LIVE UPDATES
Bota

Goncharenko: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta pranojë Kosovën

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.

23 April 2024, 11:45 Nga N.F
Goncharenko: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta
Goncharenko

UKRAINË- Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të.

“Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, thotë Goncharenko, duke iu referuar, siç shprehet ai, trendit në Serbi.

Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, “duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Goncharenko, ju lobuat për një votë pozitive për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komiteti i Ministrave në maj. A mendoni se do të kalojë?

Oleksiy Goncharenko: Mendoj se po. Vota në Asamblenë Parlamentare ishte historike dhe tani duhet ta përfundojmë këtë punë. Mendoj se Komiteti i Ministrave do ta ftojë zyrtarisht Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do t’u thoshit vendeve që nuk janë ende të sigurta për mbështetjen e Kosovës?

Oleksiy Goncharenko: Kosova e meriton këtë, Kosova i përket botës së lirë. Asaj i duhet ndihma jonë për zhvillimin e vlerave si vend i ri, si demokraci e re. Asaj i duhet ekspertiza e Këshillit të Evropës. Kjo nuk ka të bëjë me debatet politike, ka të bëjë me dy milionë njerëz, të cilët e meritojnë të jenë pjesë e organizatës më të madhe në botë, e cila lufton për të drejta të njeriut, sundim të ligjit, demokraci - për vlerat thelbësore për të gjithë ne.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se, në javët në vazhdim, mund të dalin kushte të reja për Kosovën?

Oleksiy Goncharenko: Nuk e di se çfarë do të ndodhë në Komitetin e Ministrave. Nuk është fusha ime e përgjegjësisë. Unë jam anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe vendimi ynë është i qartë: Ne i bëjmë thirrje Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Por, disa deputetë e kanë përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin duhet ta formojë Kosova. A mendoni se ai mund të bëhet pengesë?

Oleksiy Goncharenko: Shpresoj të mos bëhet pengesë.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të sigurohet Kosova që të mos e humbasë mundësinë e saj në maj?

Oleksiy Goncharenko: Autoritetet e Kosovës duhet të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj këtyre vlerave themelore, demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit - kjo është më e rëndësishmja.

Dhe, pasi të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova ka shumë punë për të bërë, të zbatojë e të miratojë konventa, të cilat janë thelbësore për organizatën tonë.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni deklaruar hapur se synimet e Serbisë në Kosovë janë të ngjashme me synimet e Rusisë në Ukrainë. A mund ta shtjelloni më shumë këtë?

Oleksiy Goncharenko: Fatkeqësisht, shoh se në Serbi ka dy trende. Njëri ka të bëjë me ndërtimin e një vendi demokratik, të cilin e mbështes plotësisht, dhe tjetri ka të bëjë me rindërtimin e perandorisë serbe. Dhe, e kam thënë hapur se epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund.

Të gjitha këto ndjenja revanshiste dhe imperialiste që një pjesë e politikanëve serbë po përpiqen t’i promovojnë në Serbi, t’i forcojnë në Serbi, janë një pengesë e madhe për zhvillimin e vetë Serbisë.

Andaj, Serbia duhet të pajtohet me faktin se nuk mund të jetë më perandori. Duhet të jetë një vend normal dhe demokratik. Në këtë mënyrë, do të ishte pjesë e botës së lirë. Në mënyrë tjetër, do të vazhdojë të jetojë në varfëri, në revanshizëm, duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan.

Radio Evropa e Lirë: Si duhet të parandalohen këto përpjekje, sipas jush?

Oleksiy Goncharenko: Nuk jam në pozicion për të thënë se çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia, por, personalisht, besoj se nuk mund të ketë zona gri në Evropë. Kosova nuk mund të jetë zonë gri. Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur, i njohur prej vendeve të tjera, dhe të krijojë marrëdhënie me Kosovën si fqinje. Kjo është një punë që duhet kryer dhe prej saj do të përfitonin Kosova dhe Serbia dhe e gjithë Evropa.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni lobuar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina. A ka ndonjë përparim në këtë drejtim?

Oleksiy Goncharenko: Jo, nuk ka ndonjë përparim sa i përket kësaj çështjeje, për momentin, por arsyeja është e qartë. Ukraina është në një pozitë shumë të vështirë dhe, me gjithë respektin për Kosovën, ajo nuk është çështja kryesore për Ukrainën tani.

Marrë nga REL

goncharenko kosova serbia ukraina

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin