LIVE UPDATES
Bota

Ish-gjeneralët japin alarmin: Rusia rekruton komando afganë të stërvitur nga SHBA: Po u ofrojnë pagesa deri në 1500 $ në muaj

Sipas gjeneralëve afganë, rusët po kërkojnë që të bëjnë pjesë të një legjioni të huaj me mijëra ish-komando elitare afgane. Ata po u ofrojnë atyre pagesa të rregullta mujore, prej 1500 dollarësh, si dhe po u premtojnë strehim të sigurt, për veten dhe familjet e tyre, gjë që do të shmangte deportimin e tyre në atdhe e për pasojë vdekjen e sigurt në duart e talebanëve, gjë që shumë njerëz mendojnë se është e pritshme.

1 November 2022, 20:31 Nga DOSJA
Ish-gjeneralët japin alarmin: Rusia rekruton komando afganë të
Forcat Speciale të Afganistanit

RUSI- Ushtarët e forcave speciale afgane që luftuan krah trupave amerikane gjatë dy dekadave konflikti në Afganistan, po rekrutohen tashmë nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë. Pas tërheqjes kaotike të SHBA-ve nga Afganistani vitin e kaluar, ish-komandot u zhvendosën në Iran. Lajmi u bë i ditur nga tre ish-gjeneralë afganë për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’.

Sipas gjeneralëve afganë, rusët po kërkojnë që të bëjnë pjesë të një legjioni të huaj me mijëra ish-komando elitare afgane. Ata po u ofrojnë atyre pagesa të rregullta mujore, prej 1500 dollarësh, si dhe po u premtojnë strehim të sigurt, për veten dhe familjet e tyre, gjë që do të shmangte deportimin e tyre në atdhe e për pasojë vdekjen e sigurt në duart e talebanëve, gjë që shumë njerëz mendojnë se është e pritshme.

"Ata nuk duan të shkojnë të luftojnë, por nuk kanë zgjidhje tjetër", tha një prej gjeneralëve, Abdul Raof Arghandiwal, duke shtuar se rreth 12 komando në Iran, me të cilët ai ka shkëmbyer mesazhe, i druhen dëbimit. "Ata më thonë: Na jep një zgjidhje, çfarë duhet të bëjmë? Nëse kthehemi në Afganistan, talebanët do të na vrasin".

Gjenerali Arghandiwal tha se rekrutimi udhëhiqet nga forca mercenare ruse ‘Wagner Group’. Një tjetër gjeneral, Hibatullah Alizai, i cili udhëhiqte ushtrinë afgane përpara se talebanët të merrnin pushtetin, tha se Moska po ndihmohet në këto përpjekje edhe nga një ish-komandant i forcave speciale afgane, i cili jeton në Rusi dhe flet rusisht. Kjo lëvizje e Moskës vjen pas disa muaj paralajmërimesh nga ushtarët amerikanë që luftuan krah forcave speciale afgane, sipas së cilëve, talebanët kishin për qëllim t'i vrisnin ata dhe se këta të fundit (komandot afgane), për të shmangur vdekjen apo nisur nga zemërimi me ish-aleatin e tyre (SHBA-të), mund t’u bashkoheshin armiqve të Uashingtonit.

Një raport i muajit gusht i ligjvënësve republikanë paralajmëronte në mënyrë të qartë mbi rrezikun që komandot afgane, të trajnuar nga forcat e Marinës amerikane dhe Beretat e Gjelbërta të ushtrisë, mund të shkonin deri aty sa t’i jepnin informacione në lidhje me taktikat e SHBA-ve, grupit të Shtetit Islamik, Iranit ose Rusisë, ose të luftonin për ta.

"Ne nuk i nxorëm këta persona (nga vendi) ashtu siç premtuam dhe tani ato gabime do na përndjekin", tha Michael Mulroy, një oficer në pension i CIA-s që ka shërbyer në Afganistan, duke shtuar se komandot afganë janë luftëtarë shumë të aftë e të ashpër. “Nuk do doja t'i shihja në asnjë fushëbeteje, dhe sigurisht jo duke luftuar kundër ukrainasve”.

Megjithatë zoti Mulroy u shpreh skeptik nëse rusët do t'ia dilnin t’i bindin shumë prej komandove afganë që t’u bashkoheshin. Sipas tij, pjesa më e madhe e atyre që ai njihte, po punonin për një demokraci funksionale në vendin e tyre, dhe jo të rekrutoheshin si vrasës me pagesë.

‘AP’ po investigonte rreth rekrutimit të komandove afgane kur javën e kaluar u njoftuan për herë të parë detajet mbi këtë përpjekje nga revista ‘Foreign Policy’, bazuar në burime të paidentifikuara të ushtrisë dhe sigurisë afgane. Rekrutimi vjen mes tronditjes që kanë pësuar forcat ruse për shkak të përparimit ushtarak ukrainas në fushëbetejë e ndërsa presidenti rus Vladimir Putin po zbaton një politikë të ashpër për mobilizimin e trupave, e cila ka detyruar rreth 200 mijë shtetas rusë të largohen nga vendi, për t'i shpëtuar shërbimit ushtarak.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Një zëdhënës i Yevgeny Prigozhinit, i cili kohët e fundit pranoi se ishte themeluesi i grupit ‘Wagner’, hodhi poshtë pohimet për një përpjekje të vazhdueshme për të rekrutuar ish-ushtarë afganë, duke e quajtur "marrëzi të pakuptimtë". Departamenti amerikan i Mbrojtjes gjithashtu nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por një zyrtar i lartë sugjeroi se rekrutimi, nuk ishte diçka befasuese, duke pasur parasysh sipas tij se grupi ‘Wagner’ është përpjekur të rekrutojë ushtarë në disa vende të tjera.

Mbetet e paqartë se sa pjesëtarë të forcave speciale afgane të cilët u larguan drejt Iranit janë kontaktuar nga rusët, por njëri prej tyre i tha agjencisë ‘AP’ se po komunikonte përmes shërbimit ‘WhatsApp’ me rreth 400 komando të tjerë që po shqyrtojnë ofertat. Ai tha se shumë prej tyre, sikurse edhe ai vete, i druhen dëbimit (nga Irani) dhe janë të zemëruar me SHBA-të që i kanë braktisur.

"Ne menduam se mund të krijonin një program të veçantë, por askush nuk mendoi për ne", tha ish-komando, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të rrezikut që i kanoset atij dhe familjes së tij. “Ata na lanë të gjithëve në duart e talebanëve”, shtoi ai.

Ish-komando tha se atij i ishin ofruar viza ruse për të, si dhe për të tre fëmijët e bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen ende në Afganistan. Të tjerëve u është ofruar zgjatja e afatit të vizës për qëndrim në Iran. Ai tha se po pret të shohë se çfarë do te vendosin të tjerët, të cilët janë pjesë e grupit të krijuar në WhatsApp, po shtoi se sipas tij shumë (ish-komando) do ta pranojnë ofertën. Rreth 20 deri 30 mijë forca speciale afgane luftuan me amerikanët gjatë dy dekadave luftë, por vetëm disa qindra oficerë të lartë u morën me vete kur ushtria amerikane u tërhoq nga Afganistani. Për shkak se shumë nga komandot afganë nuk punonin drejtpërdrejt për ushtrinë amerikane, ata nuk gëzonin të drejtën për t’u pajisur me viza speciale amerikane.

"Ishin ata që luftuan deri në minutën e fundit. Dhe ata kurrë, kurrë, kurrë nuk folën me talebanët. Ata kurrë nuk negociuan me ta", tha ish-shefi i ushtrisë afgane Alizai. “Lënia e tyre pas është gabimi më i madh”.

Marrë nga VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin