LIVE UPDATES
Bota

Ish-komandantët amerikanë: SHBA nuk janë më të sigurta pas tërheqjes nga Afganistani

Gjenerali në pension Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore amerikane (CENTCOM) në periudhën 2019-2022, dhe Gjenerali në pension Joseph Votel, drejtuesi i CENTCOM-it në periudhën 2016-2019, folën ekskluzivisht të hënën për Zërin e Amerikës rreth luftës pothuajse 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Afganistan.

23 August 2022, 21:25 Nga I.A
Ish-komandantët amerikanë: SHBA nuk janë më të sigurta
Ish-komandantët amerikanë

UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara nuk janë më të sigurta pas tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani dhe vendimi i ish-Presidentit Donald Trump dhe Presidentit Joe Biden për të tërhequr të gjitha forcat amerikane solli rënien e qeverisë në Kabul, thonë dy komandantët e fundit amerikanë që drejtuan forcat ushtarake në Afganistan dhe Lindjen e Mesme.

Gjenerali në pension Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore amerikane (CENTCOM) në periudhën 2019-2022, dhe Gjenerali në pension Joseph Votel, drejtuesi i CENTCOM-it në periudhën 2016-2019, folën ekskluzivisht të hënën për Zërin e Amerikës rreth luftës pothuajse 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Afganistan.

“Nuk mendoj se jemi më të sigurt si rezultat i tërheqjes tonë nga Afganistani”, i tha Zërit të Amerikës zoti McKenzie, i cili këshilloi presidentët amerikanë që të mbanin një minimum prej 2500 forcash amerikane në Afganistan.

“Ka shumë më tepër gjëra që nuk i dimë për organizatat terroriste që lamë në terren”, shtoi zoti Votel. “Nuk mendoj se jemi më të qëndrueshëm apo më të sigurt. Mendoj se Afganistani është më i paqëndrueshëm, dhe si rezultat, ky rajon është më i paqëndrueshëm”.

Zoti McKenzie ka thënë në mënyrë të përsëritur se mbledhja e të dhënave nga shërbimet amerikane të zbulimit në Afganistan ka rënë në një nivel shumë më të vogël krahasuar me përmasat që kishin përpara tërheqjes. Zoti Votel i tha Zërit të Amerikës se megjithëse goditja e fundit ajrore ndaj udhëheqësit të Al Kaidas, Ayman al-Zawahri tregon se Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur disa kapacitete të zbulimit, fakti se kjo goditje e këtij muaji ishte e para e këtij lloji që kur Shtetet e Bashkuara u larguan vitin e kaluar, tregon se Shtetet e Bashkuara kanë ende shumë punë për të bërë.

Të dy gjeneralët thonë se vendimi për të hequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani përfundimisht çoi në rënien e Kabulit, një vendim që u shtri në kohë gjatë dy presidencave amerikane. Presidentët shërbejnë si komandantë të përgjithshëm të ushtrisë gjatë kohës që janë në detyrë, dhe oficerët e lartë ushtarakë ofrojnë opsione për udhëheqësit e tyre civilë dhe zbatojnë vendimet e tyre.

Presidenti Biden e ka mbrojtur vendimin e tij si "të projektuar për të shpëtuar jetë amerikane", duke thënë në ditën e fundit të tërheqjes vitin e kaluar se ai "nuk do ta zgjaste këtë luftë pa fund" dhe se nuk do të zgjaste "një dalje pa fund" nga Afganistani.

Por zoti Votel i tha Zërit të Amerikës të hënën se kishte frikë se portretizimi politik i "luftës së përhershme", "mbizotëroi mbi vendimmarrjen e zgjuar dhe strategjike" në Uashington.

"Unë thjesht nuk e pranoj idenë se duhej t’i tërhiqnim të gjithë", i tha zoti Votel Zërit të Amerikës, duke e quajtur praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Afganistan një "siguracion" të nevojshëm për të mundësuar që Shtetet e Bashkuara të mund të "mbështesnin afganët" dhe "të vazhdonim të kujdeseshim për interesat tona të sigurisë kombëtare që janë të pranishme në atë vend”.

"Ajo që ne donim ishte një zgjidhje elegante që nuk ishte e arritshme. Ne donim të shkonim në nivelin zero ushtarakisht, por të ruanim një prani të vogël diplomatike në Afganistan që do të mbrohej", tha zoti McKenzie.

Në vend të kësaj, diplomatët amerikanë evakuan ambasadën me helikopterë, një pamje që shumë do ta krahasonin me evakuimin amerikan nga Saigoni, në Vietnam, në vitin 1975. Shtetet e Bashkuara u dukën të zëna në befasi ndërsa talebanët morën Kabulin, dhe afganët e dëshpëruar kapeshin në pjesën e jashtme të avionëve amerikanë të evakuimit përpara se Shtetet e Bashkuara të ishin në gjendje të siguronin plotësisht aeroportin e Kabulit.

Zoti McKenzie përcaktoi marrëveshjen e Dohas, të negociuar mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve gjatë administratës së ish-Presidentit Trump, si "mekanizmin e humbjes" për fushatën ushtarake dhe një "përvojë zhvlerësimi" për qeverinë afgane.

Por, qeveria afgane është qartësisht bashkëfajtore me paaftësinë e saj për të ndalur korrupsionin dhe hezitimin e saj për ta sjellë këtë luftë në një përfundim politik, pasi Ish-Presidenti Trump dhe Presidenti Biden kishin vendosur për largimin, shtoi zoti Votel.

Presidenti Biden ka thënë se negociatat që administrata e ish-Presidentit Trump bëri me talebanët i lanë atij vetëm dy zgjedhje: largimin, ose përshkallëzimin e konfliktit duke "angazhuar dhjetëra mijëra forca të tjera në luftë".

Por zoti McKenzie i tha Zërit të Amerikës se nuk besonte se ishte i nevojshëm një numër i madh i forcave amerikane dhe se nëse presidenti do të kishte zgjedhur të linte 2500 forca amerikane në Afganistan, ai besonte se Shtetet e Bashkuara mund të ishin bërë një objektiv më i vogël dhe më i vështirë për talebanët, ndërkohë që do të ishte ruajtur aftësia për të këshilluar dhe ndihmuar ushtrinë afgane.

"Me 2500, do të kishim mbajtur avionë në Bagram dhe në HKIA [Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai] dhe një bazë të kontraktuar për ta mbështetur këtë", së bashku me kontraktorët amerikanë që do të mbikëqyrnin "ritmin e përditshëm [të] gjërave që e bëjnë funksional një operacion të madh ushtarak", të tilla si sigurimi që municionet dhe furnizimet të shkojnë tek "njësitë që kanë nevojë, jo në pazar apo tek talebanët".

Gjatë evakuimit të vitit të kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, kur Shtetet e Bashkuara transportuan mbi 120 mijë persona drejt vendeve të sigurta, qëllimi përfundimtar i Shtetit Islamik ishte të përpiqej të vendoste një bombë në një aeroplan, thotë zoti McKenzie. Ai tha se Shtetet e Bashkuara me guxim parandaluan disa skema sulmi që po zhvilloheshin, përfshirë sulme me raketa dhe mjete shpërthyese të improvizuara për automjetet, por nuk arritën të pengonin sulmin vetëvrasës me bombë që vrau 13 anëtarë të forcave amerikane dhe të paktën 170 persona të tjerë.

Marrë nga VOA

shba frank mckenzie donald trump joe biden joseph votel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin