16 July 2022, 17:07
Nga I.A
Maria Bamieh
KOSOVË- Ish-prokurorja britanike në radhët e EULEX-it, Maria Bamieh, menjëherë pas përfundimit të konferencës së saj për shtyp në Prishtinë, njoftoi se është thirrur për tu marrë në pyetje nga Prokurorja Fitore Sadiku, nën dyshimin për kryerje të veprës penale, keqpërdorim i detyrës. GazetaBlic shkruan se ajo gjithashtu qartësoi se ka njoftuar zyrtarin policor se do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare.
“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete”, ka thënë Bamieh.
Bamieh, e cila në fillim të këtij muaji fitoi një proces gjyqësor lidhur me sinjalizimin e rasteve të dyshuara korruptive brenda EULEX-it, është rrëfyer sot në Prishtinë lidhur me këto procese të dyshimta brenda misionit të Bashkimit Evropian. Ajo gjatë një konference për media në Prishtinë, shpjegoi procedurën hetimore që kishte iniciuar ndaj Ilir Tolajt, ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilin tha se e kishte përgjuar me autorizim të gjykatës.
Pas gati tetë vitesh, Bamieh e shkarkuar nga puna në Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar pasi sinjalizoi për dyshimet për korrupsion në misionin më të madh të jashtëm të BE-së në Kosovë(EULEX), ka rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’i marrë 423 mijë funta. Maria Bamieh, pretendoi se gjatë tetë viteve të fundit se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dështoi t’i ofrojë mbështetje pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.
maria bamieh
Bota
16 July 2022, 15:47
e.k
Hajrulla Çeku
PRISHTINË- Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka kërkuar një sqarim nga raportuesja për Kosovën ...
Bota
16 July 2022, 14:37
d.a.
Foto ilustruese
Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një fabrikë armësh në Rripin e Gazës në orë...
Bota
16 July 2022, 14:18
d.a.
Hristijan Mickovski
MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pasi doli nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në m...
Bota
16 July 2022, 13:50
d.a.
Protesta ne Shkup
MAQEDONIA E VERIUT- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut para pak minutash janë miratuar konkluzionet e dala nga propoz...
Bota
16 July 2022, 13:42
d.a.
Xhaferri dhe Apasiev
MAQEDONIA E VERIUT- Në seancën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka pasur përplasje ve...
Bota
16 July 2022, 13:25
e.k
Pamje nga zjarret masive që kanë përfshirë Spanjën
SPANJË- Temperaturat e larta mbi 40 gradë C të ndikuara dhe nga ...
Bota
16 July 2022, 12:49
d.a.
Borisllav Kërmov
MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i së Majtës në Maqedoninë e Veriut, Borisllav Kërmov gjatë fjalës n&e...
Bota
16 July 2022, 12:38
d.a.
Borisllav Krmov
MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti Borisllav Krmov nga partia e 'Majta' në Maqedoninë e Veriut gjatë seancës për propozi...
Bota
16 July 2022, 12:28
d.a.
Dimitar Kovacevski
MAQEDONIA E VERIUT- Ka nisur sot seanca e rradhës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me diskutimet p&...
Bota
16 July 2022, 11:54
d.a.
kufiri Slloveni-Kroaci
SLLOVENI- Ushtria sllovene nisi të premten heqjen e gardhit me tela në kufirin me Kroacinë, i cili ishte vendosur p&e...