10 August 2022, 11:20
Nga d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Greqia do të largohet më 20 gusht nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” e Bashkimit Evropian, tha Ministria e Financave të mërkurën. Kjo lëvizje do t’i lejojë Athinës që të ketë liri më të madhe në krijimin e politikave ekonomike.
Zhvillimet dhe politikat ekonomike të Greqisë janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit. Këto ndihma ishin në vlerë prej mbi 260 miliardë eurosh që Greqia mori nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në mes viteve 2010 dhe 2015.
“Pas 12 vjetësh... një kapitull i vështirë për shtetin tonë po mbyllet”, tha ministri grek i Financave, Christos Staikouras.
“Greqia i rikthehet normalitetit evropian dhe nuk do të jetë më një përjashtim në Eurozonë”, shtoi ai.
Staikouras tha se Athina ka përmbushur një sërë kriteresh dhe reformash dhe largimi nga korniza evropiane është konfirmuar përmes një letre nga zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis, dhe komisioneri për Ekonomi, Paolo Gentiloni.
Qëkur ka dalë nga pakot e shpëtimit më 2018, Greqia është varur krejtësisht nga tregjet për financimin e nevojave të shtetit. Korniza mbikëqyrëse kishte për qëllim që Greqia të vazhdonte zbatimin e masave që do të parandalonin vështirësitë ekonomike, por edhe realizimin e reformave strukturore që kanë për synim rritjen e qëndrueshme ekonomike./REL/
bashkimi europian fondi monetar ndërkombëtar
Bota
10 August 2022, 11:08
d.a.
Sanija Ahmeti
ZVICËR- Sanija Ahmeti, një politikane në Zvicër e cila kishte lindur në vitin 1992 në Kosovë, po shkakton ...
Bota
10 August 2022, 11:07
k.m.
Sëmundja Lyme
SHBA- Studiuesit janë një hap më afër zhvillimit të një vaksine për sëmundjen Lyme, e cila prek ...
Bota
10 August 2022, 10:48
d.a.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke iu bërë sërish thirrje serbëve që t&rsq...
Bota
10 August 2022, 10:22
k.m.
FRANCË- Pas gati gjashtë orësh punë, 800 kg u ngrit nga lumi me vinç dhe u vendos në një maune për t'u hedhur më...
Bota
10 August 2022, 10:17
d.a.
lufta ne Ukraine
Nga CNN
Premtimet për liri dhe pasuri u bëhen të dënuarve në qelitë e ngushta të burgut. Pasojn&e...
Bota
10 August 2022, 10:13
k.m.
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka shitur 6.9 miliardë dollarë aksione të kompanisë "Tesla" pasi pranoi se mund t'i nevojiten fondet n&e...
Bota
10 August 2022, 10:12
d.a.
Scott Perry
SHBA- Agjentët federalë të SHBA-së kanë sekuestruar telefonin celular të Përfaqësuesit Scott Perry (Pen...
Bota
10 August 2022, 10:07
d.a.
covid ne Kine
KINË- Kina po garon për të eliminuar shpërthimet e Covid-19 në qendrat turistike të Tibetit dhe Hainanit, me au...
Bota
10 August 2022, 09:53
k.m.
Donald Trump
SHBA- Kontrolli i FBI-së në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida të hënën sinjalizoi nj&eu...
Bota
10 August 2022, 10:01
d.a.
Aeroporti
FRANCË- Një burrë i cili po kërcënonte njerëzit me thikë është qëlluar për vdekje në ...