18 December 2022, 19:21
Nga I.A

KATAR- Katari mohoi përsëriti të dielën se është i përfshirë në një rast korrupsioni që po hetohet nga autoritetet belge dhe që përfshin persona të lidhur me Parlamentin Evropian.
Autoritetet belge kanë akuzuar katër persona të lidhur me Parlamentin Evropian se kanë marrë para nga organizatori i Kupës së Botës, Katari për të ndikuar në marrjen e vendimeve në favor të tij. Mes tyre ishte edhe nënkryetarja e parlamentit evropian, deputetja greke, Eva Kaili.
Ligjvënësit votuan me shumicë dërrmuese të martën për t'i dhënë fund mandatit të saj në detyrë.
Katari ka mohuar më parë të ketë bërë një gjë të tillë.
Një diplomat i misionit të Katarit pranë Bashkimit Evropian tha me anë të një deklarate të dielën se "paragjykimet" kishin ndikuar në vendimin e parlamentin të enjten për të pezulluar punën mbi legjislacionin që ka lidhje me Katarin dhe për të ndaluar përfaqësuesit e Katarit nga ambientet e tij.
Pezullimi prek legjislacionin që lidhet me liberalizimin e vizave, një marrëveshje aviacioni BE-Katar dhe vizitat e planifikuara, derisa akuzat të konfirmohen ose të hidhen poshtë.
“Vendimi për një kufizim të tillë diskriminues do të ndikojë negativisht në bashkëpunimin rajonal dhe global të sigurisë, si dhe diskutimet e vazhdueshme rreth varfërisë dhe sigurisë globale të energjisë," tha diplomati.
Katari ishte "kritikuar dhe sulmuar ekskluzivisht" në hetim dhe është thellësisht i zhgënjyer që qeveria belge "nuk bëri përpjekje për t'u angazhuar me qeverinë tonë për të vërtetuar faktet", thuhej në deklaratë.
Një zëdhënës i Parlamentit Evropian nuk pranoi të komentojë mbi akuzën.
Zëdhënësit e Ministrisë belge të Drejtësisë dhe Zyrës së Prokurorisë Federale nuk reaguan menjëherë ndaj kërkesave për koment.
Ministria tha të mërkurën se shërbimi i saj i zbulimit ka punuar ngushtë me vendet e tjera evropiane për më shumë se një vit për të zbuluar skandalin e korrupsionit.
Marrë nga VOA
katar skandal ne pe
Bota
18 December 2022, 18:42
I.A
Protesta
SERBI- Protestuesit serbë me maska në veri të Kosovës kanë brohoritur “Fuck NATO”, duke sharë kësht...
Bota
18 December 2022, 18:09
I.A
KFOR
KOSOVË- Pas ngjarjeve të ditës së sotme ne Jarinjë, KFOR-i ka shtuar praninë ushtarake në veri. KFOR-i thotë s...
Bota
18 December 2022, 17:19
I.A
Eva Kaili
BRUKSEL- Me dy hetime paralelisht kundër kandidimit të saj, në Belgjikë dhe Greqi, eurodeputetja Eva Kaili do të dal&eum...
Bota
18 December 2022, 17:10
I.A
Pamje nga sulmet
RUSI- Një person u vra dhe tetë u plagosën sot nga bombardimet në rajonin Belgorod të Rusisë jugore, afë...
Bota
18 December 2022, 16:59
I.A
Rexhep Tajip Erdogan
KATAR- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në tribunat e stadiumit Lusail, ku po zhvillohet finalja ...
Bota
18 December 2022, 16:35
I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Një video e shpërndarë në mediat sociale tregon se çfarë do të thoshte presidenti uk...
Bota
18 December 2022, 16:26
I.A
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albi...
Bota
18 December 2022, 16:13
I.A
Nevenka Tromp
KOSOVË- Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit ka deklaruar se Ser...
Bota
18 December 2022, 15:45
I.A
Pamje nga parlamenti grek
GREQI- Buxheti i vitit 2023 u votua nga Parlamenti grek, pas një sherri të gjithanshëm mes liderëve të p...
Bota
18 December 2022, 15:40
I.A
Pamje nga protesta
SERBI- Në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – ka mba...