LIVE UPDATES
Bota

Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të dënojë Iranin për sulmin e së shtunës

Izraeli kërkoi takimin urgjent të këshillit pas një sulmi të drejtpërdrejtë në territorin e tij nga Irani, i cili tha se përfshinte 170 dronë dhe mbi 150 raketa. Izraeli tha se mbrojtja e tij ajrore, së bashku me ato të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë, rrëzuan 99 për qind të tyre.

15 April 2024, 09:16 Nga N.F
Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të dënojë
Këshili i Sigurimit në OKB

IZRAEL- Izraeli kërkoi të dielën që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të veprojë për të ndëshkuar Iranin, pas një sulmi të pashembullt ushtarak iranian ndaj Izraelit, që Teherani tha se ishte në hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në ambasadën e tij në Siri, në fillim të këtij muaji.

"Sot, këshilli duhet të ndërmarrë veprime", i tha Këshillit të Sigurimit i dërguari i Izraelit në OKB, Gilad Erdan. “Dënojeni Iranin për terrorin e tij; rivendosni sanksionet gjymtuese; shpallini Rojat Revolucionare iraniane si një organizatë terroriste. Duhet të veprohet tani. Jo për hir të Izraelit, jo për hir të rajonit, por për hir të botës”, tha ai.

Izraeli kërkoi takimin urgjent të këshillit pas një sulmi të drejtpërdrejtë në territorin e tij nga Irani, i cili tha se përfshinte 170 dronë dhe mbi 150 raketa. Izraeli tha se mbrojtja e tij ajrore, së bashku me ato të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë, rrëzuan 99 për qind të tyre.

I dërguari izraelit Erdan kritikoi këshillin që nuk u vuri veshin paralajmërimeve të Izraelit përgjatë viteve për Iranin. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar qëndroi i heshtur për ngritjen e "një Rajhu islamik shiit", por me sulmin e drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit, regjimi tani është shpërfaqur.

Ai tha se Irani kishte "kaluar çdo vijë të kuqe" dhe se Izraeli ruan të drejtën ligjore për t'u hakmarrë.

I dërguari i Iranit tha se iranianët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëmbrojtje pas sulmit të 1 prillit në ambasadën e tyre në Damask, dhe dështimit të Këshillit të Sigurimit për ta dënuar zyrtarisht atë.

Disa diplomatë të këshillit thanë se Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania bllokuan një dënim të sulmit të 1 prillit, sepse kishin pikëpyetje nëse objektet iraniane po përdoreshin për operacione të fshehta.

"Ky regjim i paligjshëm ka kryer shumë krime mizore kundër popullit tonë", tha ambasadori iranian Amir Saeid Iravani duke folur për Izraelin. “Ky regjim pranoi hapur përgjegjësinë e tij për operacionet terroriste dhe shkatërruese të kryera kundër zyrtarëve, shkencëtarëve dhe civilëve iranianë dhe sabotimit të infrastrukturës sonë bërthamore paqësore në vitet e fundit”.

Izraeli dyshohet se ka kryer disa sulme ajrore, atentate dhe sulme kibernetike ndaj Iranit në vitet e fundit, shumica të përqendruara në programin e tyre bërthamor. Izraeli kurrë nuk i konfirmon publikisht operacionet e tilla. I dërguari Iravani tha se Irani “nuk kërkon përshkallëzim apo luftë në rajon”, por do të mbrohet nëse është e nevojshme. Ai gjithashtu theksoi se Irani nuk dëshiron një konflikt me Shtetet e Bashkuara.

“Ne treguam përkushtimin tonë për paqen duke ushtruar përmbajtjen tonë për përfshirjen e ushtrisë amerikane në pengimin e dronëve dhe raketave iraniane të nisura kundër objektivave ushtarake në territoret e pushtuara palestineze”, tha ai. "Kjo nënvizon përkushtimin tonë për uljen e tensioneve dhe shmangien e zgjerimit të konfliktit".

Por. ai shtoi se nëse ushtria e Shteteve të Bashkuara fillon ndonjë operacion kundër vendit të tij, qytetarëve ose interesave të tij të sigurisë, Irani do të "përgjigjet me të njëjtën masë”. I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Robert Wood, tha se Uashingtoni nuk po kërkon një përshkallëzim me Teheranin, por lëshoi një paralajmërim.

"Më lejoni të jem i qartë, nëse Irani ose zgjatimet e tij ndërmarrin veprime kundër Shteteve të Bashkuara ose veprime të mëtejshme kundër Izraelit, Irani do të mbahet përgjegjës", tha ai.

I dërguari Wood tha se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë këshillimet me vendet e tjera për të "shqyrtuar masa shtesë për ta mbajtur Iranin përgjegjës këtu në Kombet e Bashkuara". Ai nuk dha hollësi se çfarë mund të përfshijë kjo, por i kërkoi Këshillit të Sigurimit të "dënojë pa mëdyshje" veprimet e Iranit dhe t'u bëjë thirrje partnerëve dhe zgjatimeve të tij t’i japin fund sulmeve të tyre.

Grupet e mbështetura nga Irani, përfshirë Hezbollahun në Liban dhe Huthit në Jemen, kanë qëlluar me raketa në drejtim të Izraelit, dhe Houthit kanë kryer sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Ngushticën e Hormuzit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së iu drejtua takimit urgjent, duke bërë thirrje për ulje të tensioneve.

“Është koha të tërhiqemi nga buza e greminës”, tha sekretari Antonio Guterres, duke shtuar se as Lindja e Mesme dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë.

Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dënoi përshkallëzimin dhe u bëri jehonë thirrjeve të shefit të ë OKB-së për ulje tensionesh dhe diplomaci, ndërsa shprehu shqetësimin për rrezikun e zgjerimit të trazirave rajonale.

Marrë nga VOA

keshilli i sigurimit ne okb lufta ne lindjen me mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin