LIVE UPDATES
Bota

"Kam fuqinë për ta përfunduar këtë luftë"/ Trump shprehet “më i sigurt” për arritjen e një marrëveshjeje për Ukrainën

Trump nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë, por ai shpesh ka lënë të nënkuptohen se lufta ka nisur nga dëshira e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO. Ekspertët thonë se pushtimi i plotë nga Rusia u nxit nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe jo nga aspirata e Ukrainës për NATO-n, e cila kishte pak mbështetje nga Perëndimi në atë kohë.

19 February 2025, 08:16 Nga B.Z
"Kam fuqinë për ta përfunduar këtë
Donald Trump

SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ndihet “shumë më i sigurt” për arritjen e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas bisedimeve më 18 shkurt në Arabinë Saudite midis përfaqësuesve amerikanë dhe rusë.

Trump bëri këtë koment pas përfundimit të bisedimeve në Riad midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, si dhe një delegacioni rus të udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

“Mendoj se kam fuqinë për ta përfunduar këtë luftë”, u tha ai gazetarëve, duke folur në një konferencë për shtyp në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida.

Ai tha se mund të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, këtë muaj dhe shtoi se nuk do ta kundërshtonte një lëvizje evropiane për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë, një ide e diskutuar gjatë një samiti evropian në Paris më 17 shkurt.

“Nëse duan ta bëjnë këtë, unë jam plotësisht dakord”, tha Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të kontribuar me trupa në asnjë kontingjent të dërguar në Ukrainë për të ofruar garanci sigurie.

Ai gjithashtu hodhi poshtë shqetësimin e Ukrainës për mosmarrjen pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite, duke përsëritur pretendimin e tij se, po të ishte president në vitin 2022, do të kishte arritur një marrëveshje me Rusinë për ta shmangur pushtimin.

“Sot dëgjova, ‘oh, ne nuk ishim të ftuar’. Epo, ju jeni atje që prej tre vjetësh”, tha Trump, duke iu referuar Ukrainës. “Nuk duhet ta kishit nisur kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje”.

Trump nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë, por ai shpesh ka lënë të nënkuptohen se lufta ka nisur nga dëshira e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO. Ekspertët thonë se pushtimi i plotë nga Rusia u nxit nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe jo nga aspirata e Ukrainës për NATO-n, e cila kishte pak mbështetje nga Perëndimi në atë kohë.

Trump shtoi se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje, duke thënë: “Kjo nuk është diçka që vjen nga Rusia, por nga unë dhe nga shumë vende të tjera gjithashtu”.

Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë sugjeruar se Ukraina mund të zhvillojë zgjedhje pas një marrëveshjeje për armëpushim dhe se kjo do të ishte “pozitive për demokracinë”.

Por, kushtetuta e Ukrainës e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së luftës, që u shpall kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë në shkurt të vitit 2022 dhe vazhdon ende pas disa zgjatjeve të njëpasnjëshme.

Mandati pesëvjeçar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhej të përfundonte në maj të vitit 2024 dhe Putini ka thënë se nuk do të negociojë me Zelenskyn sepse ai nuk do të ketë autoritet për të nënshkruar një marrëveshje paqeje.

Në bisedimet në Riad, që ishin takimet e para zyrtare të nivelit të lartë midis Uashingtonit dhe Moskës që nga pushtimi i vitit 2022, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të krijojnë ekipe negociuese për të gjetur një rrugë për t’i dhënë fund luftës “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rubio.

Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, konfirmoi marrëveshjen për ekipet negociuese, por tha se ishte “e vështirë” të vendosej një datë për një takim të mundshëm midis Trumpit dhe Putinit.

Rubio tha se Bashkimi Europian “duhet të jetë në tryezë në një moment të caktuar” për shkak të sanksioneve që blloku ka vendosur ndaj Rusisë.

Sanksionet u vendosën si rezultat i konfliktit, tha ai në një intervistë për Associated Press dhe CNN. “Për t’i dhënë fund çdo konflikti, duhet të ketë lëshime nga të gjitha palët”.

Rubio theksoi nevojën për përmirësime në ambasadat e SHBA-së dhe Rusisë për të krijuar misione që mbështesin bisedimet e paqes, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në një kuptim më të gjerë.

“Nëse kanalet tona diplomatike janë të prishura, do të jetë shumë e vështirë të angazhohemi në mënyrë të vazhdueshme për një sërë çështjesh, duke përfshirë disa probleme të tjera që mund të pengojnë bisedimet më të gjera për Ukrainën”, tha Rubio.

Ai bëri thirrje për veprim të shpejtë për të rikthyer “normalitetin” në ambasada, duke shtuar se kjo do të ishte “e rëndësishme për të përgatitur terrenin për dy gjërat e tjera që duam të bëjmë.”

Disa liderë europianë, të alarmuar nga ndryshimi radikal në politikën e SHBA-së ndaj Rusisë, kanë frikë se Uashingtoni do të bëjë lëshime serioze dhe do të rishkruajë strukturën e sigurisë së kontinentit.

Zelensky, i cili shtyu deri në muajin e ardhshëm një vizitë në Arabinë Saudite të planifikuar për 19 shkurt, tha se çdo bisedim për t’i dhënë fund luftës duhet të jetë “i drejtë” dhe të përfshijë vendet europiane, përfshirë Turqinë – e cila ka ofruar të jetë nikoqire e negociatave.

Këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA-së, Michael Waltz, tha se çdo garanci paqeje pas luftës duhet të jetë “e udhëhequr nga Evropa”, duke e përsëritur thirrjen e zyrtarëve amerikanë që aleatët evropianë të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe duke lavdëruar Britaninë dhe Francën për “angazhimin më të madh për sigurinë e Ukrainës”.

Gjatë samitit të 17 shkurtit në Paris, liderët evropianë shprehën gatishmërinë për t’i ofruar Ukrainës garanci sigurie, por paralajmëruan se niveli i këtyre garancive do të varej nga pjesëmarrja e Uashingtonit në rastin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqen.

Franca do të presë një takim të dytë më 19 shkurt për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane. Kësaj here, Kanadaja dhe vende të tjera europiane që nuk ishin të pranishme në samitin e mëparshëm të emergjencës do të marrin pjesë./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin