17 April 2026, 18:19
Nga E.d
Foto ilustruse
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik është hequr, sipas deklaratave zyrtare iraniane. Rruga detare është hapur për trafikun tregtar ndërkombëtar, për aq kohë sa respektohet armëpushimi, njoftoi të premten në platformën digjitale X ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Që nga e mërkura e kaluar, SHBA dhe Izraeli, nga njëra anë, dhe Irani, nga ana tjetër nuk kanë ndërmarrë sulme. Ky armëpushim u ndërmjetësua nga Pakistani për një periudhë dyjavore, për të dhënë kohë për negociatat për përfundimin e luftës midis Iranit dhe Izraelit dhe për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Të enjten në mbrëmje, hyri në fuqi një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit. Ai parashikohet të zgjasë dhjetë ditë.
Tranziti në një itinerar specifik
Të gjitha anijet tregtare po kalojnë përmes një rruge të koordinuar, e cila tashmë është shpallur nga Organizata Iraniane e Porteve dhe Detit, sqaroi më tej Araghtchi. Qindra cisterna nafte dhe anije mallrash kanë mbetur të bllokuara në Gjirin Persik për javë me radhë.
Sipas një zyrtari të lartë ushtarak iranian, anijet luftarake nuk lejohen të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Trumpi konfirmon hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi në platformën e tij online Truth Social se rruga detare është sërish e hapur. Megjithatë, bllokada ushtarake amerikane e porteve iraniane do të mbetet në fuqi për momentin, tha ai. Kjo do të vazhdojë derisa negociatat me Iranin të kenë përfunduar 100%. Presidenti amerikan shtoi se procesi duhet të ecë shumë shpejt përpara, pasi shumica e pikave tashmë janë negociuar. Marina e SHBA-së, nga ana e saj, e kishte nisur bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit të hënën.
Më vonë, Trumpi shtoi se udhëheqësit iranianë kishin premtuar se ngushtica nuk do të mbyllej përsëri.
Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pas njoftimit se anijet tregtare do të lejohen të kalojnë lirshëm. Një fuçi (159 litra) naftë e papërpunuar Brent e Detit të Veriut për dorëzim në qershor tani kushton 91.11 dollarë amerikanë, më shumë se tetë përqind më pak se të enjten. Në një moment, çmimi ra nën shifrën 90 dollarë.
Kancelari Merz flet për lajm të mirë
Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje udhëheqjes iraniane që të rihapë plotësisht Ngushticën e Hormuzit. Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin francez, Paris, Merz-i e përshkroi si "lajm të mirë" që Irani kishte hapur Ngushticën, me kusht që të plotësoheshin disa kushte. Kalimi duhet të jetë i mundur "në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar detar". Nuk duhet të ketë "asnjë kufizim".
Pas fillimit të sulmeve amerikano-izraelite më 28 shkurt, Garda Revolucionare e Iranit i bllokoi rrugët jetike tregtare nga zonat e prodhimit në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit. Rreth një e pesta e eksporteve botërore të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm transportohen përmes kësaj rruge ujore. Për shkak të bllokadës, çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm javët e fundit./DW
shba izraeli iran
Bota
17 April 2026, 17:12
E.d
Automjete të djegura të një ambulance hebraike në lagjen "Golders Green" në veri të Londrës, 24 mars 2026.
Djegia e auto...
Bota
17 April 2026, 16:53
E.d
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk i ka përfunduar operacionet e tij kundër H...
Bota
17 April 2026, 15:57
E.d
Një anije në Ngushticën e Hormuzit
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka njoftuar të premten se Ngushtica e Hormuzit &eum...
Bota
17 April 2026, 15:20
E.d
Foto ilustruse
Izraeli dhe Libani ranë dakord për një armëpushim. Sipas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump...
Bota
17 April 2026, 15:15
E.d
Foto ilustruse
Bashkimi Evropian njoftoi se një aplikacion i ri për verifikimin e moshës është teknikisht gati. Aplikacioni &...
Bota
17 April 2026, 10:36
D.S
Dymbëdhjetë arrestime, operacione në disa shtete, veprimtari në pesë kontinente dhe sekuestrim i 4.2 tonëve drogë. Ky ë...
Bota
17 April 2026, 10:17
D.S
donald j trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nëse arrihet dhe nënshkruhet në Islamabad një marrëveshj...
Bota
17 April 2026, 09:43
D.S
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë “shumë afër” që të arrijnë një mar...
Bota
17 April 2026, 09:03
D.S
Derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se lufta në Iran mund të përfundojë “shumë shpejt&rdqu...
Bota
17 April 2026, 08:44
D.S
Armëpushimi 10-ditor mes Libanit dhe Izraelit ka hyrë në fuqi në mesnatë, sipas kohës lokale, teksa gazetarët kanë rap...