LIVE UPDATES
Bota

Grupet gjermane dominojnë tregun e automobilëve elektrikë

Markat gjermane po ecin më mirë edhe sa i përket shitjeve: në krahasimin e markave, Volkswagen është qartësisht në krye me 62.000 automobilë të shitur. Së bashku me Skoda-n, Audi-n dhe Seat-in, tre marka të tjera të VW gjithashtu përfshihen në 10 automobilët elektrikë më të shitur.

9 January 2025, 15:52 Nga N.F
Grupet gjermane dominojnë tregun e automobilëve elektrikë
ID.4 i Volkswagen

GJERMANI- Prodhuesit gjermanë të automjeteve tani dominojnë tregun e automobilëve elektrikë në Gjermani. VW së bashku me markat e veta, Skoda-n, Audi-n dhe Seat-in përfshihen në 10 automobilët elektrikë më të shitur. Janë kryesisht grupet e huaja si Renault dhe Tesla që po vuajnë në tregun e automobilëve elektrikë në Gjermani. Ata po shesin gjithnjë e më pak automjete në Gjermani, ndërsa prodhuesit gjermanë dominojnë.

Në tërësi, shitjet e automobilëve elektrikë në Gjermani ranë ndjeshëm vitin e kaluar. "Në vend të lulëzimit të shpresuar për automjetet elektrike, niveli i shitjeve ishte dukshëm më i ulët se në dy vitet e mëparshme," thotë Constantin M. Gall, partner menaxhues dhe Drejtues Mobiliteti në EY për rajonin e Evropës Perëndimore. Numri i regjistrimeve të reja të automobilëve elektrikë ra me 27% vitin e kaluar pas përfundimit të parakohshëm të subvencionit të blerjes.

"Pothuajse të gjithë prodhuesit kanë ndjerë rënien e interesit për automjetet elektrike - por në përgjithësi, grupet gjermane kanë arritur të afirmohen në një mjedis shumë të vështirë tregu, të ndihmuar nga premierat tërheqëse të modeleve", shpjegon Gall.

Prodhuesit gjermanë të makinave kryesojnë në krahasim


Prodhuesit vendas të makinave tani dominojnë tregun e automobilëve elektrikë në Gjermani: prodhuesit gjermanë qenë në gjendje ta rrisin pjesën e tyre të tregut nga 49% në 61% deri në vitin 2024, siç tregohet nga një studim i firmës konsulente EY bazuar në të dhënat e Zyrës Federale për Transportet e Motorizuara.

Markat gjermane po ecin më mirë edhe sa i përket shitjeve: në krahasimin e markave, Volkswagen është qartësisht në krye me 62.000 automobilë të shitur. Së bashku me Skoda-n, Audi-n dhe Seat-in, tre marka të tjera të VW gjithashtu përfshihen në 10 automobilët elektrikë më të shitur.

Sipas të dhënave të EY, rënia e shitjeve goditi edhe grupet gjermane të automobilave, por vetëm me 9%, ndërsa markat e huaja shënuan humbje më të mëdha. Shifrat e shitjeve për Tesla-n, Stellantis dhe Renault kanë parë rënie veçanërisht të forta. Rënia ishte 42% për Tesla-n, 66% për Stellantis dhe 68% për Renault.

Grupet kineze nuk përparojnë


Për prodhuesit kinezë, rënia ishte vetëm 14%, pak më pak se për prodhuesit gjermanë. Megjithë avantazhet e çmimeve, grupe të tilla si Geely, BYD dhe SAIC nuk arritën të konsolidohen, pjesa e tyre e tregut pati rritje të moderuar prej 8-10%. Është gjithashtu e habitshme që kinezët performuan më pak mirë në fund të vitit: në tremujorin e katërt, shitjet e tyre ranë me 17% dhe pjesa e tyre e tregut u rikthye në 8%.

Jan Sieper i EY nuk pret një ndryshim të tendencës vitin e ardhshëm, duke pasur parasysh konkurrencën nga Lindja e Largët. "Ne sigurisht që po shohim përpjekje të konsiderueshme nga ana e prodhuesve kinezë për t'u vendosur në Gjermani. Por deri tani, sukseset kanë qenë të kufizuara, pavarësisht nga pajisjet shpesh të mira dhe çmimet e favorshme," shpjegoi ai. "Për të qenë vërtet të suksesshëm, ofruesit e rinj kanë nevojë për një strategji dhe këmbëngulje gjithëpërfshirëse." Ai thekson: "Duhet kohë për të ndërtuar besim dhe besnikëri ndaj markës kur je një lojtar i ri."

Biznesi jashtë vendit rëndon bilancin e prodhuesve gjermanë


Ndërsa prodhuesit kinezë po përpiqen të vendosen në Gjermani, problemet e prodhuesve gjermanë ndodhen kryesisht jashtë dhe veçanërisht jashtë BE, "ku automobilët elektrikë gjermane të segmentit më të lartë janë larg nga suksesi i modeleve të krahasueshme me motor me djegie për sa i përket shitjeve", shpjegon Gall, ekspert në EY.

"Në vitin e ri, dobësimi i shitjeve të automobilëve elektrikë përbën një rrezik potencialisht shumë të kushtueshëm për shumë prodhues të cilët nuk mund të përmbushin objektivat më të ashpra të emetimeve të BE-së thjesht, sepse nuk po shesin "mjaftueshëm automobilë elektrikë"", thotë Gall. Ai për këtë arsye pret ulje çmimesh dhe oferta të favorshme financimi në një front të gjerë, ndërsa në të njëjtën kohë, makinat me motor me djegie ka të ngjarë të bëhen më të shtrenjta.

Klima e biznesit ka qenë më e mirë


Mungesa e porosive dhe parashikimi i dobët për biznesin e huaj po lënë gjurmë: sipas Institutit Ifo, morali në industrinë gjermane të automobilave të goditur nga kriza është përkeqësuar më tej. Indeksi mujor i klimës së biznesit në sektorin e automobilave ra në -34,7 pikë në dhjetor 2024, pas -32,4 pikë në nëntor, njoftuan ekonomistët e Mynihut.

Instituti i Kërkimeve Ekonomike anketon kompanitë çdo muaj si për vlerësimin e situatës aktuale të biznesit ashtu edhe për pritshmëritë e tyre për muajt e ardhshëm. Kur kompanitë janë kryesisht pesimiste, vlerat përkatëse të treguesve janë negative. Në dhjetor, pritshmëritë për muajt në vijim u bënë edhe më pesimiste, ku treguesi përkatës ra nga minus 30.9 në minus 37.1 pikë./DW

automobilë elektrike treg

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin