Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kjo është shitja e parë e aseteve të sekuestruara të oligarkëve rusë, qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
GJIBRALTAR- Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në pronësi të oligarkut të sanksionuar rus, Dmitry Pumpyansky, është shitur në një ankand në Gjibraltar.
Kjo është shitja e parë e aseteve të sekuestruara të oligarkëve rusë, qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Howe Robinson Partners, që mbikëqyri ankandin, tha më 23 gusht se ka pasur 63 oferta për blerjen e superjahtit prej 72.5 metrash, “Axioma”, që ishte sekuestruar nga Pumpyansky.
Pumpyansky është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Ologarkut iu sekuestrua jahti pas vendosjes së sanksioneve nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Oferta fituese dhe emri i pronarit të ri nuk është bërë publik. Detajet për shitjet do të bëhen publike pas dy javësh.
Jahti “Axioma” u sekuestrua nga Qeveria e Gjibraltarit pas pretendimeve ligjore nga banka investuese amerikane, JP Morgan, që tha se kompania e Pumpyanskyt, Pyrene Investments, i kishte borxh bankës më shumë se 20 milionë dollarë.
JP Morgan më pas i kërkoi gjykatave të Gjibraltarit që të sekuestrojë dhe më pas të shesë jahtin, duke argumentuar se Pumpyansky ishte subjekt i sanksioneve.
Pumpyansky ka qenë pronar dhe drejtor i prodhuesit të gypave të çelikut, OAO TMK, prodhuesit më të madh në botë. Po ashtu, kjo kompani është furnizuesi kryesor i kompanisë shtetërore të energjisë ruse, Gazprom. Ai u largua nga drejtimi i kompanisë pas sanksioneve të vendosura në mars.
SHBA-ja dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Shtetet perëndimore kanë sekuestruar prona, superjahte dhe avionë të miliarderëve rusë që kanë lidhje me Putinin.
Marrë nga REL
Rebecca Aretini ITALI- Një e re humbi tragjikisht jetën duke u ngjitur në një terren malor! Ajo aksidentalisht ra nga një shteg i ...
Protesta AFRIKA E JUGUT- Njerëzit në të gjithë Afrikën e Jugut po marrin pjesë në një grevë mbarëkomb&eum...
Pandat e vogla KINË- Dy këlyshë panda lindën të martën në një qendër mbarështimi në Kinën jugpe...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vler&eu...
Sanna Marin FINLANDË- Sanna Marin ka këmbëngulur se ajo punon shumë si kryeministre e Finlandës, por gjithashtu duhet të...
Volodymyr Zelenskyy dhe Olena Zelenska UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha sot se ukrainasit po “luftojnë pë...
Lumi Danub GJERMANI- Lumi i dytë më i gjatë i Evropës ka arritur një nga nivelet më të ulëta në 100 vjet, p&eu...
Miroslav Lajcak KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka folur pas takimeve me presidenten Vjosa O...
Takimi me Lajçak dhe Escobar, Osmani: Jemi konstruktiv për njohjen e ndërsjellë 24 Gusht, 17:20 Escobar...
Gabriel Escobar, Vjosa Osmani dhe Miroslav Lajçak KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me të dë...