LIVE UPDATES
Bota

Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë

Këto programe analizojnë miliarda pjesë të të dhënave, duke gjetur modele dhe duke marrë vendime të bazuara në probabilitet për përgjigjet që japin. Kur OpenAI – një kompania e teknologjisë e themeluar 8 vite më parë në një partneritet shumë miliarda dollarësh me Microsoft – hodhi në rrjet në nëntor 2022 aplikacionin ChatGPT për përdorim publik falas, paralajmëroi ardhjen e një “të ardhmeje befasuese”.

4 February 2023, 18:45 Nga k.m.
Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të
Foto ilustruese

“Ajo mund të shkruajë kodin e softuerit”- tha Tyler Cowen në Bloomberg. Mund të kompozojë poezi dhe muzikë dhe të përkthejë në 100 gjuhë të botës. Mund t’i japë përgjigje shumë interesante pyetjeve mbi gati çdo gjë në botën njerëzore ose natyrore.

Dikush kaloi një provim përfundimtar për diplomën në jurisprudencë dhe ekonomi në Universitetin George Mason, ku unë jap mësim, me përgjigje “të bukura, të qarta”. Aftësitë e jashtëzakonshme të një gjenerate të re të programeve të Inteligjencës Artificiale, AI, “janë të vështira për t’u kuptuar nga mendja njerëzore”. Me “rrjetet nervore” që imitojnë funksionet e trurit, AI mund të krijojë tekst origjinal, imazhe ose përmbajtje të tjera me një cilësi befasuese.

Këto programe analizojnë miliarda pjesë të të dhënave, duke gjetur modele dhe duke marrë vendime të bazuara në probabilitet për përgjigjet që japin. Kur OpenAI – një kompania e teknologjisë e themeluar 8 vite më parë në një partneritet shumë miliarda dollarësh me Microsoft – hodhi në rrjet në nëntor 2022 aplikacionin ChatGPT për përdorim publik falas, paralajmëroi ardhjen e një “të ardhmeje befasuese”.

“Deri më sot ChatGPT është trajtuar kryesisht si një kuriozitet”- tha Julia Horowitz për CNN. Ai ka më shumë se 1 milionë përdorues, që i kërkojnë këtij truri virtual të shkruaj e-maile biznesi, letra motivimi dhe sonete shekspiriane të rreme.

Por një version i ri i ChatGPT që do të hidhet në rrjet këtë pranverë, do të zgjerojë shumë diapazonin gjuhësor të ChatGPT, tashmë i bazuar në rreth 8 miliardë faqe tekst. Disa drejtues në Silicon Valley dhe ekspertë të teknologjisë, besojnë se AI do ta transformojë shoqërinë në mënyrë dramatike po aq sa smartfoni apo edhe interneti.

“Punëtorë jakë-bardhë kini kujdes!”- shkroi Annie Lowrey në “The Atlantic”. Një studim i Oksfordit në vitin 2013, vlerësoi se Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë deri në 47 për qind të vendeve të punës në SHBA, dhe që nga ajo kohë është bërë shumë e sofistikuar për të kryer punë “që kryhen aktualisht nga prodhues të përmbajtjes dixhitale, asistentë ekzekutivë, programues kompjuterësh të nivelit fillestar, madje edhe disa gazetarë”.

Faqja e lajmeve teknologjike CNET, ka publikuar më shumë se 70 histori të shkruara nga ChatGPT – edhe pse shumë prej tyre kishin nevojë për korrigjime – ndërsa konsulentja e AI Nina Schick vlerëson se deri në vitin 2025, 90 për qind e përmbajtjes në internet mund të gjenerohet nga sistemet e AI.

Dhe në dallim nga softueri tradicional, sistemet e AI bëhet “automatikisht gjithnjë e më cilësorë” pasi thithin më shumë të dhëna dhe mësojnë nga përvoja dhe gabimet. Po ashtu këto programe po i ndihmojnë mashtruesit në shkollë që të përparojnë, shkruan gazeta “Chicago Tribune” në një editorial të sajin. Esetë e krijuara nga ChatGPT janë origjinale, në kuptimin që ato nuk riciklojnë thjesht ato të mëparshmet, duke e bërë të padobishëm softuerin kundër plagjiaturës. Gjuha e tyre është “e lëmuar dhe mjaft e natyrshme” për të mashtruar edhe pedagogët veteranë. Los Angeles dhe New York, dy distriktet më të mëdha të shkollave publike të vendit, kanë ndaluar përdorimin e ChatGPT, por gjithsesi është shumë e lehtë që studentët të kenë qasje në të.

Ne nuk ndihmojmë askënd duke i dhënë chatbot-ve “më shumë besueshmëri sesa e meritojnë”, tha Tony Ho Tran për “The Daily Beast”. Është e vërtetë, që modelet e tyre aktuale e zotërojnë gramatikën dhe strukturën, por jo saktësinë. Deri 1/5 e informacionit të prodhuar nga ChatGPT kishte gabime. Madje disa janë aq të dukshme sa të prodhojnë frazën “duhen 9 gra dhe 1 muaj për të bërë një fëmijë”. Ndërsa analizojnë një sasi të madhe të dhënash, këto programe nuk bëjnë gjykime me vlerë për atë që është e besueshme dhe çfarë jo. Përpjekja e kompanisë Meta për të krijuar një AI të aftë të shkruajë punime akademike “prodhoi studime raciste, seksiste, diskriminuese dhe të rreme”.

“Po afrohet një kërcënim shumë më i madh”- thanë Nathan E. Sanders dhe Bruce Schneier për “The New York Times”. Gjeneruesit e tekstit të Inteligjencës Artificiale mund të krijojnë shpejt dhjetëra mijëra e-maile dhe letra të simuluara, por e kanë të vështirë të prodhojnë letra për redaktorin apo analiza të sakta në një shkallë astronomike.

Aktorët e dyshimtë mund ta përdorin AI për të përhapur dezinformata dhe propagandë dhe “të imitojnë punën që bëri Agjencia Ruse e Kërkimeve në Internet” gjatë zgjedhjeve të 2016, por me një kosto shumë më të ulët. Ndërsa AI do të bëhet në mënyrë eksponenciale më e sofistikuar në vitet e ardhshme, ajo mund ta bëjë gati të pamundur të dihet se cilat informacione, foto dhe artikuj që gjeni në internet janë krijuar artificialisht dhe cilët janë realë, duke e minuar vetë demokracinë.

Ndikimi i AI mund të jetë edhe “vdekjeprurës”, thotë kongresmeni i Kalifornisë Ted Lieu. Algoritmet e fuqizuara nga AI, kanë ndihmuar tashmë në radikalizimin e njerëzve në internet dhe armët autonome të drejtuara nga AI mund të “bredhin rrugëve” një ditë. Inteligjenca Artificiale po përdoret tashmë në sistemet e njohjes së fytyrës, dje kjo “mund të prodhojë një regjim ndërhyrës të mbikëqyrjes publike dhe private, ku qeveria dhe korporatat private mund të dinë saktësisht se ku jeni dhe çfarë po bëni”.

Për të parandaluar rezultatet më të rrezikshme të këtij “revolucioni të katërt industrial”, ne kemi nevojë për një komision federal, që duhet të përbëhet nga ekspertë të teknologjisë, për të identifikuar rreziqet dhe mundësitë që ofron kjo teknologji, dhe për ta ndihmuar Kongresin të krijojë rregulloren e duhura. Ne nuk mund të lejojmë që AI të vazhdojë “ e pakontrolluar” zhvillimin e saj revolucionar. Ne ose mund ta “përdorim dhe disiplinojmë” AI për ta bërë botën më të mirë, ose do ta lejojmë Inteligjencën Artificiale që t’i diktojë njerëzimit se në çfarë bote do të jetojmë. / The Week – Bota.al

inteligjenca artificiale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin