Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas të dhënave të fundit të Shoqatës së Kryeqyteteve të Kolumbisë (Asocapitales), numri i viktimave ka shkuar në të paktën 181 të vdekur, ndërsa mbi 1,310 persona janë plagosur.
KOLUMBI- Vijojnë pa ndërprerje operacionet e kërkim-shpëtimit në Kolumbi, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi vendin mëngjesin e së hënës, më 10 gusht. Sipas të dhënave të fundit të Shoqatës së Kryeqyteteve të Kolumbisë (Asocapitales), numri i viktimave ka shkuar në të paktën 181 të vdekur, ndërsa mbi 1,310 persona janë plagosur.
Bilanci më i rëndë raportohet në Cali, ku janë regjistruar 95 viktima. Në Pereira janë raportuar 72 të vdekur, në Quibdó 9 dhe në Manizales 5. Ekipet e emergjencave vijojnë kërkimet në rrënoja, ndërsa autoritetet janë në garë me kohën për të gjetur persona që ende rezultojnë të zhdukur. Shpresat janë që disa prej tyre të gjenden të gjallë nën ndërtesat e shembura.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, tërmeti u regjistrua rreth orës 07:34 të mëngjesit, me epiqendër pranë San José del Palmar, në departamentin Chocó, dhe me një thellësi fokale prej rreth 103 kilometrash. Lëkundjet e forta u ndjenë në një pjesë të madhe të territorit kolumbian. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë (SGC), pas tërmetit kryesor janë regjistruar më shumë se 40 lëkundje pasuese.
Shkencëtarët paralajmërojnë se aktiviteti sizmik mund të vazhdojë për ditë, javë apo edhe muaj, pasi energjia e akumuluar në zonën e çarjes vazhdon të çlirohet gradualisht. Pereira, Cali dhe Quibdó janë ndër zonat më të prekura. Qindra ndërtesa, përfshirë banesa, shkolla dhe spitale, janë dëmtuar rëndë ose janë shembur, duke shkaktuar një situatë të rëndë humanitare.
Autoritetet vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe koordinimin e operacioneve të shpëtimit, ndërsa numri i viktimave dhe i personave të zhdukur mund të ndryshojë në orët në vijim./Dosja.al
Rezidenca RUSI- Dronët ukrainas kanë goditur dhe shkatërruar një sistem rus të mbrojtjes ajrore S-400 “Triumph”, i ven...
Andras Baca HUNGARI- Parlamenti hungarez zgjodhi të hënën Andras Bacën, ish-kreun e Gjykatës Supreme, si presidentin e ri t&e...
Foto ilustruese LIBAN- Parlamenti i Libanit ka miratuar heqjen e dënimit me vdekje, duke e zëvendësuar atë me burgim të përje...
Etna ITALI- Mali Etna ka shpërthyer sërish në Sicili, duke hyrë në një fazë aktiviteti të fuqishëm vullka...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u largua fshehurazi nga Turqia pas samitit të NATO-s, në një operacion të pazakont&...
Foto ilustruse GREQI- Rrjeti elektrik me dekada të tëra në Greqi është bërë një nga faktorët që nxisin zj...
Foto ilustruese JEMEN- Një anije e vogël mallrash është sulmuar në Ngushticën Bab el-Mandeb, në një tjetër inc...
Foto ilustruese EVROPË- Zbatimi i sistemit të ri elektronik të kontrollit kufitar të Bashkimit Evropian, EES, po shkakton rritje të...
Në Libi LIBI- Një sulm me dron ndaj kompleksit të rafinerisë dhe terminalit të naftës në Zawiya ka shkaktuar zjarr t&eum...
Raketa Patriot UKRAINË- Ukraina po kërkon me urgjencë raketa Patriot për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore përballë sulm...