Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ministri i Shtetit, Akis Skertsos deklaroi se mbrojtja e fëmijëve në internet është përgjegjësi e shtetit dhe detyrim i kompanive që operojnë platformat digjitale.
GREQI - Qeveria greke po përgatit një paketë të re masash për kufizimin e aksesit të fëmijëve nën 15 vjeç në rrjetet sociale Instagram, Facebook dhe TikTok. Sipas planit të propozuar, ndalimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, me synimin për të mbrojtur shëndetin mendor dhe fizik të të miturve dhe për të parandaluar varësinë nga teknologjia.
Projektligji parashikon që platformat të kenë përgjegjësinë për verifikimin e moshës së përdoruesve, përmes metodave të besueshme dhe në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale. Në kuadër të kësaj nisme, autoritetet greke po shqyrtojnë edhe mundësinë e përfshirjes së Snapchat dhe platformave të tjera në një fazë të mëvonshme.
Ministri i Shtetit, Akis Skertsos deklaroi se mbrojtja e fëmijëve në internet është përgjegjësi e shtetit dhe detyrim i kompanive që operojnë platformat digjitale. Ai paralajmëroi se qeveria është e gatshme të përballet edhe me kompanitë e mëdha të teknologjisë për të garantuar zbatimin e masave.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, theksoi se përdorimi problematik i rrjeteve sociale mund të ndikojë në gjumin, përqendrimin, vetëvlerësimin dhe marrëdhëniet shoqërore të fëmijëve. Sipas tij, kufizimi i moshës synon të parandalojë këto pasoja dhe t'u krijojë të miturve më shumë hapësirë për të mësuar, luajtur dhe zhvilluar marrëdhënie në jetën reale.
Nisma është pjesë e strategjisë kombëtare të Greqisë për mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe lidhet gjithashtu me diskutimet në nivel europian për vendosjen e një kufiri të përbashkët moshe dhe forcimin e sigurisë në shërbimet digjitale./Dosja.al
Pamje ARABIA SAUDITE- Huthët e Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës në Aeroportin Nd&e...
Pedro Sanchez SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka konfirmuar se anije luftarake të Marokut kanë hyrë pa leje në ujë...
Shërbimet e internetit të Yandexit janë kufizuar dukshëm nga sulmet me dronë ukrainas. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, th...
pamje ARABIA SAUDITE- Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pas n...
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka investuar rreth 366 milionë dollarë në fushatat politike për zgjedhjet e mesit të mandatit në SH...
George Gibney IRLANDË- Ish-trajneri i ekipit olimpik të notit të Irlandës George Gibney, është dënuar në Dublin me ...
Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk...
EVROPË- Bashkimi Evropian pritet të hapë të martën kapituj të rinj negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë, duke shë...
Pamje BRUKSEL- 10 të mitur janë arrestuar në Bruksel, pas përplasjeve të reja me policinë pranë stacionit hekurudhor Mid...
Pamje UKRAINA- Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës janë më shumë se dyfishuar gjatë këtij...