LIVE UPDATES
Bota

Harris shpreson të përfitojë nga mbështetja e Presidentit Biden

Ajo megjithatë i mbetet besnike Presidentit Biden dhe politikave të tij.

2 September 2024, 19:29 Nga E. D
Harris shpreson të përfitojë nga mbështetja e Presidentit
Kamla harris dhe Joe Biden

SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden do të bëjnë fushatë së bashku të hënën në Pensilvani, teksa zonja Harris bën përpjekje të paraqes kandidaturën e saj si “një rrugë të re përpara”. Ajo megjithatë i mbetet besnike Presidentit Biden dhe politikave të tij.

Dyshja do të marrin pjesë në paradën e Ditës së Punës në Pittsburgh dhe do të mbajnë fjalime. Kjo do të jetë hera e parë që të dy do të ndajnë tribunën së bashku, që nga tërheqja e Presidentit Biden nga gara për t’u rizgjedhur, duke u zëvendësuar nga zonja Harris, gjë që rriti entusiazmin demokrat.

Ekipi i fushatës së zonjës Harris ka thënë se votuesit e Pensilvanisë ndihen me energji të shtuar që kur Nënpresidentja mori emërimin e partisë gjashtë javë më parë. Ekipi ka njoftuar se janë regjistruar dhjetëra mijëra vullnetarë të rinj për të ndihmuar atë dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, kandidatin demokrat për Nënpresident. Pjesëmarrja e zonjës Harris dhe Presidentit Biden në paradë, një nga më të mëdhat të tilla në vend, është pjesë e fushatës zgjedhore në shtetin fushëbetejë ndërsa kanë mbetur më shumë se dy muaj deri në ditën e zgjedhjeve. Nënpresidentja Harris fillimisht shkon në Detroit të hënën për një tubim fushate përpara se të takohet me Presidentin Biden në Pensilvani.

Zonja Harris ka kërkuar të tërheqë votuesit duke e pozicionuar veten si një shkëputje nga politika me fjalor ofendues, duke hedhur poshtë retorikën e ashpër të kundërshtarit të saj republikan, ish-presidentit Donald Trump. Ajo gjithashtu po bën përpjekje të shkojë përtej epokës së Presidentit Biden. Megjithatë, ndërsa fjalimet e saj mund të jenë të ndryshme nga ato të zotit Biden, axhenda e zonjës Harris është plot me të njëjtat çështje që ai ka mbrojtur: kufizimi i kostos për ilaçet me recetë, ekonomia dhe ndihma për familjet për të përballuar kujdesin për fëmijët.

“Ne luftojmë për një të ardhme ku të ndërtojmë atë që unë e quaj një ekonomi që krijon mundësi që çdo amerikan të ketë mundësinë të zotërojë një shtëpi, të fillojë një biznes dhe të ndërtojë pasuri midis brezave. Të kemi një të ardhme ku ne ulim koston e jetesës për Amerikën”, tha ajo në një tubim të fundit, duke i bërë jehonë thirrjeve të ngjashme të Presidentit Biden.


Nënpresidentja Harris u shfaq shkurtimisht në skenë me Presidentin Biden pasi ai mbajti fjalimin e tij në natën e hapjes së Kuvendit Kombëtar Demokratik të muajit të kaluar. Por të dy nuk kanë mbajtur fjalime në të njejtën ngjarje politike që kur vetë zoti Biden po kandidonte për postin e Presidentit. Në atë kohë, ekipi i zotit Biden e përdorte zonjën Harris kryesisht si zëdhënësen e fushatës për të drejtat e abortit, një çështje që ata besojnë se mund t'i ndihmojë të fitojnë në nëntor.

Dyshja me raste janë shfaqur edhe në ngjarje zyrtare dhe janë takuar së bashku në Shtëpinë e Bardhë që nga tërheqja e zotit Biden nga gara për tu rizgjedhur.

Për më shumë se 3 vjet e gjysmë, Nënpresidentja Harris ka qenë një nga mbështetëset kryesore të zotit Biden. Tani gjërat kanë ndryshuar, pasi zonja Harris duket se mbështetet tek zoti Biden, i cili ka lindur në qytetin Scranton, në Pensilvani - për ta fituar shtetin potencialisht vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve. Presidenti Biden, nga ana e tij, është tërhequr jo pak nga jeta publike që nga dhënia fund e garës zgjedhore. Ai ishte për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë më 19 gusht dhe që atëherë ka qenë me pushime në Kaliforninë Jugore dhe Delauer.

Por, edhe pse ajo ka marrë përsipër udhëheqjen e Partisë Demokratike, zonja Harris ka qëndruar e palëkundur në anën e Presidentit Biden. Në intervistën e saj të parë prejse Partia Demokratike ndryshoi kandidatët, zonja Harris e mbrojti me pasion punën dhe aftësinë e Presidentit Biden për të kryer punën, përkundër ngjarjeve të dy muajve të fundit që përfunduan me kandidimin e saj për Zyrën Ovale.

Presidenti 81-vjeçar u tërhoq nga gara për tu rizgjedhur në korrik pas një debati me ish Presidentin Trump ku paraqitja e tij u vlerësua shumë e dobët. Pas debatit pati një trysni të pashembullt brenda partisë së tij që ai të linte vend për një brez të ri. Zonja Harris dhe rivali republikan Trump do të debatojnë më 10 shtator.

“Ai kujdeset shumë për popullin amerikan. Ai është kaq i zgjuar dhe besnik ndaj popullit amerikan. Unë kam kaluar orë të tëra me të. Ai ka inteligjencën, përkushtimin dhe prirjen që mendoj se populli amerikan me të drejtë e meriton t’i gjej tek presidenti i tij”, tha ajo në intervistën e javës së kaluar.

Ajo shtoi për zotin Trump: “Në të kundërt, ish-presidenti nuk ka asgjë nga këto.”

Nënpresidentja Harris tha gjatë intervistës në rrjetin amerikan CNN se puna me zotin Biden ishte “një nga nderet më të mëdha të karrierës sime” dhe ajo tregoi momentin kur ai i telefonoi për t'i thënë se po largohej.

“Ai më tha se çfarë kishte vendosur të bënte dhe ... e pyeta: ‘A je i sigurt?’ dhe ai më tha, ‘Po’, dhe kështu mësova për këtë vendim.”

Zëvendëspresidentja tha se nuk kishte nevojë t'i kërkonte Presidentit Biden mbështetjen e tij sepse “ai ishte shumë i qartë se do të më mbështeste”.

Zonja Harris gjithashtu e ka mbrojtur rezultatin e punës për kufirin jugor dhe imigracionin, një nga problemet më të vazhdueshme dhe shqetësuese të administratës së Presidentit Biden. Ajo tha se ishte caktuar me detyrë të përpiqej të kuptonte “shkaqet rrënjësore” të imigracionit në vendet e tjera prej nga vinin emigrantët, megjithëse republikanët e kanë etiketuar atë si “personi përgjegjës për trajtimin e problemit të kufirit”.

“Ne kemi ligje që duhen ndjekur dhe zbatuar, që merren me njerëzit që kalojnë kufirin tonë ilegalisht dhe duhet të ketë pasoja”, tha Nënpresidentja Harris.

Ndonëse ajo ka përdorur fjalor më të ashpër ndërsa ka folur për gjendjen e rëndë të civilëve në Gazë, Nënpresidentja ka mbështetur gjithashtu përpjekjet e Presidentit Biden për të armatosur Izraelin dhe për të arritur një marrëveshje pengjesh dhe për armëpushim.

Izraeli njoftoi të dielën se kishte gjetur trupat e gjashtë pengjeve të kapur gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit që ndezi luftën në Gazë. Në mesin e gjashtë pengjeve të vrarë ishte edhe izraelito-amerikani Hersh Goldberg-Polin. Njoftimi bëri që dhjetëra mijëra izraelitë të demonstrojnë në rrugë duke kërkuar një marrëveshje armëpushimi.

Zonja Harris iu bashkua Presidentin Biden të hënën në Shtëpinë e Bardhë për t'u takuar me ekipin negociator amerikan për të diskutuar mbi përpjekjet e tyre të vazhdueshme për një marrëveshje që do të siguronte lirimin e pengjeve të mbetura./VOA

kamala harris joe biden

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin