26 February 2023, 11:17
Nga a.l
Indi
INDI- Kryeministri indian Narendra Modi propozi të luajë një rol në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, duke thënë se India ka insistuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes përmes dialogut dhe diplomacisë që nga fillimi i konfliktit. Modi i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz pas bisedimeve në nivel delegacioni midis dy vendeve. Scholz mbërriti në Nju Delhi të shtunën në mëngjes për një vizitë zyrtare dy-ditore, e para që nga marrja e detyrës në 2021.
"India ka insistuar në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje përmes dialogut dhe diplomacisë që nga fillimi i luftës. India është e gatshme të kontribuojë në çdo proces paqeje," tha Modi gjatë një konference të përbashkët për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt nga mediat lokale.
Të dy krerët diskutuan një sërë temash, me fokus forcimin e lidhjeve dypalëshe në fushat e energjisë së pastër, tregtisë dhe teknologjive të reja.
“Përveç se është partneri ynë më i madh tregtar në Evropë, Gjermania është gjithashtu një burim i rëndësishëm investimesh në Indi. Lidhjet e forta midis Indisë dhe Gjermanisë bazohen në vlerat e përbashkëta demokratike dhe interesat reciproke”, tha kryeministri indian.
Ai deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar shumë vitet e fundit duke shtuar se sot po hapen mundësi të reja në të gjithë sektorët dhe ne jemi të inkurajuar nga interesimi i Gjermanisë për këto mundësi. Kancelari Scholz, nga ana e tij, tha se lufta është një katastrofë e madhe sepse bota po vuan si rezultat i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe se askush nuk mund të ndryshojë kufijtë përmes përdorimit të dhunës.
“Ne duhet të sigurohemi që lufta e tmerrshme e agresionit të mos ketë ndikim të rëndësishëm dhe negativ në vendet në Azi, Afrikë dhe Amerikë”, tha Scholz.
Lidhur me lidhjet ekonomike të dy vendeve, kancelarja deklaroi se rreth 1800 kompani gjermane janë aktive në Indi, duke ofruar mijëra vende pune.
narendra modi
Bota
26 February 2023, 11:12
a.l
Nëna dhe dy fëmijët
UKRAINË- Një 46- vjeçare e identifikuar me emrin Julia Petrov, nënë e dy fëmijëve u...
Bota
26 February 2023, 11:06
a.l
Luftë Ukrainë-Rusi
RUSI- Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi forcat e tij në Ukrainë një vit ...
Bota
26 February 2023, 11:00
a.l
Arrestimi i Mohammad Ibrahim Bazzi
IRAN- Një shtetas libanez dhe belg i konsideruar si financuesi kryesor i grupit terrorist Hezbollah të mbë...
Bota
26 February 2023, 10:57
a.l
Ndërtesa
TURQI- Njw pallati 5 katësh i anuar me gjithë themele për shkak të tërmeteve shkatërrimtare që goditë...
Bota
26 February 2023, 10:42
a.l
Rusia
RUSI- Ministrja e Jashtme ruse Maria Zakharova ka deklaruar se Zvicra nuk mund të pretendojë më rolin e një ndërmjet&eu...
Bota
26 February 2023, 10:19
I.A
Tank
MOLDAVI- Një gjest shumë i pazakontë i presidentit amerikan, Joe Biden. Në takimin me përfaqësuesit e nëntë ve...
Bota
26 February 2023, 10:11
I.A
Vadym Skibitsky
UKRAINË- Forcat e armatosura të Ukrainës do të jenë të gatshme të nisin kundërofensivë në...
Bota
26 February 2023, 09:49
I.A
Franziska Tschinderle
TIRANË- Korrespondetja austriake në Tiranë, Franziska Tschinderle u nderua me çmimin e Shoqatës së Eu...
Bota
26 February 2023, 09:40
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Një numër supermarketesh britanike njoftuan se kanë vendosur kufizime për blerjen e disa frutave dhe perimeve. S...
Bota
26 February 2023, 09:36
I.A
Foto nga vendngjarja
ITALI- Të paktën 40 emigrantë janë gjetur të mbytur mëngjesin e sotëm në Itali. RaiN...