10 May 2023, 13:49
Nga f.i
Avokati Gregory Kehoe
HAGË- Në seancën e sotme teksa po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të ri, Thaçi, avokati Gregory Kehoe ka kërkuar kohë që të diskutojë me klientin në lidhje me kundërpyetjet për dëshmitarin. Ai ka thënë se janë akuza të rënda dhe për këtë duhet kohë për të bërë hetime të tjera para se të fillojnë pyetjet e ekipit mbrojtës.
Gjithashtu avokati Gregory Kehoe është shprehur se Thaçi ka kërkuar që gjatë së premtes të diskutojnë lidhur me këtë çështje.
“Klienti më kërkoj, nëse mund të flasim të premten për këtë, ka shumë gjëra që duam të diskutojmë lidhur me këto. E kuptoj edhe shqetësimin për kohën, por sikurse ju e dini, këto janë çështje shumë të rënda dhe akuza të rënda. Dhe për këtë na nevojitet më shumë se një orë kohë që të diskutojmë me klientin”,- ka thënë avokati mbrojtës.-
Ndërkohë Kehoe ka thënë para trupit gjykues që i duhet të bëjë hetime të tjera dhe se i duhet koha e nevojshme, para fillimit të kundërpyetjeve.
Smith: Unë po ju them që do të keni më shumë se një orë.
Kehoe: Unë po ju kërkoj se unë kam informacion dhe më duhet të bëjë hetime të tjera dhe për këtë më duhet koha e nevojshme që ta bëjë, përpara se të fillojë më kundërpyetjet.
Smith: Mirë pra, do ta shohim. Sidoqoftë ju mund të shfrytëzoni çdo alternativë tjetër që ekziston dhe zyra administrative do të përpiqet të plotësojë çdo kërkesë që keni ju lidhur me këtë, sepse mund të merrni kohë shtesë”, ka thënë Smith.
Përveç një pjese të shkurtër të dëshmitarit të dytë, seancat e tjera në këtë proces gjyqësor janë zhvilluar tërësisht private.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.
kosova ne hage
Bota
10 May 2023, 13:32
A.B
Mbledhja
Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftes&eu...
Bota
10 May 2023, 13:10
f.i
Yoshimasa Hayashi
JAPONI- Japonia është në bisedime për të hapur një zyrë të NATO-s, e para e këtij lloji...
Bota
10 May 2023, 12:56
f.i
Vladimir Putin dhe Prigozhin
RUSI- Një video e postuar në internet nga shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka shkaktuar një furi ...
Bota
10 May 2023, 12:43
m.s
foto ilustruese
IRAN- Iranianët po shesin organet e tyre, për shkak të varfërisë dhe krizës së thellë. Njerëz...
Bota
10 May 2023, 12:23
f.i
foto ilustruese
SHBA- Ceo i 'Twitter', Elon Musk së fundmi është shprehur se po punohet që rrjeti social mos jetë më vet...
Bota
10 May 2023, 12:11
f.i
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se deri më tani, janë dor&eum...
Bota
10 May 2023, 12:12
m.s
foto nga aksidenti
GJERMANI- 52 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në një autostradë në Bran...
Bota
10 May 2023, 11:53
m.s
foto ilustruese
SERBI- Serbia duket se nuk po gjen qetësi. Pas masakrës në një shkollë fillore ku vdiqën 9 persona, nj&...
Bota
10 May 2023, 11:38
f.i
Pamje nga arrestimi
SERBI- Është arrestuar babai i vrasësit masiv Uros Blazic, të dyshuar për masakrën në Mlla...
Bota
10 May 2023, 11:14
f.i
Gratë e vrara
EUROPË- Policia në tre vende evropiane po kërkon ndihmë për identifikimin e 22 grave të vrara, emrat ...