LIVE UPDATES
Bota

Jens Stoltenberg: Jam i bindur se Ukraina do të jetë e suksesshme

Të premten e 21 prillit, ai mori pjesë në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili u mbajt në bazën ajrore, Ramstein, në Gjermani.

21 April 2023, 22:30 Nga I.A
Jens Stoltenberg: Jam i bindur se Ukraina do të jetë e suksesshme
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i takon Kievit të vendosë se kur është koha e duhur për të nisur një ofensivë të re kundër ushtrisë pushtuese ruse.

Ai tha se, bazuar në atë se sa kanë arritur forcat ukrainase deri më sot, ai është i bindur se “Ukraina do të jetë e suksesshme”.

Stoltenberg i bëri komentet në një intervistë dhënë Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, si dhe kanalit Current Time. Të premten e 21 prillit, ai mori pjesë në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili u mbajt në bazën ajrore, Ramstein, në Gjermani.

Stoltenberg përsëriti deklaratën që bëri një ditë më parë në Kiev, se NATO-ja ka vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës, por së pari duhet të mbizotërojë kundër Rusisë.

“Përgjegjësia jonë si aleatë dhe partnerë të NATO-s është të ofrojmë sa më shumë pajisje dhe mbështetje për Ukrainën. E gjithë kjo mbështetje ka bërë një ndryshim të madh në fushëbetejë”, tha Stoltenberg.

“Duhet të kujtojmë se Ukraina ka qenë në gjendje t’i largojë forcat ruse nga Kievi në veri... dhe më pas në [frontin] lindor - Harkiv - dhe më pas në jug dhe rreth Hersonit”, shtoi ai.

“Forcat e armatosura ukrainase, trimëria e tyre, guximi i kombinuar me furnizime nga aleatët dhe partnerët e NATO-s, kanë treguar se ato kanë aftësi për të çliruar territore”, theksoi shefi i NATO-s në intervistën dhënë REL-it.

Radio Evropa e Lirë: A mund të fitojë Ukraina në fushën e betejës, marrë parasysh faktin se furnizimi me avionë dhe armë me rreze të gjatë veprimi është duke u bllokuar nga partnerët e Ukrainës? Siç e dini, Rusia aktualisht ka epërsi ajrore...

Jens Stoltenberg: Para së gjithash, mbrojtja ajrore është e rëndësishme dhe mund të bëhet me sisteme tokësore dhe me avionë. Fokusi tani është te sistemet e bazuara në tokë. Ukraina ka pranuar disa avionë nga Polonia dhe Sllovakia. Por, unë mendoj se duhet të bëjmë vlerësime dhe diskutime të mëtejshme për sistemet e reja, përfshirë avionët.

Gjëja më e rëndësishme është të sigurohemi se të gjitha sistemet që janë tashmë atje, funksionojnë siç duhet. Kjo do të thotë se kemi nevojë për një sasi të madhe municionesh, pjesë këmbimi, mirëmbajtje, pajisje riparimi, për t’u siguruar që mijëra sisteme funksionojnë siç duhet. Kështu që, unë mendoj se mbajtja e këtij qëndrimi nga ana jonë është e rëndësishme, ndoshta edhe më e rëndësishme sesa diskutimi i sistemeve të reja.

Radio Evropa e Lirë: Sipas vlerësimeve tuaja, edhe sa kohë do të jetë e aftë Rusia të vazhdojë luftën kundër Ukrainës?

Jens Stoltenberg: Nuk do të spekuloj për këtë, sepse lufta, ose luftërat, janë të paparashikueshme për nga natyra. Dhe kurrë nuk duhet t’i nënvlerësojmë rusët. Ata kanë dëshmuar gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë veprime agresive kundër Ukrainës.

Lufta nuk ka filluar vitin e kaluar. Ka filluar në vitin 2014. Kjo është pikërisht arsyeja e mesazhit për të gjithë aleatët dhe partnerët e NATO-s, si dhe për Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën - se ne duhet të jemi gati t’i qëndrojmë krah Ukrainës për një kohë të gjatë, sado që është e nevojshme.

Mesazhi im për presidentin [e Ukrainës, Volodymyr] Zelensky dje [20 prill] në Kiev ka qenë se NATO-ja e ka mbështetur Ukrainën për shumë vite dhe se ne vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën sot, derisa ajo vazhdon të luftojë agresionin e presidentit [rus, Vladimir] Putin kundër vendit tuaj. Dhe, ne do të jemi me Ukrainën në të ardhmen, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Do të ishte tragjedi për ukrainasit nëse presidenti Putin fiton, por edhe rrezik për aleatët e NATO-s. Do të dërgonte një mesazh për të gjithë liderët autoritarë se kur përdorin forcën ushtarake për të marrë atë që duan, ata do ta bëjnë botën më të rrezikshme dhe aleatët e NATO-s më të cenueshëm. Kështu që, mesazhi im për aleatët e NATO-s është se është në interesin tonë të sigurisë që të garantojmë se Ukraina fiton dhe mbijeton si një vend sovran.

Radio Evropa e Lirë: Mediat, veçanërisht Bloomberg, aktualisht po përhapin informacione - bazuar në burime natyrisht - se presidenti francez, Emmanuel Macron, synon ta përfshijë Kinën në tryezën e bisedimeve me rusët dhe ukrainasit. A jeni të informuar për këtë nismë dhe si e vlerësoni?

Jens Stoltenberg: Para së gjithash, unë mendoj se Ukraina duhet të vendosë se kur është koha dhe kur lejojnë kushtet negociata për të ardhmen e saj. Së dyti, nuk ka shenja se presidenti Putin është gati për paqe. Ai po përgatitet për luftë. Dhe, së treti, ajo që ne dimë - megjithëse është shumë e vështirë të parashikohet përfundimi i kësaj lufte - është se lufta do të përfundojë. Ne e dimë se nëse përfundon në tryezën e bisedimeve, ajo që ndodh në atë tryezë negociuese, është e lidhur në mënyrë të pandashme me situatën në fushëbetejë. Pra, mënyra e vetme për të siguruar se presidenti Putin është i gatshëm ta pranojë Ukrainën si një vend sovran, të pavarur, dhe se kemi një zgjidhje të pranueshme, është që ne të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën, për të forcuar rolin e saj në çdo negociatë të mundshme në të ardhmen. I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme, na takon neve të sigurojmë që Ukraina ka forcë në fushëbetejë, e që na lejon të sigurojmë një zgjidhje të pranueshme për këtë luftë.

Radio Evropa e Lirë: Keni thënë se të gjithë aleatët e NATO-s, më në fund, bien dakord se Ukraina duhet të bëhet pjesë e kësaj aleance. A do të jetë e mundur për Ukrainën... apo cilat janë shanset për të fituar anëtarësim gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius [që do të mbahet në korrik]?

Jens Stoltenberg: Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që NATO-ja ka vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës. Unë kam deklaruar se Ukraina ka çdo të drejtë për një vend në familjen euroatlantike, si anëtare e aleancës, dhe për mbështetjen që ne i japim. Gjithashtu, pres që aleatët të bien dakord për një program shumëvjeçar, përmes të cilit ne do ta ndihmojmë Ukrainën që të kalojë nga standardet, pajisjet dhe doktrinat e epokës sovjetike në standardet e NATO-s. Doktrinat do ta ndihmojnë Ukrainën që të shkojë drejt anëtarësimit në NATO. Megjithatë, fokusi kryesor tani, natyrisht, është të sigurohemi që Ukraina fiton dhe jo presidenti Putin, sepse ne kemi nevojë për Ukrainën si një vend sovran dhe i pavarur në Evropë.

Radio Evropa e Lirë: Gjatë rrugës për në NATO, Ukraina ka kërkuar një lloj garancie të sigurisë për të parandaluar sulmet e ardhshme mbi sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Në çfarë niveli është ky diskutim tani, për çfarë janë gati aleatët? Çfarë garancish mund të jepen dhe cilat vende janë të përfshira?

Jens Stoltenberg: Është ende herët për të thënë diçka. E përsëris, ne nuk e dimë se si dhe kur do të përfundojë kjo luftë. Ajo që dimë, është se kur të mbarojë, duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet, që presidenti Putin nuk mund të vazhdojë ta shkatërrojë sigurinë e Evropës duke nisur luftëra të reja, duke bërë një luftë tjetër kundër Ukrainës. Pra, ne duhet të ulemi dhe të flasim për një kornizë të fortë, për një marrëveshje sigurie, që siguron se presidenti Putin nuk mund të vazhdojë të sulmojë një komb sovran dhe të pavarur. Nuk mund t’ju them saktësisht se si do të duket, por thjesht po them se përgjegjësia është e të gjithë neve për të siguruar që modeli i sjelljes agresive të presidentit Putin, ndalet. Prandaj, ne duhet të diskutojmë gjithashtu se si ta parandalojmë këtë në të ardhmen.

Marrë nga REL

jens stoltenberg nato

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin