23 July 2022, 07:52
Nga s.s
Blake Lemoine dhe Google
SHBA- Google ka shkarkuar një nga inxhinierët e saj, i cili tha se roboti i inteligjencës artificiale i kompanisë (Lamda) ka ndjenja, e cila shfaqte vetëdije të ngjashme me njeriun. Muajin e kaluar, Blake Lemoine doli publikisht me teorinë e tij se teknologjia gjuhësore e Google është e ndjeshme dhe prandaj duhet të respektohen "dëshirat" e saj.
Google dhe disa ekspertë të AI, mohuan pretendimet, dhe ditën e premten kompania konfirmoi se ai ishte shkarkuar. Lemoine i tha BBC-së se po merr këshilla ligjore dhe nuk pranoi të komentojë më tej. Në një deklaratë, Google tha se pretendimet e Lemoine në lidhje me Modelin e Gjuhës për Aplikacionet e Dialogut (Lamda) ishin "krejtësisht të pabaza" dhe se kompania punoi me të për "shumë muaj" për ta sqaruar këtë gjë, raporton BBC.
“Pra, është për të ardhur keq që pavarësisht angazhimit të gjatë në këtë kompani ku tema është përfolur shumë nëpër mbledhje, Blake ende zgjodhi të shkelte vazhdimisht politikat e qarta të punësimit dhe të sigurisë së të dhënave që përfshijnë nevojën për të mbrojtur informacionin e produktit”, thuhet në deklaratë.
Lamda është një teknologji përparimtare që Google thotë se mund të përfshihet në biseda të lira. Është mjeti i kompanisë për ndërtimin e chatbots. Blake Lemoine filloi të ishte ishte në faqet e para të revistave prestigjioze muajin e kaluar kur tha se Lamda po shfaqte vetëdije të ngjashme me njeriun. Ajo ngjalli diskutime mes ekspertëve dhe entuziastëve të AI rreth avancimit të teknologjisë që është krijuar për të imituar njerëzit.
Inxhinieri Lemoine, i cili ka punuar për ekipin Përgjegjës të AI të Google, i tha Washington Post se detyra e tij ishte të testonte nëse teknologjia përdorte gjuhë diskriminuese ose urrejtjeje. Ai zbuloi se Lamda tregonte vetëdije dhe mund të zhvillonte biseda rreth fesë, emocioneve dhe frikës. Kjo e bëri Lemoine të besonte se pas aftësive të tij mbresëlënëse verbale mund të qëndronte edhe një mendje e ndjeshme. Gjetjet e tij u hodhën poshtë nga Google, të cilin e pushuan dhe i vendosën gjobë për shkelje të politikës së konfidencialitetit të kompanisë.
Në deklaratën e saj, Google tha se e merr zhvillimin e përgjegjshëm të AI "shumë seriozisht" dhe publikoi një raport që detajon këtë. Ai shtoi se çdo shqetësim i punonjësve në lidhje me teknologjinë e kompanisë është shqyrtuar "gjërësisht" dhe se Lamda ka kaluar nëpër 11 rishikime. “I urojmë më të mirat Blake”, përfundon deklarata. Ai nuk është inxhinieri i parë i AI që del publikisht me pretendimet se teknologjia e AI po bëhet më e ndërgjegjshme. Gjithashtu muajin e kaluar, një tjetër punonjës i Google ndau mendime të ngjashme me The Economist .
google
Bota
23 July 2022, 07:27
A.B
Babis Anagnostopoulos
GREQI- Babis Anagnostopoulos, i cili po vuan dënimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline Crouchs, k...
Bota
23 July 2022, 07:03
A.B
Por ato mund të përkeqësojnë kujdesin për të gjitha gratë shtatzëna, shkruan The Economist
Laura Buckingham mund t&eu...
Bota
23 July 2022, 01:30
k.m.
Steve Bannon
Një juri amerikane ka gjetur se Steve Bannon, strategu i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është fajtor në dy akuza ...
Bota
22 July 2022, 19:53
k.m.
Pamje nga tragjedia në Izrael
TEL AVIV- Një incident tragjik ndodhi në Izrael, ku një gropë 13 metra e thellë u hap dhe "g&eu...
Bota
22 July 2022, 19:46
k.m.
Francis Fukuyama dhe Vladimir Putin
TIRANË- Francis Fukuyama është më i njohur për librin e tij "Fundi i historisë dhe njeriu...
Bota
22 July 2022, 18:03
d.a.
George Dodson
BRITANI- Një grua ka vdekur, një foshnjë është plagosur dhe një burrë i akuzuar për vrasje në li...
Bota
22 July 2022, 17:55
d.a.
Melania Trump
SHBA- Ish-zonja e parë Melania Trump tha në një intervistë të re me Fox se ajo nuk ishte në dijeni t&...
Bota
22 July 2022, 17:49
d.a.
Berluscono dhe Draghi
ITALI- Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ironizuar dorëheqjne e kryeministrit Mario Draghi, e cila çoi vendin...
Bota
22 July 2022, 17:39
d.a.
Peskov
RUSI- Kremlini tha të premten se është “shumë e rëndësishme” që të zhbllokohen eksportet, teksa ...
Bota
22 July 2022, 17:30
d.a.
Lufta ne Ukraine
RUSI- Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë më 22 korrik se Uashingtoni beson që Rusia është duke u...