LIVE UPDATES
Bota

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE

Ky sistem regjistron të dhëna biometrike gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës si dhe të dhëna personale dhe të dhëna udhëtimi, me qëllim përmirësimin e sigurisë kufitare, zbulimin e atyre që tejkalojnë afatin e qëndrimit dhe parandalimin e vjedhjes së identitetit.

10 April 2026, 12:12 Nga E. D
Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE
foto ilustruese

EUROPË- Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen për qytetarët që nuk janë shtetas të bllokut evropian. EES-ja është sistem digjital që zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta, kur hyjnë në zonën Shengen.

Ky sistem regjistron të dhëna biometrike gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës si dhe të dhëna personale dhe të dhëna udhëtimi, me qëllim përmirësimin e sigurisë kufitare, zbulimin e atyre që tejkalojnë afatin e qëndrimit dhe parandalimin e vjedhjes së identitetit.

Sistemi EES do të zbatohet për qytetarët që mbajnë pasaporta biometrike, pavarësisht nëse u duhet vizë për të hyrë në BE apo jo. Zbatimi i pjesshëm i këtij sistemi kishte filluar në tetor të vitit 2025. Për zyrtarët e Komisionit Evropian, ky është sistemi më modern në botë që ka treguar tashmë rezultate konkrete.

"Me sistemin e hyrje-daljeve, ne po ndërtojmë sistemin kufitar më modern të IT-së në botë. Dhe tashmë po i shohim rezultatet në pesë muajt e fundit. Janë regjistruar më shumë se 45 milionë hyrje dhe dalje. Ka pasur më shumë se 24.000 refuzime hyrjeje, nga të cilat mbi 600 njerëz janë identifikuar si kërcënim për sigurinë e bllokut tonë. Pra, kjo tregon vërtet se po funksionon për qëllimin për të cilin u miratua fillimisht", tha Arianna Podesta, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Megjithatë, disa shtete anëtare tashmë po përballen me probleme teknike. Belgjika, përveç Francës dhe Holandës, për shembull, e kishte njoftuar tashmë Komisionin Evropian se sistemi nuk do të ishte plotësisht funksional në të gjitha pikat kufitare deri në afatin e caktuar ligjor, përkatësisht më 10 prill.

Këto vende janë përballur me radhë pasagjerësh në aeroporte në muajt e fundit, të cilat në disa raste kanë rezultuar në pritje prej disa orësh në pikat kufitare. Zëdhënësja e Podestes konfirmoi se Komisioni Evropian ka qenë në kontakt me vendet që përballen me probleme, duke ndarë praktikat më të mira nga ato shtete anëtare ku sistemi po funksionon shumë mirë.

Zyrtarët kompetentë të Komisionit Evropian pohojnë se duhen mesatarisht 70 sekonda për të regjistruar një hyrje ose dalje. Megjithatë, lejohet fleksibilitet për të siguruar rrjedhën e qetë të kufijve, veçanërisht duke pasur parasysh sezonin e verës kur pritet lëvizje e shtuar. Ky fleksibilitet do të jetë i mundur vetëm gjatë muajve të pushimeve verore.

“Rregullat u lejojnë shteteve anëtare të pezullojnë regjistrimin e të dhënave biometrike, në një farë mënyre për të pezulluar pjesërisht funksionimin e EES, në rast të kohës së tepërt të pritjes. Kjo mundësi ekziston deri në shtator, duke mbuluar kështu periudhën e verës kur mund të pritet rritje e trafikut”, tha Podesta.

Sistemi EES shihet si një mënyrë për të siguruar sigurinë e kufijve të BE-së. Udhëtarët që qëndrojnë më gjatë se afati i lejuar i qëndrimit të tyre në BE (90 ditë në një periudhë 180-ditore) konsiderohen se qëndrojnë jashtëligjshëm në Zonën Shengen dhe do t'iu nënshtrohen një procedure kthimi.

Sipas rregullores së Komisionit Evropian, vendimet për kthim në raste të caktuara do të shoqërohen me një ndalim hyrjeje (kur nuk është dhënë një periudhë për largim vullnetar ose kur detyrimi për t'u kthyer nuk është përmbushur), ndërsa në raste të tjera mund të vendoset edhe një ndalim hyrjeje.

Si ndalimet e hyrjes ashtu edhe vendimet e kthimit do të regjistrohen në sistemin EES. Kohëzgjatja e ndalimit të hyrjes do të përcaktohet duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse të rastit individual dhe, si rregull, nuk do të kalojë pesë vjet.

Nëse personi ndaj të cilit zbatohet ndalimi përpiqet të kalojë përsëri kufirin Shengen, hyrja do t'i refuzohet në kufi dhe të dhënat e refuzimit do të regjistrohen në sistem. Në raste të caktuara, parashikohet edhe mundësia e pavlefshmërisë së pasaportës pas përpjekjes për hyrje./REL

ees

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin