LIVE UPDATES
Bota

HISTORIA- Si u abuzua e reja brenda 'Big Brother' në Spanjë? 'Ishi' i saj u dënua me 15 muaj burg, DEBATI në gjyq

Gjykatësi tha se Lopez ishte "i shtyrë nga një impuls epshor" dhe e dinte se viktima ishte "e hutuar dhe e dehur". Viktima e denoncoi ngjarjen në polici në vitin 2018. Gjyqi do të fillonte në shkurt të vitit 2022, por u vonua sepse e dhunuara nuk ishte në gjendje të dëshmonte.

18 April 2023, 09:22 Nga k.m.
HISTORIA- Si u abuzua e reja brenda 'Big Brother' në Spanjë?
José María López

MADRID- Një ish-konkurrent në "Big Brother Spain" është dënuar me 15 muaj burg për sulm seksual. José María López sulmoi një pjesëmarrëse femër në shfaqjen televizive realiste në vitin 2017 gjatë një feste plot me alkool, por pamjet nuk u transmetuan kurrë dhe López u përjashtua nga shfaqja pas sulmit seksual.

Gjykatësi tha se Lopez ishte "i shtyrë nga një impuls epshor" dhe e dinte se viktima ishte "e hutuar dhe e dehur". Viktima e denoncoi ngjarjen në polici në vitin 2018. Gjyqi do të fillonte në shkurt të vitit 2022, por u vonua sepse e dhunuara nuk ishte në gjendje të dëshmonte.

Gjykatësi tha se López i hoqi pantallonat viktimës dhe pastaj kryen marrëdhënie nën jorgan. Në një moment, viktima tha "nuk mundem", ndërsa lëvizjet e të pandehurit vazhduan për disa minuta, derisa fytyra dhe krahu dolën nga jorgani dhe aty u zbulua gjendja e saj e pavetëdijshme. Në këtë moment ndërhyri stafi. López tha se ai nuk e kishte kuptuar se viktima ishte pa ndjenja. Por gjykatësi i mëshoi faktit se viktima ishte "lodër seksi" për abuzuesin. Të nesërmen në mëngjes, producentët i treguan viktimës videon e sulmit në dhomën e rrëfimeve.

Pavarësisht se López është dënuar me 15 muaj heqje lirie, është e paqartë nëse ai do të kalojë kohë në burg. Sipas ligjit spanjoll, njerëzit që marrin një dënim më pak se dy vjet dhe nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë, jo domosdoshmërisht duhet të vuajnë dënimin pas hekurave të qelisë.

Gjykatësi vendosi gjithashtu një urdhër ndalimi 4-vjeçar për López, kohë gjatë së cilës ai nuk lejohet të kontaktojë viktimën, e gjithashtu ai u urdhërua t'i paguante asaj 6,000 € (5,298 £) si kompensim. Gjithashtu kompania spanjolle e produksionit duhet të paguajë gjithashtu dëmshpërblim për "dëmin moral" të shkaktuar dhe mosdhënien e ndihmës ndaj viktimës. 

Sulmi u bë publik vetëm dy vjet pasi ndodhi, vetëm kur një faqe interneti spanjolle e lajmeve, El Confidencial, publikoi pamjet e momentit kur prodhuesit i treguan viktimës videon e sulmit.

MOMENTI KUR VIKTIMËS IU TREGUA VIDEOJA:

Viktima: A do ta shohin njerëzit këtë?

*Zëri premton se imazhet nuk do të shfaqen apo shpërndahen në asnjë mënyrë.

Viktima: Ku është ai?

Zëri: José María është përjashtuar përfundimisht.

Viktima: Pra, nuk mund të bisedoj me të, apo jo?

Zëri: Jo. Ne duam që ju të dini se produksioni nuk i pranon këto lloj sjelljeje. Duam të dini se keni mbështetjen tonë të plotë, psikologjike dhe familjare.

Viktima: Nuk dua të flas me psikolog; Dua të flas me miqtë e mi atje [në shtëpinë e Big Brother]. Dhe kam nevojë që të më sigurosh që kjo nuk do të transmetohet sepse padyshim që unë do të flas për të gjitha këto.

*Zëri refuzon kërkesën e saj për të parë të shoqet

Ajo lutet që ta nxjerrin nga dhoma e rrëfimit, por dera hapet vetëm kur një producent ekzekutiv dhe një psikolog hyjnë për ta larguar nga shtëpia dhe e çojnë në një hotel aty pranë./BBC

josé maría lópez spanje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin