LIVE UPDATES
Bota

Jeta plot dhimbje e Shkëlqimit pasi ia vranë motrën: Zgjohem çdo ditë me mendimin se është ende gjallë

Rrugën gati trikilometërshe nga shtëpia e familjes Pajazitaj deri te stacioni i autobusëve në fshatin Strellc të Deçanit, Donjeta dhe Shkëlqimi e përshkonin çdo ditë së bashku, gjatë viteve 2011 dhe 2012.

3 December 2022, 22:09 Nga DOSJA
Jeta plot dhimbje e Shkëlqimit pasi ia vranë motrën: Zgjohem
Shkëlqim Pajazitaj

KOSOVË- Shtatë vjet pas vrasjes së Donjeta Pajazitajt nga një kushëri i saj, në bjeshkët e Strellcit në Komunën e Deçanit, vëllai i saj, Shkëlqimi, rrëfen se si është të jetosh me dhimbje - kur ëndrrat e ëmbla se Donjeta është ende e gjallë sfidohen nga realiteti i hidhur, me të cilin familjarët përballen kudo, nga shtëpia deri te sallat gjyqësore.

Rrugën gati trikilometërshe nga shtëpia e familjes Pajazitaj deri te stacioni i autobusëve në fshatin Strellc të Deçanit, Donjeta dhe Shkëlqimi e përshkonin çdo ditë së bashku, gjatë viteve 2011 dhe 2012.

Tani, shtatë vjet pas vrasjes së motrës së tij të madhe, Shkëlqimit i bie shpeshherë të ecë në të njëjtën rrugë, me mendjen te kujtimet e tij me të.

“Kur kaloj në atë rrugë, tash e shtatë vjet, është e pamundur të mos më kujtohet diçka me të. Sa shaka, sa muhabete... Kemi pasur mendime qysh ta bëjmë një jetë më të mirë, ta përfundojmë shkollën, ta gjejmë një vend sa më të mirë të punës”, kujton Shkëlqimi për Radion Evropa e Lirë.

Më 9 nëntor të vitit 2015, në ato rrugë të fshatit Strellc filloi edhe makthi i familjes Pajazitaj. Sipas Prokurorisë së Kosovës, derisa Donjeta 24-vjeçare po shkonte atë ditë në punë, i akuzuari për vrasjen e saj, Naser Pajazitaj, e kishte marrë në veturën e tij dhe e kishte dërguar te “Kroi i lajthisë” në bjeshkët e Strellcit, ku e kishte vrarë me dy plumba në kokë.

Vrasja e saj dhe e shumë grave të tjera nga familjarë të tyre është rikthyer në vëmendjen e publikut pas vrasjes së edhe një gruaje tjetër në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, më 30 nëntor. Viktima, 35 vjeçe, ishte shtatzënë, ndërsa i dyshuari për vrasjen - bashkëshorti i saj - vrau veten.

Edhe pse kanë kaluar shtatë vjet nga vrasja e Donjetës, Shkëlqimi - që me krenari tregon se në familjen e tij ai ka pasur më së shumti ngjashmëri fizike me të - e ka të vështirë të mësohet me mungesën e motrës.

“Zgjohem në mëngjes me atë mendimin se është ende e gjallë dhe zgjohem me atë mendimin se duhet të ngrihem e ta përcjell atë për ta dërguar deri në punë”, rrëfen 29-vjeçari, i cili dhimbjen e ndan bashkë me vëllain dhe motrën e tij, Shkumbinin dhe Vonesën - të dy më të vegjël se ai.

Shkëlqimi thotë se mbrëmjeve e ndien instinktivisht nevojën për t’u nisur deri te stacioni, ku zakonisht shkonte për ta marrë Donjetën, e cila kthehej nga puna e saj në një dyqan ushqimor.

Darkat në sofrën e familjes Pajazitaj mbeten nën hijen e mungesës së Donjetës tash e shtatë vjet.

Mungesa e saj është veçanërisht e rëndë për familjen gjatë festave dhe rasteve kur grumbullohen të gjithë të afërmit.

Shkëlqimi thotë se vetëm ai e di se si ndihet në këto raste dhe kurdo që takon shoqet e Donjetës në rrugë. Por, “po u dashka të pajtohesh... Qenka e vërtetë se njeriu është më i fortë se guri”, thotë ai.

“Nuk është më ai disponimi në familjen tonë, por mundohemi t’ia largojmë njëri-tjetrit me ndonjë të qeshur apo ndonjë shaka. Ne e dimë se çka përjetojmë, njëri-tjetrit nuk ia shprehim, por në fytyrën tonë si familjarë e dimë”, thotë Shkëlqimi.

Familja e Donjetës ngushëllohet nga fotografitë e shumta të saj. Ajo posedon edhe një video-incizim të mbrëmjes së maturës të Donjetës.

Ai incizim e ka tunduar Shkëlqimin gjatë shtatë vjetëve të fundit, mirëpo nuk e ka gjetur asnjëherë forcën për ta shikuar.

“Kur mbetem nganjëherë vetëm ose bëj diçka, them hajt ta lëshoj e ta këqyr, por aq më kap një siklet, nuk mundem as ta lëshoj”, tregon ai.

Përderisa e gjithë familja e ka pasur të vështirë të mësohet me realitetin e ri në shtëpi, Shkëlqimi thotë se nëna e tij, Lumnija, “është shkatërruar”. Edhe problemet e saj shëndetësore, thotë ai, vijnë si pasojë e nervozizmit që ia ka sjellë vrasja e fëmijës së saj të parë.

Shkëlqimi tregon se e ëma e fundoste vazhdimisht veten në dhimbje, duke shikuar një fotografi të madhe të Donjetës që familja e kishte vendosur në dhomën e ndenjes.

“Sa herë që hyja në sallon, e shihja mamin duke e shikuar fotografinë, duke vuajtur. Atë fotografi... më është dashur të bëhem sikur po e largoj [për ta fshirë] e po më rrëshqet nga dora, për ta thyer. Ai moment më është dukur sikur të ma ngulnin thikën në zemër”, kujton Shkëlqimi.

Në aktakuzën e vitit 2017 të Prokurorisë së Kosovës thuhet se Naser Pajazitaj e kishte mbuluar të ndjerën me drurë pasi e kishte vrarë dhe se kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Trupi i saj ishte gjetur më 17 dhjetor të vitit 2015.

Gjatë pesë javëve dhe katër ditëve që nga zhdukja e Donjetës e deri te gjetja e trupit, familja e saj ishte përballur disa herë me të akuzuarin për vrasjen e saj, që ishte kushëri i familjes.

Vëllai i Donjetës, dy vjet më i vogël se ajo, thotë se i akuzuari kishte shkuar në shtëpinë e tyre gati çdo të dytën ditë dhe i kishte pyetur nëse është zbuluar ndonjë gjë për rastin. Kjo e ka lënë familjen e së ndjerës edhe me një dëshirë: të zbulohet nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë dhe se kush janë ata.

“Dëshira e madhe po mbetet mister, për krejt jetën duket se do të mbetet mister... të mos mundemi t’i zbulojmë bashkëpunëtorët e tij, sepse ndoshta ka persona që janë të implikuar në këtë punë dhe ne kemi ende kontakt me ta, nuk e dimë... kjo të vret më së shumti”, thotë Shkëlqimi.

I akuzuari për vrasjen e Donjetës fillimisht ishte liruar nga Gjykata Themelore në Pejë në vitin 2018, në mungesë të provave. Por, pasi ky vendim ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte kundërshtuar të dyja vendimet e Gjykatës Themelore të Pejës dhe në nëntor të këtij viti, Gjykata e Apelit mori vendim t’ia ulë dënimin në 35 vjet burgim.

Kohëzgjatja e këtij procesi është shndërruar në barrë shtesë për dhimbjet e familjes së Donjetës.

“Sa mendojmë që po përfundon, ose po kthehet në rigjykim, ose po anulohen vendimet. Kjo po është shumë e rëndë. Nuk po mund të pajtohesh. Vetëm inshallah, nëse jo nga drejtësia, dënimin prej Zotit ndonjëherë e merr”, shprehet Shkëlqimi.

Ai thotë se dhimbjes që ndjen familja, i shtohet edhe mllefi kur shohin se edhe gra të tjera në Kosovë po vriten nga familjarët e tyre. Pesëdhjetë raste të tilla janë raportuar në Kosovë që nga viti 2010.

“Kanë ndodhur edhe shumë raste pas rastit të Donjetës dhe ka pasur raste që kanë qenë të lajmëruara dhe institucionet po heshtin. Ajo po të mundon më së shumti, po të plagos në zemër”, thotë Shkëlqimi.

Marrë nga REL

shkelqim pajazitaj donjeta pajazitaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin