14 February 2023, 09:11
Nga I.A
Turku
TURQI- Orë pas ore zemërimi për Rexhep Tajip Erdogan në Turqi po rritet. Reagimet e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti tashmë po e pluhurosin narrativën që presidenti turk ndërtoi vitet e kaluara për një Turqi të... të fortë dhe të begatë. Ditët e mëparshme shpërtheu një valë zemërimi kundër zyrtarëve qeveritarë që vizitonin zonat e rrafshuara nga stuhia. Në shumë raste viktimat e tërmetit nuk i miratuan ministrat që i vizituan.
Mirëpo, përderisa mosekzistenca e makinës shtetërore në Turqi vazhdon dhe populli mbetet në thelb i pafuqishëm, zemërimi i drejtohet personalisht Rexhep Tajip Erdoganit. Një burrë që humbi nënën e tij nga tërmeti vdekjeprurës tregon në kamera gruan e vdekur që mbetet edhe tani (për të tetën ditë) e bllokuar nën rrënoja!
“Për hir të Zotit, kushdo që ka një grimë ndërgjegje le të shikojë këtu. Ai është në këtë gjendje që nga e hëna, ka ndërruar jetë të martën. Mjaft. Po sikur kjo të ishte nëna juaj Recep Tayyip Erdogan? Çfarë ndodhi me liderin botëror (që ju thoni se jeni)? Ku jeni? Ku?" thotë i zemëruar nga Antiokia.
Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.
rexhep tajip erdogan termet ne turqi
Bota
14 February 2023, 09:06
I.A
Sertaç Murat Koç
TURQI- Në rrjetet sociale turke ka shkaktuar reagime nga lëvizja e një gazetari për të penguar nj&e...
Bota
14 February 2023, 08:52
Siri
SIRI- Mijëra njerëz janë vrarë në Siri, si pasojë e një tërmeti që ka goditur rajonin kufitar me Turqin&e...
Bota
14 February 2023, 08:26
I.A
balona
KINË- Në Artin e Luftës, Sun Tzu i kushton pothuajse një kapitull se si duhet të përdoren spiunët. Në ...
Bota
14 February 2023, 08:29
F.M
Zelanda e Re
ZELANDA E RE- Zelanda e Re është në gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, pasi cikloni Gabrielle godi...
Bota
14 February 2023, 08:20
I.A
Ursula von der Leyen dhe Albert Burla
SHBA- New York Times apeloi në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian kund&eu...
Bota
14 February 2023, 08:08
F.M
Turqi
TURQI- Ndërsa ka kaluar një javë pas tërmeteve që tronditën Turqinë e Sirinë më 6 shkurt, lajmet shpres&...
Bota
14 February 2023, 08:01
John Kirby
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se nuk e dinë origjinën e tre objekteve që u goditën dhe u rr&eum...
Bota
14 February 2023, 07:32
F.M
Pakistan
PAKISTAN- Pakistani planifikon të katërfishojë kapacitetin e tij vendas me qymyr për të reduktuar kostot e prodhimit t&eu...
Bota
14 February 2023, 07:24
F.M
Miçigan
SHBA- Të paktën tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një ...
Bota
13 February 2023, 23:26
k.m.
Camilla
BRITANI E MADHE- Camilla, bashkëshortja e Mbretit Charles III, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Ajo thuhet se vuan simptoma të fto...