9 March 2024, 19:53
Nga S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale, mund të ndihmojë individët me çrregullime zanore që të flasin natyrshëm me zërin e tyre. Ky përparim mund të ofrojë një shans për miliona njerëz që të zhvillojnë biseda më të qarta. Joris Casterman ka një çrregullim zanor dhe i merret goja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se kur pëshpërit e folura e tij është e rrjedhshme dhe e qartë.
“Sepse kur jeni duke pëshpëritur nuk i përdorni kordat vokale”, thotë Joris Castermans, themelues i firmës “Whispp”.
Kjo shpjegon se pse individët që kanë probleme me të folurit mund të ulin çrregullimet e të folurit me rreth 85% nëse pëshpërijnë. Ky fakt mahnitës e frymëzoi zotin Castermans që të zhvillojë aplikacionin Whispp, i cili përdor inteligjencën artificiale për të përmirësuar të folurën e individëve që kanë çrregullime të theksuara. Një prej tyre është George Coster, i cili ka paralizë të kordave zanore. Por falë teknologjisë Whispp, zoti Coster ishte në gjendje të dëgjonte përsëri zërin që kishte para çrregullimeve shëndetësore.
Përdoruesit mund të zgjedhin ta personalizojnë zërin e tyre duke bërë regjistrime brenda aplikacionit Whispp, ose të përdorin regjistrime të hershme të zërit të tyre. Ruud van Noorden është operuar dhe ka hequr laringun ‘kutinë e zërit’. Por teknologjia e avancuar që ndërthur inteligjencën artificiale në aplikacionin Whispp, i ka kthyer atij në kohë reale zërin e dikurshëm dhe natyral. Përdoruesit mund të bëjnë telefonata dhe lidhje me video brenda aplikacionit.
“Situata ideale është për një bisedë të qetë dhe të rrjedhshme, pa vonesa. Synimi është që aplikacioni ynë të jetë në çdo telefon dhe kompjuter në të gjithë botën”, thotë Joris Castermans, themeluesi i firmës Whispp. Ai thotë se aplikacioni është ndërtuar me synimin për të transformuar jo vetëm të folurën, por edhe cilësinë e jetës së individëve me çrregullime zanore.
Marrë nga VOA
inteligjenca artificiale
Bota
9 March 2024, 19:50
S.N
Pamje nga ngjarja
INDONEZI- Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 5 janë të zhdukur pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet ...
Bota
9 March 2024, 19:34
S.N
Foto Ilustrim
NIGERI- Të paktën 28 nga afro 300 nxënës shkolle të rrëmbyer nga persona të armatosur janë ...
Bota
9 March 2024, 19:21
S.N
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku duke folur për situatën e luftës në Gaza tha se të dyja palë...
Bota
9 March 2024, 19:07
S.N
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i përcolli homologut të tij turk Hakan Fidan, mesazhe për rëndësi...
Bota
9 March 2024, 18:09
S.N
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi sot se do t'i propozojë Parlamentit spanjoll q&eu...
Bota
9 March 2024, 17:58
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- San Francisko po lufton me një shkallë të lartë të të pastrehëve, një problem i përkeq&eum...
Bota
9 March 2024, 17:54
S.N
Avioni i Batik Air
INDONEZI- Autoritetet e Indonezisë kanë nisur hetimet për incidentin në të cilin dy kapitenët e nj&e...
Bota
9 March 2024, 17:51
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Covid-19 ka përshpejtuar në mënyrë të papritur kërkimin në teknologjinë mRNA, e cila para pan...
Bota
9 March 2024, 17:45
S.N
Foto Ilustrim
PALESTINË- Përderisa kushtet në Gazë po vazhdojnë të përkeqësohen, komuniteti global po synon të...
Bota
9 March 2024, 17:40
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Të gjithë e mbajmë mënd filmin e famshëm vizatimor “Teletubbies” me 4 personazhet që ide...