16 September 2024, 18:57
Nga N.F
Foto ilustruese
HOLANDË- Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të re transporti përmes tubacioneve gjigande poshtë tokës, të quajtur Hyperloop. Vagona në formë kapsulash do të përdorin trysninë e ajrit për të udhëtuar me shpejtësi nëpër tubat nëntokësorë. Së fundmi, kjo formë e re e transporti masiv ka shënuar një sukses të ri. Kompania e cila po përdor këtë teknologji në Holandë njoftoi kryerjen me sukses të provës për këtë sistem të ri transporti.
A mund të jetë ky mjeti i transportit të së ardhmes? Udhëtarë që përdorin vagona në formë kapsulash, që lëvizin me shpejtësi në fusha magnetike përmes tubave. Kompania “Hardt” thotë se ka hedhur një hap përpara për ta bërë këtë ide një realitet.
"Sot, në testin e parë të suksesshëm, ishim në gjendje të nisnim mjetin, të ndiznim sistemin e drejtimit dhe atë të shtytjes", shpjegon Marinus van der Meijs, drejtor i Teknologjisë dhe Inxhinierisë në kompaninë Hardt.
Ky sistem përbëhet nga një seri kabinash që lëvizin pezull në ajrin brenda një tubacioni. Tubacioni, që po përdoret për provat, është 420 metra i gjatë dhe përbëhet nga 34 seksione të veçanta, secili me diametër prej 2.5 metrash.
Projektuesit e sistemit Hyperloop synojnë të kenë kapsula që lëvizin përmes tubave me shpejtësi deri në 700 km në orë, përmes një infrastrukture ku ka presion të ulët ajri duke bërë që kapsulat të hasin më pak rezistencë brendat tubit dhe të lëvizin me shpejtësi të lartë.
Mbështetësit e projektit thonë se ky sistem do të jetë shumë më efikas se fluturimet e shkurtra me avionë, trenat e shpejtësisë së lartë dhe kamionët e transportit të mallrave, por se për këtë kërkohen investime të mëdha në infrastrukturë.
Deri më tani, në hapësirën e kufizuar në qendrën e testimit, shpejtësia ka qenë modeste.
“E nisëm atë me shpejtësinë e një metroje, deri në një shpejtësi maksimale prej rreth 30 kilometrash në orë”, thotë zoti van der Meijs.
Megjithatë, siç thonë përfaqësues të kompanisë, arritja e teknologjisë deri në këtë pikë nuk ka qenë e lehtë.
“Gjëja më e vështirë që po bëjmë tani është testimi i të gjitha funksioneve së bashku. Nisja, shtytja, drejtimi, të gjitha ato funksione që tani jemi në gjendje t'i vëmë në punë së bashku, si në një orkestër”, shpjegon Roel van de Pas, drejtor pranë kompanisë Hardt Hyperloop.
Kur Elon Musku e paraqiti këtë koncept rreth një dekadë më parë, ai sugjeroi se mjeti do të transportonte pasagjerë me shpejtësinë 400 kilometra në orë nga Los Anxhelosi në San Francisko për vetëm 30 minuta.
Që atëherë, ekipe në mbarë botën kanë punuar në realizimin e kësaj ideje, por ky lloj trasporti nuk është ende i disponueshëm.
“Për të ofruar Hyperloop-in si një sistem transporti, kemi përpara një sfidë të ndërlikuar që kërkon teknologji, zbatim politikash dhe bashkëpunim mes sektorit publik dhe atij privat. Kjo është ajo që nevojitet më shumë”, thotë zoti Van de Pas.
"Në kompaninë Hardt jemi gati të nisim transportin e pasagjerëve deri në vitin 2030", këmbëngul ai. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye teknike që do të mund të pengonte funksionimin e këtij sistemi të ri./ VOA
transpoert i se ardhmes holande
Bota
16 September 2024, 18:44
S.B
Titan
SHBA- Mesazhet e fundit të dërguara nga nëndetësja Titan para se të shpërthente vitin e kaluar gjatë një udh&...
Bota
16 September 2024, 18:42
r.ll
atentati ndaj robert fico
SHBA- Përpjekja e dytë e dukshme këtë vit për të vrarë kandidatin për president të S...
Bota
16 September 2024, 18:41
E. D
foto ilustruese
SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA Jake Sullivan tha se qeveria ukrainase duhet të udhëheqë rrug&e...
Bota
16 September 2024, 18:25
r.ll
hristijan mickoski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur se heqja e mbishkrimit shqip në p...
Bota
16 September 2024, 18:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Njerëzit që hanë më shumë ushqime të përpunuara janë në rrezik të ...
Bota
16 September 2024, 18:12
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Dragan Nikolliç nga Leposaviçi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës,...
Bota
16 September 2024, 18:07
r.ll
foto ilustruese
RUMANI- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi rreth orës 5:30 të...
Bota
16 September 2024, 18:02
E. D
fotot ilustruese
POLONI- Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski ka thënë se Polonia do të përmbushë premtimin e saj pë...
Bota
16 September 2024, 17:51
N.F
Ndryshimet ne tru
ANGLI- Ndryshimet e thella që përfshijnë trurin e njeriut gjatë shtatzënisë janë kapur për her&eu...
Bota
16 September 2024, 17:51
r.ll
mbreti philip VI
SPANJË- Mbreti Philip VI i Spanjës mori sot letrat kredenciale të Hosni Abdel Wahed, ambasadorit t...