRAN- Presidenti i Iranit, Massoud Pezeskian ka paralajmëruar një kolaps në ekonominë ...
Bota
29 March 2026, 11:06
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta pas një deklarate të drejtpërdrejtë dhe të...
Bota
29 March 2026, 11:56
E.d
Foto ilustruse
RUSI- Porti rus i Ust-Luga, një nga pikat më të rëndësishme për eksportin e naftës ruse, është ...
Bota
29 March 2026, 11:33
E.d
Foto ilustruse
Rebelët Huthi të Jemenit – aleatë të Iranit – e kanë thelluar përfshirjen në luftën...
Bota
29 March 2026, 11:17
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Irani ka goditur me raketa Izraelin, ditën e sotme. Mediat raportojnë se Irani lëshoi tre raketa drejt Izraelit ...