LIVE UPDATES
Bota

Joformaliteti cenon gratë në bujqësi

Makbule Hyseni, nga organizata EcoKosWomen, e cila është pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës, thotë se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rreth 62 për qind e popullsisë së Kosovës jeton në zona rurale.

7 March 2023, 15:11 Nga a.l
Joformaliteti cenon gratë në bujqësi
Bujqësia

KOSOVË- Përqindja e grave në Kosovë që punojnë në bujqësi dhe agrobiznes, është afërsisht sa e burrave, por rezultatet e punës së tyre janë pak të evidentuara, sepse punësimi i tyre në këtë fushë nuk formalizohet. Havushe Bunjaku, e cila udhëheq biznesin “Agro medicine” në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë vetë gratë ato që, në shumicën e rasteve, nuk pranojnë t’i deklarojnë tatimet.

“Bujqësia është punë sezonale, nuk është punë e rregullt. Ato gra... familja e tyre është nën asistencë sociale dhe nga frika se u ndërpritet asistenca sociale, hezitojnë ta formalizojnë punën që e kryejnë për një kohë të caktuar”, thotë Bunjaku, biznesi i së cilës merret me grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e bimëve medicinale aromatike.

“Gratë janë gjysma e fuqisë punëtore në bujqësi”

Makbule Hyseni, nga organizata EcoKosWomen, e cila është pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës, thotë se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rreth 62 për qind e popullsisë së Kosovës jeton në zona rurale. Sipas saj, popullsia në këto zona merret me punë bujqësore në mënyrë të përhershme ose të pjesshme. Në këtë kontekst, shton ajo, angazhimi në bujqësi i grave është shumë më i madh sesa që e paraqesin statistikat.

Të dhënat e ASK-së për vitin 2020, që kanë dalë nga Anketa e Ekonomive Shtëpiake Bujqësore, tregojnë se 270.181 persona janë të angazhuar në bujqësi. Ky numër përbën 15.5 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

“Nga ky numër, gratë përbëjnë 49 për qind të fuqisë punëtore në bujqësi, ndërsa 51 për qind janë burra”, thotë Hyseni për Radion Evropa e Lirë.

“Afërsisht, 5.5 për qind e burrave janë të punësuar - flasim në aspektin e formalitetit, me kontrata. Ndërkaq, 4.6 për qind [e grave] janë të legalizuara ose të normalizuara si punëtore të angazhuara në bujqësi”, shton ajo.

Formalizimi i punës në bujqësi u hap grave shtigje që mundësojnë subvencionime nga ana e shtetit për projekte të caktuara, thotë Emine Kelmendi, drejtuese e Njësisë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtje nga diskriminimi në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë.

“Nëse iu referohemi të dhënave për subvencione, për vitin që shkoi [2022], gra përfituese kanë qenë 5 për qind apo gjithsej 1.325 gra fermere. Nuk jemi të kënaqur. Por, megjithatë, jemi të kënaqur për shkak se kjo përqindje ka dalë prej numrit të grave që kanë konkurruar. Ndërkaq, te grantet, për periudhën e kaluar, të dhënat e fundit na tregojnë se kemi mbi 50 projekte për të cilat kanë aplikuar gratë dhe kanë përfituar”, thotë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, numri i grave që do të përfitonin nga subvencionet për punën e tyre në bujqësi, do të ishte shumë më i lartë, në rast se ato do ta kishin të rregulluar çështjen e trashëgimisë së pronës.

Pronësia ose bashkëpronësia e tokës është ndër kriteret për subvencionim dhe marrje të granteve për bujqësi.

Shumica e tokave bujqësore në Kosovë janë në pronësi të burrave.

Barriera nga mospasja e pronës

Makbule Hyseni, nga organizata EcoKosWomen, thotë se mospasja e tokës së trashëguar në pronësi ose në bashkëpronësi nga ana e grave, është ndër arsyet që punësimi i tyre në bujqësi - në shumë raste - mbetet joformal. Kjo, sipas saj, u shkakton probleme edhe grave që i kanë bizneset e legalizuara.

“Vajzës nuk i ndahet trashëgimia ose toka. Pastaj, edhe në martesë, nuk i është dhënë ndonjë tokë në emër të saj. Kjo paraqet problem shumë të madh, sidomos për gruan në bujqësi - bujqësia zhvillohet në tokë - por edhe për bizneset e grave”.

“Nëse dëshiron të qaset në financa - që është problemi më i madh i grave, për shkak se nuk kanë ndonjë burim të të ardhurave për ta zhvilluar [biznesin] - atëherë qasja në fonde të ndryshme, kredi, projekte të ndryshme, [bëhet problematike] për shkak të mospasjes së pronësisë së tokës, në emër të tyre”, thotë Hyseni.

Havushe Bunjaku thotë se mungesa e tokës nën pronësinë e saj ose të përbashkët me bashkëshortin, është ndër pengesat kryesore për zhvillimin e biznesit. Ajo thotë se toka të cilën e shfrytëzon për punën e saj, është marrë me qira, por se nuk është e noterizuar, për shkak se pronari nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Unë nuk kam tokë, e gjitha është në emër të burrit. Unë as nuk kam trashëguar dhe as nuk kam tokë tash. Te Ministria e Bujqësisë, unë asnjëherë nuk mund të marr grant, sepse ne e kemi vetëm një shtëpi. Do të thotë, nuk kemi tokë të mjaftueshme për të aplikuar për të marrë qoftë subvencione, qoftë grante që zhvillohen me partneritet”.

“Besoj se gjërat do të shkonin ndryshe [po të kisha tokë në pronësinë time]. Ndoshta do të kisha ndërtuar një fabrikë më moderne, do të përfitoja grante dhe do ta rrisja biznesin më shumë”, thotë Bunjaku.

Emine Kelmendi, nga Ministria e Bujqësisë, thotë se ky institucion po bën përpjekje për të krijuar politika që kriteret për mbështetje financiare për qytetarët e punësuar në bujqësi, e në veçanti për gratë, të jenë më afirmative dhe më lehtë të zbatueshme. Çështja e pronësisë, sipas saj, mbetet një problem, me të cilin duhet të merren jo vetëm institucionet, por e tërë shoqëria.

“Te çështja e pronës duhet të punojmë bashkë. Duke e ditur se është e shenjtë prona, fillimisht në familje, mes gruas dhe bashkëshortit duhet të nisë ajo faza e mirëkuptimit, që fuqizimi të bëhet në mënyrë të barabartë”, thotë Kelmendi.

Sipas të dhënave të organizatës EcoKosWomen, vetëm rreth 17 për qind e pronave të paluajtshme në Kosovë janë të regjistruara në emër të grave. Por, aktualisht, nuk ka ndonjë të dhënë që specifikon se sa është numri i pronave mbi toka bujqësore në emër të grave. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 1.325 gratë fermere që kanë përfituar subvencionet gjatë vitit 2022, janë bashkëpronare të tokave bujqësore./ REL

bujqesia ne kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin