LIVE UPDATES
Bota

Hulumtimi i REL: Maqedonasit deklarohen si shqiptarë për t’u punësuar

Të gjitha këto vende ishin paraparë për shqiptarët, por në vend të tyre janë përzgjedhur tetë të rinj maqedonas, të cilët në dokumentacionin e paraqitur janë deklaruar si shqiptarë.

12 May 2023, 15:46 Nga k.m.
Hulumtimi i REL: Maqedonasit deklarohen si shqiptarë për t’u
Foto ilustruese

Për të siguruar një vend pune në administratën publike ndërrohet edhe përkatësia etnike. Raste të këtilla në konkurset që shpallen, qoftë në nivel komunal, apo shtetëror, vazhdojnë të evidentohen në Maqedoninë e Veriut. Në qytetin e Kumanovës së fundi është shpallur një konkurs për tetë punësime në sektorët e infrastrukturës, trafikut, kulturës, menaxhimit me krizat dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Të gjitha këto vende ishin paraparë për shqiptarët, por në vend të tyre janë përzgjedhur tetë të rinj maqedonas, të cilët në dokumentacionin e paraqitur janë deklaruar si shqiptarë.

Në mesin e tyre është edhe Angjella Jovanovska Nikollovska, e cila është deklaruar si shqiptare në konkursin për vendin e punës si bashkëpunëtore e re për siguri në drejtorinë për mbrojtje e shpëtim dhe menaxhim me krizat.

Të dhënat mbi përzgjedhjen e kandidatëve janë publikuar nga Komuna e Kumanovës, ndërsa kryetari i saj Maksim Dimitrievski, pas reagimeve të shumta në opinion, ka thënë se e drejta e punësimit është e garantuar për të gjithë sikur edhe e drejtat e deklarimit të lirë të përkatësisë së tyre etnike. Ai ka thënë se Komuna ka vepruar në bazë të dispozitave ligjore gjatë realizimit të punësimeve të reja.

“Ne e kemi për prioritet të sigurojmë kuadro profesionale duke mos i ndarë në baza të përkatësisë etnike. Ne nuk ndërhyjmë në përzgjedhjen e përkatësisë etnike të kandidatëve për shkak se kjo është e drejtë e tyre personale, e drejtë e garantuar me Kushtetutë”, ka deklaruar Dimitrievski në një prononcim me shkrim.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë konkurseve për punësime në organet administratës shtetërore aplikohet një mekanizëm elektronik i njohur si “balancues”, i cili përcakton se ata që punësohen cilës bashkësi etnike duhet t’i përkasin. Kjo procedurë ka nisur të aplikohet që në vitin 2016 dhe në bazë të kësaj, çdo institucion obligohet që gjatë punësimeve të respektojë përfaqësimin e drejtë e adekuat të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Në qoftë se një institucion shpall konkurs për dhjetë punësime, mund të ndodhë që “balancuesi” të kërkojë që të gjithë apo shumica prej tyre të jenë shqiptarë, nëse përfaqësimi i shqiptarëve në atë institucion është i ulët apo nuk korrespondon me numrin e popullsisë shqiptare në atë komunë.

Raste të keqpërdorimit të “balancuesit” ka pasur në vazhdimësi, apo që pjesëtarët të komunitetit maqedonas të deklarohen si shqiptarë, turq, romë, apo të një bashkësie tjetër etnike për të zënë një vend pune. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se “balancuesi” është mekanizëm që është vendosur bazuar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, për mbrojtjen e bashkësive etnike gjatë punësimeve. Prandaj, sipas tij, duhet gjenden mënyra për t’i evituar keqpërdorimet.

“Duhet të gjenden mekanizma që të mos ketë keqpërdorime pasi të gjithë jemi dëshmitarë se shumë shpesh ndodh që njerëzit, jo një herë, por shumë herë të ndryshojnë përkatësinë e tyre etnike gjatë konkurseve me qëllimin e vetëm që të sigurojnë një vend pune. Ne nuk mund të themi se këtu kemi shkelje ligjore pasi ne nuk kemi një dokument mbi përkatësinë etnike të qytetarëve, por më shumë kemi të bëjmë me shkelje të parimeve etike, andaj edhe duhet të ndërmerren masa”, ka deklaruar Kovaçevski, në një prononcim për portalin 360 Gradë. Me një zgjidhje të mundshme ka dalë së fundi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, duke paralajmëruar vendosjen e një grafe për deklarim të përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes, të cilat kërkohen gjatë punësimit.

“Së shpejti do të miratojmë udhëzimin që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për moskeqpërdorim gjatë punësimeve”, ka bërë të ditur Lloga, më 12 prill.

Njohësit e çështjeve juridike nuk pajtohen me vlerësimet e zyrtarëve se e drejta e ndryshimit të përkatësisë nuk përbën shkelje ligjore. Bashkim Selmani, ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në rastin konkret ka bazë për ndjekje penale, jo vetëm për pjesëmarrësit në konkurs, por edhe për organizatorët e konkurseve të punësimit.

“Në këtë rast kemi falsifikim, me të cilin jo vetëm ky institucion që këtë e ka lejuar, por edhe institucionet e tjera bëjnë shkelje ligjore duke dëmtuar interesin publik, ndërsa ofendojnë etnitetet e tjera, sepse në aspektin ligjor këto të drejta janë të garantuara dhe nuk duhet të shkelen. Pra, kemi keqpërdorim të detyrës të zyrtarëve, të cilët nga momenti që hapet konkursi duhet t’i verifikojnë kushtet dhe kriteret e konkursit nëse personi zotëron gjuhën shqipe dhe ndihet apo është shqiptar. Por, këtu kemi të bëjmë me mashtrim dhe falsifikim dhe duhet të ketë përgjegjësi”, konsideron Selmani.

Ai thotë se punësimi i maqedonaseve në vend të shqiptarëve mund të paraqesë probleme shtesë nëse vendet e punës kërkojnë njohjen e gjuhës shqipe.

“Këtu kemi edhe një vepër tjetër penale për shkak se këta persona, të cilët janë pranuar në punë si shqiptarë, duhet të kryejnë detyra ku nevojitet edhe gjuha shqipe. Por, ata këtë nuk e njohin, andaj kemi të bëjmë me mashtrim dhe këta persona në vazhdimësi do të shkaktojnë probleme pasi nuk do të jenë efikasë në punën që do të bëjnë”, thotë ai.

Selmani tërheq vërejtjen se këto raste veprimet e të dyja palëve janë të kundërligjshme pasi përbëjnë shkelje ligjore administrative, mashtrim nga personat që prezantohen si shqiptarë, sikurse edhe lëshimet nga personat që i realizojnë konkurset.

“Pra, kemi të bëjmë me një sërë veprash penale, andaj edhe nëse nuk merren masa, do të kemi pasoja të shumta”, thotë Selmani.

“Balancuesi” në shumë raste ka nxitur edhe përplasje mes partive politike. VMRO DPMNE-ja ka kërkuar anulimin e këtij mekanizimi pasi sipas opozitës maqedonase, “ka ndikim negativ për sa i përket cilësisë dhe profesionalizmit të punonjësve në administratë”. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës në Maqedoninë e Veriut ka 1 mijë e 346 institucione në nivelin qendror dhe lokal me rreth 133 mijë të punësuar, prej të cilëve rreth 84 mijë janë maqedonas dhe mbi 23 mijë shqiptarë, ndërsa të tjerët janë pjesëtarë të bashkësive tjera etnike./REL

maqedoni e veriut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin