30 May 2024, 16:25
Nga N.F
Ura e Ibrit
KOSOVË- Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë janë deklaruar rreth diskutimeve për hapjen e Urës së Ibrit. Në një përgjigje për median, “Klan Kosova”, zyra e BE-së kanë thënë se vendimi për këtë duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel.
Në përgjigje thuhet se duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë.
“Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë.” ka thënë një zëdhënëse e Zyrës.
Po ashtu, ajo ka ftuar palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“BE-ja mbetet e gatshme për të lehtësuar bisedimet. BE-ja gjithashtu u kërkon të gjithëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues që mund të rrezikojë stabilitetin e terrenit dhe të largojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve – që duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor.” u shpreh më tej në përgjigje zëdhënësja.
Pyetur në lidhje me këto raportime, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se policia është e gatshme të zbatojë çdo vendim të Qeverisë së Kosovës.
kosove be ura e ibrit
Bota
30 May 2024, 16:21
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës...
Bota
30 May 2024, 16:05
E. D
LONDËR-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku një vajzë nëntë vjeçare është qëllu...
Bota
30 May 2024, 16:09
N.F
Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i vizitojë Normandinë dhe Parisin nga 5 deri më 9 qershor, pë...
Bota
30 May 2024, 15:49
E. D
foto ilustruese
ISLANDË- Një vullkan në gadishullin në Islandë vazhdoi të nxjerrë llavë dhe të lëshoj&eum...
Bota
30 May 2024, 15:30
E. D
pamje nga aeroporti
SHBA- Erërat e forta në SHBA kanë lëvizur një aeroplan të kompanisë American Airlines i cili ës...
Bota
30 May 2024, 15:30
N.F
Zveçan
KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka shkarkuar nënkryetaren Natasha Tomaniq. Sipas mediave në Kosovë ven...
Bota
30 May 2024, 15:25
N.F
Protesta
TURQI- Një protestë paqësore në Turqi hyri në javën e saj të njëmijtë në muajin maj duke u b&eum...
Bota
30 May 2024, 15:18
B.Z
Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer.
MAQEDONI E VERIUT - Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë për zba...
Bota
30 May 2024, 15:13
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Për shumë vjet, qëndrimi i Bullgarisë në politikë të jashtme ka qenë i qartë, mirë...
Bota
30 May 2024, 14:39
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Autoritetet në Kosovë thanë se kanë arrestuar shtatë persona, nën dyshimet se kanë kryer vepr&eu...