9 June 2023, 18:49
Nga m.s
Ministrja e Punëve të Jashtme, Þórdís Kolbrún Reykfjörð Gylfadóttir
ISLANDË- Ambasada e Islandës në Moskë do të mbyllet më 1 gusht, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Punëve të Jashtme të Islandës. Autoritetet islandeze i kanë kërkuar gjithashtu ambasadës ruse në Reykjavík, të zvogëlojë operacionet e saj në mënyrë që të mos ketë më një ambasador rus në Islandë. Megjithatë, këto ndryshime nuk nënkuptojnë një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve diplomatike mes Islandës dhe Rusisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, falenderoi homologun e tij islandez, për vendimin për të pezulluar aktivitetet e ambasadës së saj në Moskë dhe për t'i kërkuar Rusisë që të kufizojë operacionet e ambasadës së saj në Reykjavík.
“Rusia duhet të kuptojë se barbarizmi çon në izolim të plotë. Unë inkurajoj shtetet e tjera që të ndjekin shembullin e Islandës”, shkroi ai në Twitter .
Islanda ka operuar një ambasadë në Moskë që nga viti 1944, me përjashtim të viteve 1951-1953. Hera e fundit që nuk kishte ambasador rus në Islandë ishte 1948-1954. “Vendimi për mbylljen e aktiviteteve të ambasadës nuk nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Sapo të lejojnë kushtet, theksi do të vihet në rifillimin e aktiviteteve të ambasadës islandeze në Moskë”.
moske
Bota
9 June 2023, 17:42
a.l
Jeta Statovci
KOSOVË- Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci ka publikuar një fotografi bashkë me shefen e saj n&eu...
Bota
9 June 2023, 17:23
a.l
Albin Kurti
Gazeta prestigjoze franceze 'Le Monde' i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Kosovë, tensioneve në veri ...
Bota
9 June 2023, 17:07
a.l
Christopher Hill
SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill shprehet se SHBA-ja dëshiron të ketë një marrëdhë...
Bota
9 June 2023, 16:27
a.l
Peter Stano
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas përfundimit të vizitave n&...
Bota
9 June 2023, 16:06
a.l
Vladimir Popov
RUSI- Babai i Vladimir Popov 23-vjeçarit që u sulmua e më pas u gllabërua si ushqim nga një peshkaqen në nj&...
Bota
9 June 2023, 15:56
a.l
Inteligjenca Artificiale
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar do të presë samitin e parë global për sigurinë e AI gjatë k&...
Bota
9 June 2023, 15:50
a.l
Shkolla në Tiverton
BRITANI- Një sulm i rëndë është raportuar pranë një shkolle në Britani. Mediat e huaja rap...
Bota
9 June 2023, 15:49
m.s
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pas ndërhyrjes që ai ka...
Bota
9 June 2023, 15:49
A.B
Silvio Berlusconi
ITALI- Kur nuk ka kaluar shumë kohë nga dalja e tij nga spitali, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shtrohet sëris...
Bota
9 June 2023, 15:04
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Dubrovnik të K...