"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Hamasi mirëpret planin arab të rindërtimit të Gazës
Në të njëjtën kohë, grupi shprehu mbështetjen për krijimin e Komitetit të Mbështetjes së Komunitetit, një organ i përkohshëm administrativ i krijuar në kuadër të samitit arab në Kajro dhe i cili do të mbikëqyrë përpjekjet për ndihmë, rindërtim dhe qeverisje në Gaza.
4 March 2025, 22:20Nga r.ll
foto ilustruese
GAZË- Hamasi përshëndeti planin e miratuar nga udhëheqësit arabë për rindërtimin e Gazës, si dhe krijimin e një komiteti për të mbikëqyrur proceset e rindërtimit dhe qeverisjes në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta.
“Ne mirëpresim planin e rindërtimit të Gazës, siç është miratuar në deklaratën përfundimtare të samitit, dhe bëjmë thirrje që të sigurohen të gjitha burimet e nevojshme për suksesin e tij”, thuhet në një deklaratë të Hamasit.