LIVE UPDATES
Bota

Historia e dhimbshme e aktivistit kundër luftës në Ukrainë, avokatja e tij: Me një dënim po vrasin dy njerëz

Baryshnikov, 64 vjeç, që është diagnostikuar me kancer të dyshuar të prostatës, tani po tenton të sigurojë trajtim urgjent shëndetësor, pasi një gjykatë refuzoi lirimin e tij.

30 July 2023, 09:14 Nga I.A
Historia e dhimbshme e aktivistit kundër luftës në Ukrainë,
Igor Baryshnikov

RUSI- Që nga 22 qershori, aktivisti kundër luftës, Igor Baryshnikov, është në një qendër paraburgimi në enklavën ruse të Kaliningradit, pasi u dënua me shtatë vjet e gjysmë burgim nën akuzat për përhapje të informacioneve “të rreme” lidhur me ushtrinë ruse në Ukrainë.

Baryshnikov, 64 vjeç, që është diagnostikuar me kancer të dyshuar të prostatës, tani po tenton të sigurojë trajtim urgjent shëndetësor, pasi një gjykatë refuzoi lirimin e tij. Avokatja i tij tha se ky vendim i gjykatës është dënim me vdekje për aktivistin dhe nënën e tij të sëmurë.

“Me një vendim, gjykata po vret dy persona: Igorin dhe nënën e tij”, tha për Radion Evropa e Lirë, Maria Bontsler, avokatja e Baryshnikovit.

Një gjykatë në qytetin Sovetsk, afër kufirit lituanez, më 22 qershor e dënoi Baryshnikovin për shpërndarje “të qëllimshme të informacionit të rremë” përmes postimeve në Facebook për ushtrinë ruse, për shkatërrimin e qytetit ukrainas të Mariupolit dhe për mizoritë e forcave ruse në Ukrainë.

Ky ishte dënimi i parë i shqiptuar në këtë enklavë perëndimore për akuza të tilla. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar disa ligje që penalizojnë përhapjen e informacioneve për ushtrinë pak pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Po akuzohem se kam kryer një krim të rëndë. Por, unë nuk kam vrarë askënd, nuk kam grabitur askënd, nuk kam përdhunuar, nuk kam vjedhur asgjë nga askush”, tha Baryshnikov në deklaratën përfundimtare para gjykatës, duke e krahasuar gjykimin e tij me gjyqet e diktatorit sovjetik, Josef Stalin më 1937.

“Këtë e konsideroj represalie politike. Rasti është fabrikuar dhe falsifikuar sikurse më 1937, kur një person është burgosur për dhjetë vjet ose është ekzekutuar nën akuza fantastike”, tha Baryshnikov.

Gjykatësi në gjyqin në Sovetski ka refuzuar kërkesën e Baryshnikovit për lirim për trajtim mjekësor, pavarësisht dëshmive nga doktorët e tij se ai ka tumor në prostatë dhe kateteri që ai përdor janë arsye të mjaftueshme për lirim mjekësor.

“Gjykatësi tha: ‘Ju nuk keni dokumente të mjaftueshme mjekësore’”, tha Bontsler për REL-in.

Bontsler tha se ekipi ligjor i Baryshnikovit planifikon të dorëzojë një peticion te Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara për të siguruar ndihmën mjekësore që ka nevojë klienti i saj. Ajo tha se ekzaminimi që i ka bërë një mjek aktivistit ka gjetur gjurmë të tumorit.

“Për mjekun, nuk ka dyshim që Igori ka kancer. Por, gjykata ka dyshime”, tha Bontsler. “Kur shteti i kundërvihet kështu një personi të sëmurë, thjesht është gjë e ulët. Kjo është e padenjë për një shtet. Por, ne do të luftojmë”.

Baryshnikov, një aktivist i njohur opozitar në Sovetsk, ka qenë personi i vetëm që është kujdesur për nënën e tij 97-vjeçare, Yegenia, një e mbijetuar e Holokaustit, që vuan nga demenca.

Deri në vitet e fundit, nëna e Baryshnikovit ende e njihte djalin e saj dhe familjarët dhe madje lexonte edhe lajmet në internet. Por, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua pas arrestimit të Baryshnikovit më 2021. Atë vit, ai u arrestua për shkak të pjesëmarrjes në tubimet në mbështetje të liderit opozitar, Aleksei Navalny.

Një infermiere që e ndihmonte për përkujdesjen e Yevgenisë, dha dorëheqje, pasi autoritetet e morën në pyetje për lidhjet e saj me aktivitetet opozitare të Baryshnikovit, tha Bontsler. Gruaja e tij, Lyudmila, tani kujdeset për nënën e tij, fatin e të cilës gjykata dëshironte ta linte në duart e shërbimeve sociale.

“Isha e zemëruar nga vendimi për të transferuar nënën e Igorit te shërbimet tona sociale”, tha miku i Baryshnikovit, aktivisti Vadim Khariullin. “E di shumë mirë se si funksionojnë shtëpitë e pleqve. Është sikur ta dërgosh nënën drejt vdekjes. Dhe nëna e tij është një person interesant, që ka vuajtur nga veprimet e nazistëve”, tha ai për REL-in.

Khairullin vitin e kaluar u dënua me një vit e gjysmë burgim për pjesëmarrje në më shumë se një protestë të pasanksionuar në një periudhë brenda 180 ditësh. Ai u lirua më 22 qershor, po të njëjtën ditë që Baryshnikov u shpall fajtor. Ai shkoi direkt në Sovetsk për të dëgjuar vendimin e gjykatës.

“E vlerësova të nevojshme që të isha aty – sepse mund të mos e shoh më këtë person”, tha Khairullin. “Jam i zemëruar me faktin që njerëz në një gjendje të tillë fizike dënohen me burgim për gjëra të tilla. Ata kanë shkruar diçka në internet. Ata do të mund të dënoheshin me burgim shtëpiak apo me ndonjë ndalesë për përdorimin e internetit”.

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata që Baryshnikov të dënohej me tetë vjet burgim. Gjykata në rajonin e Kaliningradit tha përmes një deklarate se aktivisti u dënua me shtatë vjet e gjysmë burgim – vendim që ende nuk ka hyrë në fuqi – duke marrë parasysh të gjithë faktorët, përfshirë edhe shëndetin e tij.

Sipas një mike të tij, që mori pjesë në seancën kur u shqiptua dënimi, një ekip i televizionit shtetëror rus mori pjesë në seancë.

“E pyeta njërin nëse e dinte se për çfarë akuzohej Igori. Ai më tha: ‘Patjetër që e di. Ai është tradhtar i atdheut. Ai duhet të gjykohet. Ai ka luftuar në Ukrainë, ka braktisur pozicionet e tij dhe është larguar’”, tha Natalya Kholmanova, një mbështetëse e Baryshnikovit që mori pjesë në seancën kur u shqiptua dënimi.

“Ata as që e dinë se për çfarë akuzohet”, shtoi ajo.

Kholmanova tha se në sallën e gjyqit kishte qetësi kur u lexua vendimi, por kur Baryshniovi po prangosej, dikush bërtiti: “Ai shpëtoi paq”.

Nëse apeli për vendimin i Baryshnikovit hidhet poshtë, aktivisti do të vuajë dënimin në një burg në rajonin e Kaliningradit, që ka edhe spital.

Tash për tash, avokatët e tij thanë se ndërtesa e paraburgimit ku aktualisht po mbahet, po i ofron aktivistit procedura të dezinfektimit dhe ai mund të bëjë dush çdo ditë. Ndërkaq, kateteri i ndërrohet në një spital rajonal. Ekipi i tij ligjor ka nisur procesin për të tentuar lirimin e tij për shkaqe shëndetësore.

“Ne u kemi ofruar të gjitha dokumentet. Shefi i njësisë mjekësore [në qendrën e paraburgimit] i ka studiuar ato dhe menjëherë e ka parë që Igori ka kancer... Ai menjëherë ka paralajmëruar se ai duhet të dërgohet në spitalin rajonal për diagnostikim, dhe se ai veçse ka caktuar një termin për të “, tha avokatja tjetër e Baryshnikovit, Yekaterina Selizarova.

Një komision i posaçëm mjekësor do të vendosë për lirimin e tij për një ekzaminim mjekësor dhe trajtim, tha Selizarova. Ajo shtoi se nëse nuk do të arrihet të lirohet para se të nisë zyrtarisht vuajtjen e dënimit, ata do të provojnë sërish pasi dënimi të hyjë në fuqi.

Marrë nga REL

igor baryshnikov maria bontsler

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin