LIVE UPDATES
Bota

Hetimi i BE për subvencionet në automjetet kineze bën bujë

Automjetet elektrike kineze aktualisht zotërojnë 8% të tregut të BE. Por dyfishimi i kësaj kuote në dy vitet e ardhshme konsiderohet parashikim realist.

15 September 2023, 19:07 Nga a.l
Hetimi i BE për subvencionet në automjetet kineze bën bujë
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian dëshiron të pengojë që tregu evropian i veturave elektrike “të përmbytet” edhe më tej “me automjete të lira kineze”.  Prandaj Komisioni Evropian (KE) do të nisë një hetim për çrregullim të tregut evropian nga Kina. Presidentja e KE,  Ursula von der Lyen deklaroi të mërkurën (13.09.) në Parlamentin Evropian në Strasburg se çmimi i veturave elektrike kineze “mbahet artificialisht i ulët me subvencione të mëdha shtetërore” kineze. Komisioni Evropian ka llogaritur se një veturë kineze kushton mesatarisht rreth 20% më pak se një veturë evropiane.

Automjetet elektrike kineze aktualisht zotërojnë 8% të tregut të BE. Por dyfishimi i kësaj kuote në dy vitet e ardhshme konsiderohet parashikim realist.

Deklarata e von der Leyenit për nisjen e hetimit për subvencionet kineze ka bërë bujë në mediat evropiane. Pasi BE afrohet kështu me praktikat proteksioniste të SHBA dhe Indisë ndaj automjeteve elektrike kineze. 27% është në SHBA tatimi për veturat elektrike kineze. 10% është aktualisht ky tatim në BE.

Masat proteksioniste – a janë klientët të humburit?

Ekspansioni kinez në automobilët elektrikë cënon prodhuesit gjermanë, francezë, britanikë e të tjerë të veturave elektrike. Me fotovoltaikët, në panelet diellore Kina arriti t’i spostojë nga tregu evropianët më parë të suksesshëm. Nëse pas një vërshimi kinez në Evropë e njëjta gjë ndodh me automjetet elektrike evropiane, pasojat janë mbyllja e fabrikave evropiane e papunësia. Çmimin e paguajnë sërish klientët evropianë.

Për numrin e automjeteve të eksportuara Kina kaloi vjet Gjermaninë, sivjet pritet të kalojë edhe Japoninë. Vetëm deri në korrik të këtij viti Kina kishte eksportuar 2.8 milionë automjete. Veturat elektrike kineze deri vonë janë preferuar kryesisht në vende të varfra. Dhe në shtete si Brazili. Por me përparimin teknologjik në këto vetura dhe çmimet e tyre relativisht të ulëta, interesi po zgjohet edhe te klientët evropianë.

Në gjashtë muajt e fundit, Kina eksportoi në BE aq vetura sa eksportoi për gjithë vitin e kaluar: 350.000 vetura (këtu megjithatë 40 përqind e tyre janë vetura Tesla, që prodhohen në Kinë). Spanja qe një nga blerëset kryesore evropiane, me 70.000 vetura elektrike kineze të importuara.

Në segmentin e automjeteve elektrike luksoze, premium, sipas ekspertëve, janë gjermanët ata që janë të pankonkurrueshëm. Por në veturat elektrike të klasës së mesme dhe veturat e vogla, ka automjete kineze të ndërtuara shumë mirë, thonë vëzhgues gjermanë.

Teknologjia kineze kryeson në bateritë, të cilat përbëjnë 40 për qind të kostos së një automjeti elektrik. Kina kontrollon më tej 60 për qind të prodhimit global të baterive. Ajo kontrollon dy të tretat e kapacitetit botëror të përpunimit të litiumit. Litiumi është lënda e parë për bateritë.

BE mbrohet vetëm kur respektohen rregullat

Mendohet se prodhuesit evropianë do të ofrojnë modele veturash elektrike me çmime më të lira jo përpara viteve 2026-2027. Përsa i përket çmimit, kinezët janë përpara, edhe për shkak të zinxhirit të gjerë të furnizimit në Kinë dhe kostove më të ulëta të punës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen la të kuptojë në fjalimin e saj për “Gjendjen në Union” se BE mund të konkurojë në tregun botëror vetëm po të mbrojë rregullat e tregut të brendshëm. Kështu mund ta theksojë ai rolin e tij gjeopolitik ndaj sfidave që vijnë nga jashtë. Nëse BE nuk mbrohet me këtë strategji, në Evropë vetëm do të shtohet zhgënjimi aktual. Se janë fuqi të tjera globale ato që imponojnë rregullat e tyre dhe evropianët vetëm nënshtrohen.

Hetimi i BE është në interesin e Gjermanisë

BE duket në vështrim të parë i ndarë, nëse duhet ndjekur apo jo ndaj Kinës qasja proteksioniste e SHBA, me taksa të larta për automjetet elektrike. Gjermanët kanë qenë gjatë skeptikë për nisjen e një hetimi të tillë nga Komisioni Evropian. Ishin francezët dhe komisioneri i tyre ambicioz Thierry Breton që këmbëngulën publikisht për nisjen e hetimit të KE për subvencionet kineze.

Por që Gjermania nuk e bllokoi një hetim të tillë, pasojat e të cilit mund të jenë largvajtëse për të gjithë BE, flet për një ndryshim të vlerësimit politik në Gjermani, përballë ekspansionit kinez në automjetet elektrike. Ky ekspansion i madh mund ta nxjerrë të dytën në tregun evropian Gjermaninë, prodhuesen më të madhe të automobilëve në Evropë. Përsa i përket tregut në Gjermani, shefi i koncernit kinez të automjeteve elektrike BYD i tha gazetës ekonomike gjermane Handelsblatt (HB) se ai synon të avancojë në prodhuesin kryesor ndërkombëtar të automjeteve elektrike në Gjermani.

Prandaj në thelb hetimi i Komisionit Evropian për subvencionet në automjetet elektrike kineze është në interesin e Gjermanisë. Koncerni Mercedes-Benz i deklaroi HB se ai mbështet një rend liberal të tregtisë. “Këtu bën pjesë parimi, që të gjithë pjesëmarrësit të kenë të njëjtat kushte”.

Prodhuesit gjermanë me deklarata të përmbajtura

Në përgjithësi deklaratat e koncerneve automobilistike gjermane qenë të përmbajtura. Koncerni BMW tha se “e kishte regjistruar” njoftimin për nisjen e hetimit. Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck tha se synimi nuk është që të nxirren nga tregu automjetet e lira kineze. Por kur “ke dyshimin se ka konkurrencë të pandershme”, hetimi për këtë është rruga e vetme, tha ai.

Përmbajtja gjermane ka të bëjë me faktin se tregu kinez mbetet shumë i rëndësishëm për prodhuesit gjermanë të automjeteve. Sipas portalit statista, në vitin 2022 koncernet Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW shitën në Kinë 36,6% të automjeteve të tyre.

Në Gjermani druhen se do të nisë një luftë tregtare me Kinën. Kina do të kundëpërgjigjet me masa, edhe pa pasur bazë ligjore për këtë. Sipërmarrjet evropiane praktikisht nuk kanë të drejta në sistemin politik të Republikës Popullore, thonë në BE. Francezët deklarojnë shpesh atë që vendosin gjermanët

Nga kundërmasa eventuale kineze, më fort nga të gjitha do të goditej industria gjermane e automobilëve. Gjermanët zotërojnë 17% të tregut kinez të automjeteve. Në dallim nga francezët, që kontrollojnë vetëm 0,4 % të tregut kinez.

Sigurisht që fakti që do të dëmtoheshin më shumë konkurrentët gjermanë, nuk është motivi pse e nxitën hetimin francezët. Francezët deklarojnë rregullisht publikisht nevojën e sovranitetit, të mbrojtjes së Evropës nga sfidat e jashtme.

Vendimi për nisjen e hetimit për subvencionet kineze dhe mundësia e vendosjes së tarifave më të larta për automjetet elektrike kineze imiton megjithatë praktikën e SHBA. Ai nuk është dëshmi se BE ndjek rrugë origjinale të vetat, se po ecën drejt “një roli më të pavarur ndaj SHBA dhe Kinës”, siç kërkoi në prill pas kthimit nga SHBA presidenti francez Emmanuel Macron. Kjo kontradiktë e pjesshme megjithatë nuk duket se i trazon francezët. Që deklarata të mëdha të Presidentit Macron “zvogëlohen” kur vjen puna që të zbatohen në praktikë, kjo mjerisht ndodh dhe tërheq vëmendjen.

Zgjerimin e BE e mbështesin tani edhe francezët

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen theksoi në fjalën e saj nevojën e zgjerimit të BE me anëtarë të rinj. Në fillim të vitit që vjen, pritet që Presidenti Macron të mbajë gjithashtu një fjalim të madh për zgjerimin e BE me anëtarë të rinj, pas braktisjes nga Franca të frenimit të zgjerimit të BE.

Gjermania ka disa dekada që e mbështet këtë zgjerim, siç ritheksoi së fundi (29.08.2022) në fjalimin e Pragës kancelari Olaf Scholz. Afrimi i francezëve me qëndrimin gjerman u përshëndet në Gjermani, ndaj priten me kuriozitet elementët e rinj në fjalimin e Presidentit francez.

Rezultati i hetimit brenda 13 muajve

KE duhet të provojë se Kina po subvencionon kompanitë që eksportojnë automjete elektrike në BE. Dhe se kjo po dëmton industrinë evropiane.

Megjithatë pak vetë dyshojnë, se ajo që do të gjendet në hetim nuk do të mjaftojë për të vendosur taksa më të larta ndaj automjeteve kineze. Vendimi për këtë do të merret brenda 13 muajve.

Një shoqëri konsultuese amerikane (Alix), ka vlerësuar se për subvencionimin e industrisë së automobilëve elektrikë, shteti kinez ka derdhur 57 miliardë dollarë vetëm gjashtë vitet e fundit (2016-2022).  Mediat në gjuhën gjermane shkruajnë se qeveria qendrore dhe autoritetet lokale në Kinë kanë dhënë subvencione të mëdha për blerjen e automjeteve elektrike dhe hibride. Gazeta Neue Zürcher Zeitung e llogariste në numrin e sotëm deri në 16.000 Franga (16.732,90 Euro) subvencionin për blerjen e automjetit.

Ekspertë i thanë HB se janë dhënë grante direkte në kapital, për përpunimin e lëndëve të para, në prodhimin e baterive dhe në prodhimin faktik të veturave. Bankat shtetërore kanë dhënë kredi me kushte tepër të favorshme. Tokat janë dhënë me çmim të ulët nga autoritetet lokale. Mjaft kompani automobilistike kineze janë shtetërore, kujton analisti i Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Sipas shtypit gjerman, për të përfituar nga këto subvencione, në tregun kinez është shtuar edhe numri i prodhuesve.  Por marzhet e fitimit në Kinë prodhuesit kinezë i kanë të ulëta. Kërkesa në Kinë për automjetet elektrike ka rënë. Prandaj prodhuesit kinezë kërkojnë tregje jashtë Kinës. Me këtë shpjegohet edhe vendimi i tyre për ekspansion me automjete elektrike në Evropë./DW

kine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin