LIVE UPDATES
Bota

Humbja e konservatorëve britanikë në zgjedhjet lokale vlerësohet historike

Laburistët fituan kontrollin e këshillave lokalë në Angli ku për dekada nuk e kanë pasur shumicën dhe patën sukses në një zgjedhje të posaçme të pjesshme për parlamentin.

3 May 2024, 21:11 Nga E. D
Humbja e konservatorëve britanikë në zgjedhjet lokale
fotot ilustruese

BRITANI- Partia Konservatore në pushtet në Britani pësoi humbje të madhe në zgjedhjet lokale të premten, duke forcuar më tej pritshmëritë se Partia Laburiste do të kthehet në pushtet pas 14 vjetësh. Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar pritet të mbahen në muajt e ardhshëm.

Laburistët fituan kontrollin e këshillave lokalë në Angli ku për dekada nuk e kanë pasur shumicën dhe patën sukses në një zgjedhje të posaçme të pjesshme për parlamentin. Nëse ky rezultat do të përsëritej në zgjedhjet e përgjithshme, kjo do të çonte në një nga humbjet më të mëdha të konservatorëve.

Megjithëse rezultatet në përgjithësi janë një parashikim i zymtë për kryeministrin Rishi Sunak, partia e tij siguroi një sukses të rëndësishëm në verilindje të Anglisë. Kandidati i konservatorëve në Tees Valley arriti të rizgjidhet, ndonëse kjo u bë me një diferencë të vogël në vota. Fitorja e Ben Houchenit, i cili zhvilloi një fushatë duke bërë akuza personale, mund të jetë e mjaftueshme për të mbrojtur zotin Sunak nga revolta e mundshme e ligjvënësve konservatorë.

Për Keir Starmerin, udhëheqësin e Partisë Laburiste, këto rezultate janë të shkëlqyera. I vetmi rezultat negativ për laburistët erdhi nga Blackburn dhe Oldham në Anglinë veriperëndimore, zona këto me popullsi të madhe myslimane. Laburistët duket se u ndëshkuan si rezultat i qëndrimit të fortë pro-izraelit në lidhje me luftën në Gazë.

Laburistët fituan zgjedhjet e posaçme në Blackpool South, në veriperëndim të Anglisë, për një vend në parlamentin britanik të mbetur bosh. Kjo zonë ishte fituar nga konservatorët në zgjedhjet e fundit më 2019, kur kryeministri i atëhershëm Boris Johnson arriti sukses të madh në zonat që mbështetën daljen nga Bashkimi Evropian.

Në këtë garë, që u mbajt si rezultat i dorëheqjes të një ligjvënësi konservator pas një skandali lobimi, laburisti Chris Webb siguroi 10,825 vota, ndaj kundërshtarit konservator i cili mori 3,218 vota. Kjo rënie e përkrahjes për konservatorët me 26% është humbja e tretë më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo do të ishte më se e mjaftueshme për të siguruar rikthimin e laburistëve në pushtet për herë të parë që nga viti 2010.

Zoti Starmer shkoi në Blackpool për të uruar kandidatin Uebb për suksesin dhe i kërkoi Kryeministrit Sunak të shpallte zgjedhjet. Kryeministri Sunak ka fuqinë të vendosë për datën e zgjedhjeve dhe ka thënë se ajo do të jetë në gjysmën e dytë të këtij viti.

"Ky ishte mesazh i drejtpërdrejt për Rishi Sunakun për të thënë se ne jemi të ngopur me kaosin dhe ndasitë e shkaktuara prej jush dhe ne duam ndryshim", tha ai.

Zgjedhjet e së enjtes në një pjesë të madhe të Anglisë ishin të rëndësishme në vetvete pasi votuesit vendosën se kush do të drejtojëshumë aspekte të jetës së tyre të përditshme, si grumbullimi i plehrave, mirëmbajtja e rrugëve dhe parandalimi i krimit lokal, në vitet e ardhshme. Por me zgjedhjet e përgjithshme që po afrojnë, ato po shihen nga një prizëm kombëtar.

John Curtice, profesor në Universitetin 'Strathclyde', tha se rezultatet e deritanishme tregojnë se konservatorët po humbasin rreth gjysmën e vendeve që po përpiqen të mbrojnë.

"Ne jemi ndoshta duke parë një nga rezultatet më të këqija për konservatorët në zgjedhjet e qeverisjes vendore për 40 vitet e fundit", tha ai për 'BBC'.

Partitë e tjera, si Liberal Demokratët e qendrës dhe Partia e Gjelbër gjithashtu kanë shënuar rritje. Partia 'Reform UK', e cila po përpiqet të zëvendësojë konservatorët duke tërhequr votuesit e djathtë, arriti gjithashtu disa suksese, veçanërisht në Blackpool South, ku ishte më pak se 200 vota nga vendi i dytë.

Laburistët kanë fituar në zonat që votuan shumë për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2016 si Hartlepool në verilindje të Anglisë dhe Thurrock në Anglinë juglindore. Ajo mori gjithashtu kontrollin në Rushmoor, një këshill ku nuk ka fituar kurrë më parë.

Një rezultat pozitiv për konservatorët ishte ai në Tees Valley, e cila para Brexi-it kishte qenë një bastion tradicional i Laburistëve. Sidoqoftë, përqindja e votave të konservatorit Houchen shënoi rënie për 20 përqind nga viti 2021.

Kryeministri Sunak shpreson që Andy Street do të vazhdojë të mbetet kryebashkiak i West Midlands-it. Rezultati aty shpallet të shtunën. Gjithashtu të shtunën, pritet të shpallet edhe rezultati për Londrën, ku pritet të fitojë edhe një mandat tjetër Sadiq Khan i laburistëve.

Rishi Sunak u bë kryeministër në tetor të vitit 2022 pas mandatit jetëshkurtër të paraardhëses së tij, Liz Truss, e cila u largua nga posti pas 49 ditësh pas prezantimit të një buxheti me shkurtime të taksave që tronditën tregjet financiare dhe rriti kostot e huamarrjes për pronarët e shtëpive.

Udhëheqja e saj kaotike shtoi vështirësitë e konservatorëve pas udhëheqjes të paraardhësit të saj Boris Johnson, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen pasi u gjet fator se kishte gënjyer Parlamentin për shkeljen e kufizimeve në zyrat e kryeministrisë gjatë pandemisë së koronavirusin.

Të gjitha përpjekjet e zotit Sunak nuk kanë arritur të rrisin përkrahjen, ndërsa laburistët vazhdimisht janë 20 për qind përpara në sondazhe. Nëse rezultatet e zgjedhjeve lokale përkthehen në zgjedhje të përgjithshme, laburistët do të shënonin një fitore dërrmuese në të njëjtin nivel me atë të arritur nga Tony Blair më 1997.

Përballë kësaj humbjeje, ligjvënësit konservatorë britanikë mund të fillojnë të shqyrtojnë ndonjë kandidaturë tjetër për të zëvendësuar zotin Sunak, me shpresë se kandidati tjetër mund të ketë më shumë sukses./VOA

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin