LIVE UPDATES
Bota

Tha se Jeffrey Epstein e prezantoi me Trump! Melania Trump kërcënon të padisë Hunter Biden për 1 miliard dollarë pas akuzave

Avokatët e Melania Trump e përshkruan deklaratën si të rreme, përçmuese, shpifëse dhe nxitëse, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të dëmtuar reputacionin dhe integritetin e saj.

14 August 2025, 08:40 Nga E. D
Tha se Jeffrey Epstein e prezantoi me Trump! Melania Trump kërcënon
Melania Trump dhe Hunter Biden

SHBA- Zonja e Parë, Melania Trump, ka kërcënuar se do të padisë Hunter Biden me një padi prej mbi 1 miliard dollarësh, pas pretendimeve të këtij të fundit se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj, Donald Trump, nga abuzuesi seksual i dënuar Jeffrey Epstein. Avokatët e Melania Trump e përshkruan deklaratën si të rreme, përçmuese, shpifëse dhe nxitëse, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të dëmtuar reputacionin dhe integritetin e saj, shkruan BBC. 

Në një intervistë të fundit, Hunter Biden djali i ish-presidentit Joe Biden aludoi për lidhje të ngushta midis Donald Trump dhe Jeffrey Epstein, duke shtuar se Epstein e prezantoi Melanian me Trumpin dhe duke sugjeruar një lidhje të dyshimtë mes figurave. Në përgjigje, avokatët e zonjës së parë i dërguan një letër paralajmëruese ligjore avokatit të Hunter Biden, duke kërkuar tërheqje të menjëhershme të pretendimit dhe një kërkimfalje publike, përndryshe do të përballen me veprime ligjore për dëmshpërblim financiar që tejkalon 1 miliard dollarë.

Sipas letrës, Melania Trump ka pësuar dëm të konsiderueshëm financiar dhe të reputacionit për shkak të komenteve që, sipas saj, janë të bazuara në burime të pavërtetuara dhe artikuj të tërhequr. Hunter Biden e bëri deklaratën gjatë një interviste me regjisorin Andrew Callaghan, ku sugjeroi se dosje të papublikuara për Epstein do të “implikonin” Donald Trumpin dhe përfshinin historinë e takimit të tij me Melanian.

Një pjesë e pretendimit duket se i referohet Michael Wolff, gazetar që ka shkruar biografi kritike për Trump, i cili në një intervistë për Daily Beast sugjeroi se Melania mund të jetë prezantuar me Trump përmes një bashkëpunëtori të Epstein. Megjithatë, pas një letre ligjore nga avokati i Melanias, Daily Beast e tërhoqi artikullin dhe kërkoi falje për çdo keqkuptim.

Donald Trump ka qenë më parë mik i Epstein, por ka deklaruar se marrëdhënia e tyre u përkeqësua në fillim të viteve 2000, kur Epstein dyshohet se përvetësoi punonjës nga një spa në resortin e Trump në Florida. Sipas një profili të vitit 2016 nga Harper’s Bazaar, Melania e ka takuar Donald Trumpin në një festë në nëntor të vitit 1998, e organizuar nga një agjenci modelingu. Në atë kohë, Trump ishte sapo ndarë nga gruaja e tij e dytë, Marla Maples, dhe më vonë u martua me Melanian në vitin 2005.

Nuk ka asnjë provë zyrtare që e lidh takimin e parë të çiftit me Jeffrey Epstein. Kjo ngjarje ndodh në një kohë kur ka rritur presion mbi Shtëpinë e Bardhë dhe autoritetet për të publikuar dokumentet e papublikuara të çështjes Epstein, që mendohet se mund të zbulojnë emra të përfshirë në aktivitetet e tij kriminale.

Trump ka deklaruar se do të publikojë të dhënat nëse rizgjidhet president, ndërsa FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë konfirmuar në korrik se nuk ekziston një “listë klientësh” inkriminuese në lidhje me bashkëpunëtorët e Epstein. Avokati i Melania Trump, Alejandro Brito, i referoi BBC një deklaratë të dhënë nga ndihmësi i saj, Nick Clemens, ku thuhet: “Avokatët e Zonjës së Parë Melania Trump po kërkojnë në mënyrë aktive tërheqje të menjëhershme të akuzave dhe kërkimfalje nga ata që përhapin gënjeshtra keqdashëse dhe shpifëse.”

melania trump hunter biden

Sondazh

Bota 14 August 2025, 08:16 E. D

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën

foto ilustruese ALASKË- Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rus...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin