LIVE UPDATES
Bota

Sulmi rus ndaj Ukrainës nxjerr në pah rrezikun nga grupet ushtarake private

Ana e errët e forcave luftarake të parregullta, të përfshira në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, u shfaq këtë javë kur dy ish të dënuar i thanë një grupi të të drejtave të njeriut se kishin vrarë qëllimisht fëmijë dhe civilë ukrainas ndërsa shërbenin si komandantë në grupin rus Wagner vitin e kaluar.

21 April 2023, 12:23 Nga f.i
Sulmi rus ndaj Ukrainës nxjerr në pah rrezikun nga grupet ushtarake
foto ilustruese

UKRAINË- Ata quhen mercenarë, kontraktorë ose vullnetarë dhe luftojnë për të dyja palët në luftën në Ukrainë. Pavarësisht nëse ata konsiderohen si zuzar apo heronj, prania e tyre ka një ndikim të padiskutueshëm në fushën e betejës.

Ana e errët e forcave luftarake të parregullta, të përfshira në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, u shfaq këtë javë kur dy ish të dënuar i thanë një grupi të të drejtave të njeriut se kishin vrarë qëllimisht fëmijë dhe civilë ukrainas ndërsa shërbenin si komandantë në grupin rus Wagner vitin e kaluar.

Në videot e publikuara në faqen ruse të internetit Gulagu.net, Azamat Uldarov dhe Alexey Savichev dhanë një shpjegim të detajuar të brutalitetit që kanë ushtruar ndaj civilëve në Ukrainë. “Nuk më lejuan të lija askënd të gjallë, sepse urdhri ishte të vrisja çdo gjë që më dilte përpara”, tha Uldarov, duke përshkruar se si ai qëlloi për vdekje një vajzë 5 ose 6-vjeçare.

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner, luftëtarët e të cilit, përfshirë ish të dënuar për krime të dhunshme, kanë qenë të rëndësishëm në betejën disamujore për kontrollin e Bakhmutit në Ukrainën lindore, i ka mohuar këto akuza dhe ka kërcënuar dy ish-ushtarët me ndëshkim. 

Por Sean McFate, një ish oficer amerikan dhe kontraktor ushtarak privat, i cili tani është profesor në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, tha se askush nuk duhet të habitet kur të shohë mizoritë e kryera nga një forcë ushtarake e përbërë kryesisht me të dënuar.

"Kur dërgoni njerëz nga burgjet në Ukrainë, ju krijoni një grup pune me njerëz të armatosur me probleme dhe kjo nuk përfundon mirë", tha ai në një intervistë me Zëri i Amerikës.

McFate shtoi se përdorimi i mercenarëve shpesh shoqërohet paralelisht me tregtinë e armëve dhe praktika të tjera të paligjshme, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe narkotikëve.

Robert Young Pelton, një gazetar veteran i luftës që ka ndjekur shumë konflikte në mbarë botën, tha në një intervistë se Grupi Wagner është bërë problem jo vetëm për forcat e rregullta të Rusisë, por për të gjithë vendin e tyre.

"Rusia ka ushtarë profesionistë që kanë disa nga aftësitë më të mira speciale", tha zoti Pelton për Zërin e Amerikës. Por duke aktivizuar grupin Wagner në Ukrainë, Rusia ka krijuar një precedent veçanërisht të rrezikshëm pasi ata ligjërisht "nuk i përgjigjen askujt".

“Tani kemi rusë që vrasin njerëz brenda Ukrainës… dhe nuk mbahen vërtet përgjegjës, megjithatë ata do të integrohen përsëri në shoqërinë brenda Rusisë”, thotë zoti Pelton.

Në anën tjetër, Ukraina mbështetet në mbrojtjen e vendit nga disa grupe të jashtme, përfshirë disa që luajnë një rol të drejtpërdrejtë në luftime.

Midis tyre janë organizata e financuar nga donatorët e udhëhequr nga veteranët amerikanë, “Project Dynamo”, e cila shpëton civilët nga zonat e luftës në Ukrainë dhe Afganistan, dhe grupi ndërkombëtar “Mozart” tashmë i shpërbërë, që evakuonte civilët dhe trajnonte ushtarët ukrainas.

Disa nga ish-anëtarët e saj u riorganizuan me një emër të ri, “Sonata”, dhe vazhdojnë të operojnë në Ukrainë në mënyrë më të matur, duke u koordinuar si me oficerët ushtarakë të nivelit të lartë të Ukrainës, ashtu edhe me njësitë e frontit të betejës për të kuptuar çështjet operacionale dhe për të ofruar zgjidhje teknike.

Kievi nuk i publikon shifrat, por bazuar në vlerësimet e mediave, afërsisht 1000 deri në 3000 vullnetarë të huaj po mbrojnë Ukrainën tani, shumica e tyre shërbejnë në tre batalione të Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ose Legjionit të Huaj të Ukrainës.

Legjioni u formua menjëherë pasi Rusia filloi sulmin e saj në shkallë të gjërë në shkurt 2022, kur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për ndihmën e "çdo miku të Ukrainës që dëshiron t'i bashkohet Ukrainës në mbrojtjen e vendit".

Në një deklaratë me shkrim për shërbmin në gjuhën ukrainase të Zërit të Amerikës, Legjioni Ndërkombëtar tha se shumë të huaj në regjiment luftuan me guxim dhe fituan vlerësime të larta nga shokët dhe komandantët e tyre, si dhe janë nderuar nga shteti. Nderime shtetërore morën edhe disa shtetas të huaj, të cilët si pjesë e batalioneve të tjera shërbyen në rrethimin njëjavor të fabrikës së çelikut “Azovstal” në Mariupol.

Por jo të gjithë të huajt që janë dyndur në mbrojtje të Kievit kanë shërbyer me nderime të larta.

Gazeta New York Times ka raportuar se disa vullnetarë të huaj kanë minuar përpjekjet e luftës, kanë bërë shpërdorime të parave dhe kanë dezertuar në Rusi. Gazeta Kyiv Independent ka raportuar gjithashtu për sjellje të pahijshme brenda udhëheqjes së Legjionit Ndërkombëtar, duke përfshirë abuzime fizike, kërcënime dhe dërgim ushtarësh në misione të pamatura "vetëvrasëse".

"Problemi është se gjatë luftës ju merrni atë që ne e quajmë 'hi dhe plehra', njerëz që nuk dinë çfarë të bëjnë tjetër në jetën e tyre", tha zoti McFate.

“Të mirët priren të largohen sepse nuk duan të vriten me të këqinjtë. Dhe ajo që ju ka mbetur janë mbeturina nga luftërat e tjera në Irak dhe Afganistan. Nuk janë të gjitha të këqinjë, por ky është një problem i zakonshëm i luftës private”, tha ai.

Kur u pyetën se si Legjioni i Huaj ukrainas i kontrollon vullnetarët e tij, ata i thanë Zërit të Amerikës se të gjithë ushtarët i nënshtrohen një ekzaminimi nga rekrutuesit, kontrolleve të biografisë nga qeveria dhe stërvitjeve përpara se të dislokohen në fushën e betejës.

Por zoti Pelton thotë se kontraktorët privatë "gjithmonë e turbullojnë ujin" kur futen në një luftë. “Brenda atij segmenti shumë të ngushtë të të huajve që luftojnë në Ukrainë, ata janë më shumë një problem sesa një ndihmë sepse sjellin dënim ndërkombëtar, paqartësi dhe pyetje morale sepse këta të huaj janë këtu.”

Pavarësisht nga pasiguritë morale dhe ligjore, disa luftëtarë amerikanë me përvojë thonë se janë ende të gatshëm të luftojnë për kauzën e duhur.

Një prej tyre është Dan Hampton, një nga pilotët luftarakë më të dekoruar të Amerikës me 151 misione me avionin luftarak F-16. Ai është gjithashtu autor i disa librave dhe Drejtor Ekzekuztiv i kompanisë private ushtarake MVI International, me bazë në shtetin perëndimor të Kolorados.

“Kjo është çështja rëndësishme e luftës së Ukrainës kundër Rusisë, ky është një konflikt bardh e zi. Unë do të shkoja për të luftuar atje”, tha Hampton në një intervistë me shërbimin në gjuhën ukrainase të Zërit të Amerikës më 9 mars.

Hampton, nënkolonel në pension i Forcave Ajrore, sugjeroi se kontraktorët amerikanë mund të ndihmonin Ukrainën me një nga problemet e saj më shqetësuese, nevojën e saj për një aftësi të përmirësuar luftarake ajrore.

Ukraina ka kërkuar prej muajsh që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj t'i japin vendit avionë luftarakë F-16, por Shtetet e Bashkuara deri më tani e kanë kundërshtuar këtë, duke argumentuar se avionët janë aq kompleks sa që do të duheshin muaj, ndoshta vite për të trajnuar pilotët ukrainas.

Hampton sugjeroi që nëse do të siguroheshin avionët luftarakë F-16, pilotët e huaj me përvojë mund t'i fluturonin ata ndërsa pilotët ukrainas stërviteshin ose vazhdonin të fluturonin me avionët e tyre ekzistues./VOA

lufta ne ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin