Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Takimi i 26 shtatorit mes Lavrovit dhe Wadephulit u zhvillua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe ishte takimi i parë mes ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, në fillim të vitit 2022.
BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se mënyra se si ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u soll me homologun e vet gjerman, Johann Wadephul, pas takimit të tyre rishtazi në OKB, tregon se Rusia nuk është e interesuar për paqe në Ukrainë.
Takimi i 26 shtatorit mes Lavrovit dhe Wadephulit u zhvillua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe ishte takimi i parë mes ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, në fillim të vitit 2022.
Si në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara më vonë atë ditë, ashtu edhe në një konferencë pasuese për media, Lavrovi u tall me takimin me Wadephulin dhe hodhi poshtë thirrjet e Gjermanisë për ndalimin e sulmeve ndaj Ukrainës, të cilat ditët e fundit kanë shkaktuar viktima të shumta në mesin e civilëve.
“Ka shumë vende jashtë Evropës që thonë: ‘Flisni me rusët dhe pastaj do të ketë rezultat (në Ukrainë)’. Por kjo bisedë [mes Wadephulit dhe Lavrovit] tregon se Rusia me të vërtetë nuk është aspak e interesuar për paqe. Përndryshe, nuk sillet në këtë mënyrë me bashkëbiseduesin e vet”, tha Kallas, duke iu referuar sjelljes së Lavrovit.
Kallas tha se gjatë takimit Wadephuli kishte ngritur nevojën për shtensionimin e luftës në Ukrainë, si dhe sulmet hibride në Evropë. Në fillim të shtatorit, Berlini e fajësoi Rusinë për incidente me dronë që në gusht shkaktuan ndërprerjen e trafikut në aeroportin e Lajpcigut.
Duke i hedhur poshtë thirrjet për shtensionim, Lavrovi këmbënguli se luftimet do të vazhdojnë deri në fund. Ai e akuzoi Berlinin se është mbështetësi kryesor i Ukrainës dhe se po përpiqet të bëhet sërish fuqi ushtarake udhëheqëse në Evropë.
“A e kupton Berlini se ku mund të çojë kjo?”, pyeti ai në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke shtuar: “A nuk i kanë mësuar ata mësimet e Luftës së Dytë Botërore?”
Ai tha gjithashtu se Moska do të vendoste veto ndaj çdo përpjekjeje të Gjermanisë për të siguruar një ulëse të përhershme në Këshill të Sigurimit të OKB-së, nëse ky institucion, organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara, do të zgjerohej.
WhatsApp RAJON- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të...
ITALI- Përdorues mashtrues të Inteligjencës Artificiale kanë imituar zërat dhe komunikimet e drejtuesve të lartë t&eum...
Aleksandar Vuçiq largohet nga Presidenca e Serbisë pasi dha dorëheqjen më 27 shtator 2026. SERBI- Ish-radikal i Vojsllav Sheshelit dh...
Alexis Grinkevich RUSI- Rusia po përdor një sërë veprimesh hibride me synimin për të dobësuar vendosmërinë e ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Pas bisedës së presidentit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presi...
Kongresisti republikan, Joe Wilson. Fotografi nga arkivi. Dy republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashku...
Marie-Célestine Carontois RD KONGO- Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos &...
Deniz Goktas TURQI- Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me 19 muaj burg komedianin turk Deniz Goktas, pasi u shpall fajtor për &ldqu...
Ministri grek i Energjisë, Stavros Papastavrou dhe ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle GREQI- Partitë opozitare t&e...
Vullnetarë e bartin një grua të plagosur nga vendi ku ndodhet ndërtesa e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, pasi ajo ...