LIVE UPDATES
Bota

"Kancelari i shqetësuar", a mund të goditet Gjermania nga trazira sociale për shkak të çmimeve?

Politikanët gjermanë në nivel federal dhe të landeve janë të alarmuar për shkak të mangësive në furnizim me gaz rus. Ata po shqyrtojnë paketa masash për të kursyer energji: nga fikja e ndriçimit të rrugëve deri te ulja e temperaturave në ndërtesat publike.

13 August 2022, 10:23 Nga k.m.
"Kancelari i shqetësuar", a mund të goditet Gjermania nga
Olaf Scholz

Çmimet e energjisë mund të vazhdojnë të rriten në Gjermani në dimër. A kanoset vendi nga trazira sociale. Çfarë po bën politika?

Politikanët gjermanë në nivel federal dhe të landeve janë të alarmuar për shkak të mangësive në furnizim me gaz rus. Ata po shqyrtojnë paketa masash për të kursyer energji: nga fikja e ndriçimit të rrugëve deri te ulja e temperaturave në ndërtesat publike. Dhe gjithnjë e më shumë po i bëjnë apel qytetarëve që të reduktojnë konsumin privat të energjisë.

Në të njëjtën kohë, qeveria federale ka frikë se mund të ketë protesta të dhunshme në dimër. Ndoshta të nxitura nga grupe ekstremiste që duan të shfrytëzojnë situatën e tensionuar për qëllimet e tyre. Kancelari Olaf Scholz ishte çuditërisht i hapur për natyrën e tij të qetë. Në një intervistë për ARD-në, ai foli për “eksploziv social”, nëse shumë njerëz marrin faturat e energjisë me rritje prej disa qindra eurosh më së voni deri në vjeshtë.

“Jam shumë i shqetësuar”, theksoi politikani i SPD-së.

Ai e quajti gjendjen si një “fuçi sociale baruti” duke shtuar se kancelari dhe qeveria e tij po përpiqen të evitojnë shkaqet për trazira sociale.

“Duke përdorur narrativën e eksplozivëve socialë, kancelari po përpiqet të përgatisë popullatën për vendime të rëndësishme”, tha për DW Ricardo Kaufer, profesor i sociologjisë politike në Universitetin e Greifswald.

“Kjo synon të inkurajojë të gjithë aktorët që potencialisht mund të vënë veton ndaj masave të politikës sociale me ndikim të gjerë për të bërë kompromis.”

Me fjalë të tjera, Scholz po u sinjalizon partnerëve të tij në koalicion, opozitës politike, liderëve të biznesit dhe shoqërisë civile, se në pyetje është siguria e brendshme e vendit, kur flitet për përgjegjësitë politike në krizën energjetike. Ky është një “mësim nga pandemia Corona”, thotë Kaufer. Në pandemi, legjislatura shpesh dukej e papërgatitur, pavarësisht parashikimeve shkencore për përhapjen e ardhshme të virusit. Komunikimi ishte më shpesh reaktiv sesa proaktiv.

Në krizën aktuale, Bundestagu tashmë ka miratuar legjislacionin e krijuar për të lehtësuar barrën e rritjes së çmimeve të energjisë, veçanërisht për më të dobëtit në shoqëri. Në të njëjtën kohë, furnizuesit gjermanë të energjisë lejohen të kalojnë një pjesë të kostove të tyre tek konsumatorët.

Gjatë hartimit të masave, zyrtarët në ministri po përballen me një gjendje specifike: nga njëra anë, ato synojnë të mbrojnë veçanërisht personat me të ardhura të ulëta nga vështirësitë financiare, por të mos minojnë përpjekjet për kursime të energjisë. Lehtësime të mëtejme mund të ketë pas pushimeve verore. Por procesi i marrëveshjeve mund të zgjasë disa javë.

Partia më e vogël në koalicionin qeverisës, Partia Liberale (FDP), kontrollon financat. Ministri i Financave, Christian Lindner, e bëri të qartë se ai synon ta përdorë këtë fuqi për të kufizuar shpenzimet, pasi ai ruan vlerat e partisë së tij: taksa më të ulëta, shpenzimet më të ulëta dhe sa më pak ndërhyrje në ekonomi. Partnerët më të mëdhenj të FDP-së, Partia Socialdemokrate e Scholz-it dhe të Gjelbrit, nga ana tjetër, po bëjnë presion për më shumë ndihma për qytetarët.

Edhe nëse qeveria federale bie dakord për masat, mesazhi i saj mund të keqkuptohet, siç është parë edhe në kohë pandemie. Vetëm paratë dhe burimet nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën. Me rëndësi është edhe mënyra e komunikimit.

“Perceptimet janë vendimtare,” tha për DW Evelyn Bytzek, profesore e komunikimit politik në Universitetin Koblenz-Landau.

“Në fund të fundit, ne të gjithë veprojmë sipas asaj që perceptojmë në vend të asaj që është reale.” 

Prandaj, simbolika është një mjet i fuqishëm për të ruajtur mbështetjen publike, tha Bytzek. Ajo i referohet vizitës së Gerhard Schröderit në pjesët e prekura nga përmbytjet e Gjermanisë Lindore në vitin 2002, e cila i dha atij shtysë gjatë fushatës së tij zgjedhore për një mandat të ri si kancelar. Disa javë më vonë, Schröder u rizgjodh.

Olaf Scholz, nga ana tjetër, fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar edhe për shkak të stilit të tij të udhëheqjes pasive si Angela Merkel. Tani kjo mund të krijojë bindjen në opinion se anija qeveritare po shkon drejt një ajsbergu pa një kapiten në timon. Por Scholz ka ende kohë për t’i kthyer gjërat dhe për ta paraqitur veten si një projektues politik.

“Nëse menaxhimi i krizës vlerësohet mirë, atëherë besimi është i lartë. Kjo është arsyeja pse kriza nuk është vetëm një rrezik, por edhe një shans, për të krijuar më shumë besim”, shpjegoi Bytzek.

Zëvendësi i Scholzit, Robert Habeck, e ka kuptuar këtë. Si ministër i Ekonomisë dhe Klimës, politikani i Gjelbër u detyrua të marrë vendime të vështira që shpesh bien ndesh me vetëdijen e tij mjedisore. Sondazhet tregojnë se ai ka fituar pëlqimin e publikut, sepse i shpjegon hapur arsyet e vendimeve të tij dhe vendimet i merr në mënyrë transparente dhe të kuptueshme.

Ndikimi i populistëve dhe ekstremistëve

E pyetur nga DW, Ministria federale e Brendshme shpjegoi se mund të priten protesta të përmasave të ngjashme me ato kundër masave të mbrojtjes nga Corona – varësisht se sa kostot e energjisë dhe furnizimi i kufizuar me energji bëhen barrë e shoqërisë.

“Mund të supozojmë se populistët dhe ekstremistët do të përpiqen përsëri të ndikojnë në protesta sipas ideve të tyre”, tha për DW Britta Beylage-Haarmann, zëdhënëse e ministrisë.

“Një rrezik konkret mund të vijë nga persona dhe grupet ekstremiste në Gjermani, nëse rrethanat përkatëse të krizës sociale e favorizojnë këtë.”

E pyetur nga DW, policia federale, thotë se “nuk kishte njohuri” për kërcënime specifike.

Kundërshtarët e masave kundër pandemisë dhe grupet e tjera që kanë dalë në rrugë gjatë pandemisë Corona, për të protestuar kundër masave kufizuese, janë të zëshëm. Ata përfaqësojnë vetëm një pakicë të vogël të opinionit publik, megjithatë janë shumë të pranishëm në vëmendjen mediatike dhe politike.

Disa sociologë, si Ricardo Kaufer i Universitetit të Greifswald, besojnë se në një vend si Gjermania, ku kultura politike e bazuar në konsensus dhe ndarja e pushtetit federal, kufizon shfrytëzimin e pakënaqësisë sociale, protestat bien më shumë në sy sesa në vendet e tjera në Evropë. Si për shembull në Francë, ku ka një kulturë të gjatë protestash.

Sipas Kaufer, jostabiliteti në Gjermani ka shpesh një konotacion negativ. Kjo lidhet, ndër të tjera, me betejat e përgjakshme në rrugë gjatë hiperinflacionit në Republikën e Vajmarit dhe me kapjen e mëvonshme të pushtetit nga nacionalsocialistët.

“Ka një dështim të diskursit ndaj forcave progresive për të njohur shembuj pozitivë në historinë gjermane,” shtoi Kaufer.

“Ka frikë nga protestat se njerëzit do të ndërmarrin veprime pa legjitimitetin e proceseve të votimit.”

Studiuesi përmend protestat e rrugëve të Gjermanisë Lindore të vitit 1953, Revolucionin Paqësor të vitit 1989 dhe lëvizjen anti-bërthamore të Gjermanisë Perëndimore në vitet 1970 dhe 80 si shembuj pozitivë. Këto meritojnë të ankorohen më fort në kujtesën kolektive të gjermanëve.

Gjermania dikur ishte një nga vendet më egalitare në Evropë, ku klasa dhe statusi social kishin më pak ndikim në suksesin në jetë. Kjo ka ndryshuar. Edhe Gjermania radhitet ndër vendet e tendencave të përgjithshme drejt rritjes së pabarazisë së të ardhurave.

“Ne po vëzhgojmë se kjo pabarazi sociale nuk mund të korrigjohet më përmes mobilitetit social,” tha për DW Susanne Pickel, profesore e politikës krahasuese në Universitetin e Duisburg-Essen.

Modelet ekonomike sugjerojnë se inflacioni dhe çmimet e energjisë do të godasin në mënyrë disproporcionale më të rrezikuarit në vend, sepse ata që fitojnë më pak kanë më pak të ardhura për t’u përballur me kostot e larta. Kjo i bën ata më të prekshëm ndaj retorikës anti-qeveritare të disa grupeve. “Pandemia, lufta dhe inflacioni rrezikojnë klasën e mesme të ulët”, thotë Pickel. Nëse kjo nuk stabilizohet dhe frika nga rënia e përhershme rritet, mund të ndodhë që edhe në Gjermani të dalin më shumë njerëz në rrugë. “E kjo mund të ndryshojë edhe disponimin e zgjedhësve ndaj populistëve të krahut të djathtë dhe përqafimin e ideve të AfD në votime.” /DW/

olaf scholz

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin